Edi Rama shpik pakicë bullgare në Shqipëri e shet shqiptarë

Opinione

Edi Rama shpik pakicë bullgare në Shqipëri e shet shqiptarë

Nga: Rexhep Shahu Më: 12 tetor 2017 Në ora: 20:57
Rexhep Shahu

 

Qe 100 vjet politika në Shqipëri nuk ka bërë vepër si kjo antikombëtare, me vota deputetësh e me propozim e miratim Edi Ramës Kryeministër.

Ka ardhë një kohë në këtë vend që nuk është me leverdi me hapë gojën me kritikue qeverinë dhe në këtë rast më duket se ngjaj me Donkishotin të cilit Edi Rama ia nxjerr gjuhën nga pas.

Po ta kishte bërë Gollobordën minoritet bullgar Ahmet Zogu, Enver Hoxha apo Sali Berisha, do ta digjte Shqipërinë Edi Rama me protesta. Kur e bën ai këtë gjë, kur i bën ai gollobordasit bullgarë, dhentë e loptë heshtin, nuk blegëron as pëllet asnjë, asnjë zë, as gërr as verr, të gjithë gjithologët dakort me udhëheqësin, të gjithë të lumtur me Partinë që i paguan.

Ahmet Zogu nuk shiti Shqipëri as shqiptarë, as Enver Hoxha as Ramiz Alia as Sali Berisha.

Komisioni i Ligjeve i Kuvendit të Shqipërisë  voton për futjen e pakicës bullgare në listën e pakicave kombëtare në Shqipëri, duke shpikur një pakicë dhe duke çuar në nëntë numrin e pakicave kombëtare.

Qeveria Rama con në parlament projektligjin “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare”, bashkë me corbën e gatuar nga qeveria e shoqatat e shpikura patriotike të biznesit të pasaportave e vizave dhe Komisioni i Ligjeve, shqiptarët e Gollobordës i bën pakicë e nëntë kombëtare në Shqipëri.

Si do t’i shoh unë tani dibranët e Gollobordës me të cilët kemi një jetë shoqëri e miqësi, si do t’u them tani bullgarë.

Dihet zyrtarisht se në Shqipëri ka vetëm dy pakica kombëtare, që janë të njohura që në Konferencën e Paqes në Lidhjen e Kombeve në vitin 1921. Kjo është pranuar edhe nga shtetet kufitare me Shqipërinë që në atë kohë. Njohja e pranimi i pakicës greke e malazeze kanë qenë kushte që Shqipëria i pranoi dhe atëhere u bë anëtare  e Lidhjes së Kombeve në vitin 1921.

Të gjithë drejtuesit e shtetit shqiptar kanë qenë shpesh para presioneve të qarqeve okulte, para pazareve por nuk janë mundur, nuk janë dorëzuar, nuk i kanë ulë pantallonat. Mund të kenë bërë mijëra poshtërsi, por nuk kanë shitë shqiptarë dhe nuk kanë dëbuar kaq shumë shqiptarë sa janë dëbuar nga ky 5 vjetëshi i fundit prej atdheu.

Edi Rama I bëri shqiptarët bullgarë dhe hyri në histori me këtë rast.

Si është emundur që Edi Rama apo ata deputetë kukulla të ngrenë duart e të shesin shqiptarë.

Edi Rama, patrioti, trimi, atdhetari që ngriti në këmbë edhe të vdekurit për detin se na e shiti Berisha detin, që e mallkon ende sot e kësaj dite Lulzim Bashën si ish ministri që shiti detin, që armatosi kamikazë me mina me mbrojtë detin që nuk vidhet sepse gjykata supreme kishte sanksionuar mosdhënie deti, ky patriot me flatra që zgjoi të vdekurit pra, shet shqiptarë sot dhe i bën bullgarë për t’iu servilosë Bullgarisë që ajo të na firmosë pranimin në BE kur të bëhet kryetare e radhës në Bashkimin Europian.

Pse nuk iu drejtua popullit, të votonte populli i Gollobordës atdhetari e patrioti Edi Rama, pse nuk u bë referendum, pse nuk u shty në pafundësi ky problem, pse nuk u thuhet hapur qytetarëve qytetarëve se kush e vë nën presion Edi Ramën  me shokë, pse nuk thuhet se Bullgaria na vë në presion dhe do të na bëjë vend anëtar pas  pak ditësh kur të bëhët kryesuese e BE. Pse nuk i pyet shqiptarët a duan apo jo, a duan apo jo bullragë pranë, a duan bullgarë në teritorin shqiptar…

A e di populli, vetë njerzit apo Edi Rama se e din se kush ndjehet e kush është bullgar apo pakicë bullgare, a e di populli që nuk votoi në një referendum apo e dinë shoqatat kriminale që janë gati për ca pare të shesin krejt shqiptarët e ti bëjne rusë, serbë, bullragë çeçenë, vllehë romë, egjyptianë, mongolezë, kinezë, arabë…

Nëse jemi 200 përqind republikë bananesh pse nuk i thuhet popullit se jemi në një nga mijëra mënyrat që ekzistojnë për komunikim. Nëse na imponon Amerika apo Nato për ekuilibra rajonalë, për shahun politik në Ballkan, për të rrethuar Maqedoninë, për të bllokuar Serbinë e Greqinë, pse nuk i thuhet popullit.

Askush asnjëhere nuk ka qenë e nuk është pronar i këtij vendi veç popullit shqiptar. Asnjë pakicë e madhe apo e vogël nuk mund të jetë pronare e kësaj toke e këtij trualli dhe nuk mund të bëjë tregti me të Edi Rama e asnjë kryeministër.

Edhe pse politikanë si Edi Rama, që më zhgënjeu deri në asht, na bën ne shqipatyrëve pakicë, prapë kjo tokë e ky truall është pronë e pakicës shqiptare.

Unë jam shqiptar. I përkas pakicës shqiptare në këtë teritor shqiptar që nuk është pronë e Edi Ramës as e nënës dhe as e babës së Edi Ramës apo Ditmir Bushatit.

Nuk do ta besoja kurrë se Ditmir Bushati, shkodran, djali i Sulejman Bushatit që e kam njohur nga larg e afër në Kukës si sekretar të parë, i afrueshëm me njerzit, komunikues, i qeshur, ndryshe nga paraardhësit e tij, por natyrisht  brenda llojit sepse ishte sekretar i partisë së punës, pra nuk do ta besoja kurrë se Ditmiri do të pranonte apo lejonte t’i konvertonte dibranët e Gollobordës nga shqiptarë në bullgarë.

Europa e bota ia kanë caktuar me kohë vijën ekuqe për pakicat Shqipërisë. Kur Shqipëria hyri në Lidhjen e Kombeve hyri me kushtin që të njihte dy pakica, atë greke dhe atë malazeze. Europo e bota nuk kanë kërkuar as nohur pakica.

Ja se si shkruhet në librin Shqipëria në 1921 të Justin Godart, i ardhur ato ditë në Shqipëri me një ekip në terren në gjithë vendin, për t’i dhënë përgjigje pyetjes, a bën që Shqipëria të hyjë në Lidhjen e Kombeve apo jo.

(“Ne, qytetarët e Gollobordës, territor i kufirit shqiptar të 1913, duke përfituar nga vizita juaj në qytetin e Elbasanit, po ju shprehim  fatin  tonë  të trishtuar, të shkaktuar nga Serbia zyrtare. “Pushtimi nga ushtria serbe i vendit tonë na ka lënë për një kohë të gjatë pa shtëpi dhe pa burime financiare dhe ne jemi këtu refugjatë me familjet tona, duke jetuar si punëtorë të thjeshtë dhe duke pritur nga dita në ditë tërheqjen  e ushtrisë serbe prej tokës tonë.

“Ne nuk duam asgjë tjetër vetëm që Serbia të na lërë të lirë në fshatrat tona tashmë të djegura nga ushtarët e saj, duke i zbrazur ato sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Fshatrat tona janë djegur nga serbët tre herë deri tani, në shtator 1913, në maj 1915 dhe së fundi në gusht 1920.

“Zëri i fuqishëm i Francës do të na bëjë zotër të tokave tona të pushtuara padrejtësisht nga armiqtë tanë.   

“Duke  patur  një  shpresë  të  palëkundur se Ju, do  të interesoheni për fatin tonë, ne firmosim përunjësisht,

Elbasan, 25.04.1921

“Në emër të të gjitha familjeve refugjate të Gollobordës,  banuese  në  Elbasan  dhe  krahinat  e  tij,

komiteti,   

Adem Limani, Ismail Kurtishi, Shaban  Jusufi,   Ramazan Sejdini,  Ahmet Islami. )

Edi Rama dhe shoqatistët që tregtojnë atdhe që shesin atdhe duhet të shkojnë e të pyesin Adem Limanin, Ismail Kurtishin, Shaban Jusufin, Ramazan Sejdinin e Ahmet Islamin që kanë nënshkruar letrën e mësipërme që e gjeni në librin Shqipëria në 1921, të Justin Godart, libër që Edi Rama me shokë s’e kanë lexuar edhe pse janë endur nëpër Paris…

Pazargjinjtë e apo tregtarët e pakicave, tregtarët që shesin shqiptarë apo të tjerë që blejnë shqipatrë janë mashtruesit dhe sezonalët e kësaj bote e të kësaj politike mafioze.

Nuk do ta kisha besuar për njëmijë vjet që Edi Rama pranon këtë gjë. Do të ngrihej nga varri Zogu dhe Enveri po ta merrnin vesh. Keq ishte atëhere por njerzit shpalleshin me krenari se janë  shqiptarë, sot me Edin janë gati të shpallen me krenari edhe muta.

Para shumë vitesh kur Edi Rama stërvitej nëpër udhe e kthina të Parisit kam shkruar e jam përplasur me ambasadorin maqedonas Risto Nikovski për këto probleme. Ndaj kam gjithë të drejtën e zotit me ia nxjerrë sot sytë e ballit Edi Ramës, qeverisë e deputetëve të tij marioneta që ngrenë dorën e votojnë shitje shqiptarësh e krijim minoritetesh për turpin e tyre.

Opozita bëri zhurmë për Berishën në sallën e parlamentit. Se e fyu Rama duke e quajtur të rrjedhur. Është i rredhur Berisha se nuk i ktheu shqiptarët në bullgarë siç i ktheu Edi Rama i parrjedhuri, kjo duhej të ishte përgjigja ndaj Ramës në atë parlament dhe duhej kallë parlamenti për këtë ngjarjë të shëmtuar sipas meje. Berisha është i vetmi njeri në vendin tonë që nuk ka nevojë për askënd por ne të gjithë kemi nevojë për të.

Të paktën opozita duhet t’i ruajë sa mundet shqiptarët nga zhbërja që po u bën qeveria e Edi Ramës ndonëse kjo nuk është çeshtje partiake, është për gjithë shqiptarët.

Mundet që të llomotisin socialistë e demokratë, por do të refuzoja me neveri cdo zë politik ndryshe veç zërit të shqipatërve që janë edhe socialistë edhe demokratë.

E kam dëgjuar Edi Ramën në opozitë dhe kam besuar gjithmonë se shumë gjëra nuk i di në këtë botë, por patriot është. Kam besuar se çdo gjë mund të bëjë por nuk i ul pantallonat para asgjëje e për asgjë e jo më për karrige pushteti. Kam besuar se nuk guxon të hyjë në histori nga dera e turpit. Duket paskam menduar shumë gabim

Për të mbajtur karrigën Edi Rama duket se është gati ta shesë gjithë shqiptarët.

Do të vdesë e harrohet Edi Rama se ka vdekë e është harruar Enveri që drejtoi gjysmë shekulli, por shqiptarët nuk do ndjehen asgjë tjeter veçse shqiptarë, pavarësisht se si i regjistron interesi  politik e karierist i ditës i Edi Ramës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat