Serbia dhe kënga turqisht “Osman Aga”

Opinione

Serbia dhe kënga turqisht “Osman Aga”

Nga: Skënder Karaçica Më: 16 tetor 2017 Në ora: 07:27
Skënder Karaçica

Presidenti i Turqisë Rexhep T.Ordogan vizitoi Serbinë me ekipin e tij qeveritar dhe me 200 biznesmenë që përmes programeve të bashkëpunimit në mes të dyja vendeve ata do të investojnë në ekonominë serbe. Është thënë se secili shtet i ka interesat e veta politike,diplomatike dhe ekonomike me vendet e ndryshme me të cilat vendosin marrëdhënie shumë palëshe. Në këtë vizitë të presidentit të Turqisë në Serbi, Rexhep T.Ordogan dhe mikpritësit e tij serbë Aleksandër Vuçiq dhe Ivica Daçiq,bënë çdo gjë të mundur që kjo vizitë e këtij niveli të lartë të marrë kahjen e duhur në rrafshin aktual politik në Ballkan, ku Serbia do të merrte ,,rolin,, e një vendi që prodhon ,,paqe dhe siguri,,
në këtë pjesë ballkanike.

Qarqet e ndryshme në Serbi kësaj vizite i dhanë ngjyrën politike për opinionin e gjerë në botë se ,,Turqia ia kthejë  shpinën Kosovës dhe Shqipërisë,,krejt kjo lojë për të vënë
në skenë flamurin për konsum politik dhe sikundër jemi mësuar tash e një dy shekuj me skenarët e Beogradit kundër popullit shqiptar në Ballkan dhe tashti të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës.Madje,këta skenarë serbë shkuan aq larg saqë ministri serb për punë të jashtme,Ivica Daçiq,pa ndonjë ngurrim doli para presidentit turk Erdogan dhe delegacionit që e shoqëronte dhe e këndoi këngën në turqisht,,Osman Aga,,.Ndërkaq në fjalimin e tij presidenti serb Vuçiq, me gjuhën e njohur të politikës së ,,hollë,,serbe theksoi se nuk është viti 1389,por është viti 2017 që në sallë krijoj një lloj atmosfere të teatrit politik të njohur në marrëdhëniet e Serbisë me botën dhe Turqinë, kur e kur ka qenë në pyetje çështja e interesave të saj në Ballkan dhe për ripushtimin e Kosovës dhe të tokave shqiptare me programin e njohur për dalje në Adriatik.

Loja politike e kolovajzës në Serbi vazhdoi me gafet e Ivica Daçiq, i cili për shqiptarët është i njohur si pioneri i përkdhelur i Sllobodan Millosheviq që gjatë tërë kohës sa ishte në pushtetin vrastar për shqiptarët dhe Kosovën, ky farë pioneri serb i kishte parë sa herë skenarët shfarosës të Serbisë për ,,Tokën e djegur,, deri në shkallë të gjenocidit e sot del para botës demokratike dhe trumbeton për rolin e tij për ,,paqe,,dhe ,,siguri,, në këtë pjesë të Ballkanit ku e kanë tokën dhe hapësirën e vet populli shqiptar dhe Kosova e lirë dhe e pavarur.

Pas kësaj vizite të presidentit turk Rexhep T.Ordogan në Serbi, qarqet e ndryshme të vijave të diplomacisë dhe të mjeteve të informimit në këtë vend e sidomos gazeta më e vjetër në këtë vend ,,Politika,, ka rinisur fushatën e njohur tash e dyqind vjet kundër shqiptarëve dhe për dëmtimin e shtetndërtimit të Kosovës në botë,që sipas diplomatit dhe këngëtarit me këngën turqishte ,,Osman Aga,,të kënduar nga Ivica Daçiq në Beograd, kanë shkuar aq larg saqë po trumbetojnë që të ,,afrohen,, në Uashington me presidentin Donald Tramp dhe administratën e tij lidhur me çështjen (ende) të pazgjidhur sipas tij të Kosovës. Kjo lojë politike e Serbisë po tregon fytyrën e këtij shteti në arenën e qarqeve të diplomacisë për të penguar rrugëtimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe hisja e saj në institucionet relevante 
ndërkombëtare dhe të OKB-së.

Shteti amerikan Kongresi dhe Senati në Uashington kanë ritheksuar disa herë se Serbia mund të mos e njohë edhe për një kohë pavarësinë e Kosovës,por nuk do të lejohet që Serbia të pengojë shtetndërtimin e saj dhe anëtarsimin në institucionet ndërkombëtare si vend i lirë dhe i barabartë me vendet tjera në botë. Për qëllimet e Serbisë, ministri Ivica Daçiq mund të këndojë këngën turqisht ,,Osman Aga,, dhe ndonjë tjetër greqisht për hatër të miqësisë mes vendeve në rajon dhe me gjerë, por nuk do të lejohet që përmes ,,këngës dylberqe,, të pengojë dhe dëmtojë rrugëtimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndonëse në fillim të këtij shekulli populli shqiptar dhe serbë me luftën shekullore 1844-1999 janë ndarë njëherë e përgjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat