Pse shqiptarët në Amerikë nuk rreshtohen me LQSHA Joe DioGuardi?

Opinione

Pse shqiptarët në Amerikë nuk rreshtohen me LQSHA Joe DioGuardi?

Nga: Skënder Karaçica Më: 9 tetor 2017 Në ora: 20:27
Skënder Karaçica

Para do dite,arkivi historik i LQSHA-së Joe DioGuardi ka sjell në kujtesën e opinionit të gjerë rrugëtimin që ka bërë kjo lëvizje e madhe kombëtare për lobim të çështjes shqiptare në Ballkan dhe për lirinë e Kosovës.Nuk ka dyshim se projekti kombëtar i ish kongresmenit dhe arbëreshit me gjak shqiptari,Joe DioGuardi në LQSHA-së ka bërë shumë për të vënë në tavolinën politike dhe diploimatike(si lobist shqiptaro-amerikan)çështjen shqiptare në Ballkan dhe për ndarjen e trojeve tona entike nga grabitqarët fqinjë para Kongresit dhe Senatit Amerikan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Kjo është e vërteta historike që na vjen prapa dhe duhet të ruhemi nga gjykimet historike,si thoshte Hasan Prishtina.Në këtë plan diaspora shqiptare në Amerkikë ka bërë shumë për një shekull për çështjen shqiptare dhe e drejta për liri dhe pavarësi të Kosovës,ndonëse dihet për ripushtimet e Serbisë dhe përgjakja dhe skenarët për asgjësimin e shqiptarëve me ,,Tokën e djegur,,!

Tashti problem në vete paraqet çështja e (pa)zgjidhur shqiptare në hapësirën etnike në Maqedoni.Për të hedh dritë në këtë rrafsh,Haxhi Dauti,kryetar i Këshillit Kombëtar në Nju Jork në kohën e zgjedhjeve komunale në Maqedoni,del para opinionit me disa teza të gabuara si ,,shpëtimtar,,i çështjes shqiptare dhe si ,,lobist,,për disa vija të trasha se ,,Amerika na përkrah,,për çdo gjë kur e kur është në pyetje çështja shqiptare.Kush po lobon dhe kush loboi tash e tridhjetë vjetë për çështjen shqiptare përmes dyerëve të politikës,të diplomacisë dhe të miqëve tanë senatorë e kongresmenë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

Po,ai është arbëreshi,ish kongresmeni Joe DioGuardi,i cili me tërë argumentet historike të kohës vrastare të Serbisë,i doli përballë kryekriminelit Sllobodan Millosheviq në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë dhe ia tregoi gishtin tek hudnët kriminelit serb se çfarë kishte bërë në Kosovë dhe ndaj popullit shqiptar deri në shkallë të gjenocidit me skenarët e tij vrastar për,,Tokën e djegur,,!

Pse po anashkalohet arbëreshi Joe DioGuardi,pa anatemohet nga disa që aktivitetin e vet e kanë pranë tavolinave dhe të lojës së golfit në livadhet e gjelbëruara në Nju Jork.Kë po e pengon JoeDiogurdi,për Serbinë dihet po për shqiptarët në atdhe nuk e kemi të qartë.Ndërkaq,ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha nuk e pati për nder që e ,,haroi,,arbëreshin me gjak shqiptare që të ftoi në kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Tiranë.Kështu jem ne,harrojmë,anashkalojmë dhe,për fatin e keq dimë edhe të anatemojmë njeri-tjetrin.Kjo ndodhi pa të drejtë me arbëreshin dhe ish-kongresmenin Joe DioGuardi në Nju Jork.

Haxhi Dauti në këtë paraqitje për opnionë,paksa nga këndi i problemit shqiptar në Maqedoni,sikur e ,,kryen,,punën e vet me një prorosi të një melodie të këputur sikurse çdo gjë është mirë në hapësirën shqiptare dhe përmes fjalorit ,,poltik,,dhe si,,lobist,,rithekson se ka biseduar me shumë senatorë e kongresmenë për ,,fuqizimin e Marrëveshjes së Ohrit,,që sipas tij na qenkash ,,shpëtimtare,,e çëshjtjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni!

Nuk di a është në dijeni Haxhi Dauti(Këshilli Kombëtar)se me ligjet Kushtetuese në Maqedoni,populli shqiptar si popull i dytë shumicë ende e ka statusin e pakicës kombëtare dhe jo shtetformues(?!)Atëherë me këtë status aktual si mund të fitojnë shqiptarët në Maqedoni në këto zgjedhje komunale kur ende në këtë vend nuk zbatohet Konventa e BE-së për decentralizimin e pushtetit lokal,ndonëse nuk di a e din Haxhi Dauti se para do kohe,pushteti i centralizuar në  duart e qeverisë në Shkup(rasti i N.Gruevskit),ku për pesë minuta ia hoqi tërë paratë nga xhirollogaria komunës së Strugës dhe kryetarit aktual z.Ziadin Sela!

Atëherë çfarë të drejtash dhe çfarë të mirash do të sjellin këto zgjedhje komunale në Maqedoni për pushtetin lokal të shumicës shqiptare Haxhi Dauti?Për tërë rrafshet e përmenduar më lartë na duhet të lobojmë bashkarisht në institucionet shtetit amerikanë në Uashington dhe të jemi unikë se çështja shqiptare ende nuk është zgjidhur drejtë në hapësirën etnike në Maqedoni.Mos të bëjmë qejfin vetës dhe të bëjmë lobim për krysetarët e komunave me shumicën shqiptare si në Kërçovë,Gistivar dhe Strugë që të mos na dalin nga dora.

Për fund fare Haxhi Dauti,do të ishte mirë që Këshilli Kombëtar në Nju Jork të niset në mëngjes dhe të takoj LQSHA Joe DioGuardi dhe bashkarisht të nisemi për lobim dhe aktivitete në një front të përbashkët kombëtar se kështu të ndarë e të përqarë nga flamujt partikë në atdhe,e ardhmja e diasporës shqiptare në Amerikë ka ardhë në pikën zero!Ndërkaq,lobi serbë derisa ne jemi të përqarë dhe ia kemi kthyer shpinën arbëreshit Joe DioGuardi,lobi serbë i përkrahur nga shteti i Serbisë,po shkel me këmbën e djathë në selinë e Kongresit dhe të Senatit në Uashington.Na duhet që të marrim frymë dyherë dhe pa hamendje të rreshtohemi me Lëvizjen e madhe të Lobit Shqiptaro-Amerikanë përderisa nuk bëhet vonë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Ballkan,kështu thuhet në reagimin e SHSHA-së në Çikago.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat