Si në Tiranë apo në Prishtinë

Opinione

Si në Tiranë apo në Prishtinë

Nga: Fatmir Lohja Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 09:37
Fatmir Lohja

Një pasdite, ndoqa me vëmendje  një emision për fëmijë, në një nga kanalet e shumtë televiziv, a i varuar, a mos i varur, lokal apo kombëtar, nuk e përcaktoj dot.  Mu hap një plagë e vjetër thellë në gji.

Me 11.04.1985, në faqen e parë, në gazetën Zëri i Popullit,është lajmmorti i vdekjes së Enver Hoxhës. Në faqen e tretë, lart , është një shkrimiI imi, me titull  “Fëmijët e lumtur të qytetit tim”. Kam qenë, jam, e derisa sa të shkoj tek të shumtët, i sinqertë me fëmijët. Do ju rrefej vetëm të vërtetën.

Kam shkruar për ëndrrat, që kishin fëmijët. Në atë kohë isha beqar, sot jam prind. Dikush mund të pyes :” O xhaxho pse na kujton komunizmin? Kësaj pyetje, të pseudodemokrati, i përgjigjem. Në çdo sistem shoqëror, regjim,fëmijët janë fëmijë, dhe kanë ëndrra shumë. Qe me lindjen e njerëzimit ,ëndrrat e tyre për të qenë të parët në art, sport nuk kanë ndryshuar asnjëherë. Për profesionet e ndryshme dëshirat kanë ndryshuar nga brezi në brez. Ne vitet tetëdhjetë, të shekullit XX , fëmijët ëndrronin të bëheshim mësues, mjekë, avitorë, traktoristë, tornitorë, për t’i shërbyer atdheu ku ka nevojë.

Në emisionin televiziv pashë ëndërrat aktuale, të mbesave dhe nipave, të shokëve. Duan të bëhen doganier, avokat, prokuror, gjykatës, tatimor. Endërrat e fëmijëve ndryshojnë nga viti në vit, pra ne nuk kemi pse të shqetësohemi,se fëmijët e këtij brezi kërkojnë profesionet e mesipërm. Fëmijët janë të pafajshëm. Prindërit u kanë mbushur mendjen se fitohet më shumë, në të tilla profesione.

Ëndrra e përbashkët e të gjithëve fëmijëve në glob, janë lodrat zbavitëse. Të gjithë kërkonin me sinqeritet fëmijëror një Luna Park, për t’u zbavitur si moshatarët anëkënd globit.

Në shkrimin e vitit 1985, trajtova shqetësimin e fëmijëve, për një kënd lodrash, për qytetin e Lezhës, ku banoja. Prindërit e kujdesshëm niseshin për Tiranë, me trenat xhama  thyer, për të zbavitur dritën e syve.

Nuk më ka shkuar ndërmend, se nuk do ta bëja shkrimin, se edhe pas 32 viteve, për këtë problem, nga pushteti lokal ende nuk është vënë uji në zjarr. Në vitin 1995, një emigrant vendas, që i kishte ecur puna e mbarë në Itali, kërkoi të investonet për një Luna Park në Lezhë. Ai me paratë, unë me plagën e vjetër në gjoks, shëtitëm në shumë zyra. Në fund na përcollën. Nuk kishte aspak leverdi për xhepat e njërit apo tjetrit, zyrtar. Fatkeqësisht sot Lezha e Shëngjini janë betonuar, si veprat mbrojtëse dikur. Në Lagunen e Kunës, ende kanë mbetur ca toka pa u betonuar mizorisht. Së bashku me fëmijët, ju lutemi, na lini nje copë trull, të ndërtojmë një kënd lojërash.

Meqë plaga u hap,dhe aktualisht banoj në Tiranë, Luna Park në kryeqytet kërkonin fëmijët në emisonin televiziv. Gjenden troje për rrokaqielle, për kënde zbavitës e sportive. Nismën e bashkisë e përkrah me bindje, se janë investime që e rrisin standartin e jetës. Përsëri jam në krah të kërkesës së fëmijëve. Ka troje publike, me një euro qera. T’u jepet  investitoreve si vendas, a të huaj, të na ndërtojnë një Luna Park!

Kërkesën fëmijët ia bëjnë edhe Kryetarit të Bashkisë, në Prishtinë: ”Xhaxhi kryetar i Prishtinës, që mos të marrim rrugët e Europës, na e bëni ju një Luna Park!”

A mund të ketë kërkesë më të sinqertë? Bashkëmoshatarët e kombit duan të zbaviten bashkë. Nga respekti për fëmijët edhe ne prindërit, do të afrohemi më shumë, për këtë të jemi të sigurtë. Në plazh po njihemi bukur mirë me njëri- tjetrin. Po marrin e po japim fjalë e thënie të ndryshme. Punët e mira bëhen ngadalë- ngadalë dhe pjekuri. Janë përralla me mbret, bashkimi kombi për 24 orë.

Për të dy kryetaret e bashkive kam një sugjerim edhe një premtim. Për hatër të fëmijeve, ju lutemi, vihuni në garë se kush e ndërton më shpejt një Luna Park. Ju premtoj; Si në Tiranë apo në Prishtinë, meqë “ fiqt nuk hëngra në vakt”, do te vij të luaj, të qesh me lot si fëmijët, po na ndërtuat Luna Parkun.Ju luetmi, plotësoja  fëmijëve këtë dëshirë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat