Levizje për ripushtimin e Partisë Demokratike

Opinione

Levizje për ripushtimin e Partisë Demokratike

Nga: Rexhep Shahu Më: 6 tetor 2017 Në ora: 21:00
Rexhep Shahu

Partia Demokratike e Shqipërisë është e ngritur. Është e gjallë, është organizëm i gjallë që fatkeqësisht për disa e fatmirësisht për disa të tjerë nuk ka vdekur edhe pse e kanë dërmuar ishsigurimsat dhe rjepësit e saj, sidomos në zgjedhjet e fundit kur i dolën kundër bijtë e bijat e saj që "për inat të sime re futa djalin tim në dhe” apo "fjetën me mulligjinë...". Kjo lëvizje për ta ringritur PD është për ta pushtuar e uzurpuar PD, për të marrë poste e ofiqe disa që nuk bëjne e nuk jetojne dot pa poste e ofiqe, për t’u bërë të shtëpisë në PD disa shëtitësa që nuk kanë kurrfarë lidhje shpirtërore me PD, për t’u bërë legalë ca kopila që të mos mbeten pa familje politike pas endjeve poshtë e lart pas postesh, që të mos mbeten pa funksione në shtetin e nesërm kur të jetë PD në qeveri.

Unë nuk jam ushtar në PD as kapterr, as gjeneral, por jam shpirt i saj, jam pjesë e ëndrrës PD. Kam shkruar aq sa nuk ka folur kurrë për PD gjithë kori i ringritjes. Nuk urrej askënd por nuk dua pa kushte. Nuk më trazon urrejtja e atyre që janë në PD jo si në shtëpinë e tyre, që ndjehen të huaj në PD por që kanë ardhë më rjepë ndonjë post, për të gjetur bashkëjetues apo partner jete apo politike.

Kopilat e kurvat politike që gjuhen apo i sulen PD nuk tolerohen të më "shesin demokraci" se ata kanë ardhë aty për kolltuk bythe dhe unë ua lë të lirë kulltukët në çdo rrethanë...

PD e kanë zënë për fundi dhe duan ose ta marrin për vete si pronë të tyre ose ta vdesin një pjesë zyrtarësh që PD me pushtetin e saj i ka bërë nga zgjebsa zëngjina; e kanë zënë përfundi një pjesë e emëruar e administratës së saj skandaloze që hynë në politkë e në zyrat e PD si nëpunës apo kordinatorë interesash private që të bëhën milionerë siç u bënë disa njerëz nga pushteti i PD të cilët nuk heqin dot duart nga gjinjtë e saj por duan ta mjelin në çdo rrethanë; e kanë zënë përfundi një pjesë bashkëpunëtorësh sigurimsa që kujtojnë se PD është pronë e ish të burgosurve që janë dënuar si ordinerë banalë por në dosje u është shtuar axhitacioni e propaganda.

Po, do të doja të shkojnë në shtëpi e të rrinë me mamat a me të dashurat pjesa e administratës së PD që në fushatën zgjedhore nuk dinin se PD është në zgjedhje dhe nuk njihnin as kandidatët e PD për Tiranën; të shkonin në shtëpi kandidatët për deputetë që në fushatën e fundit zgjedhore të 2017 gjenin skuta të freskëta larg zgjedhësve dhe nuk ndoteshin dot me erë djerse në takime me njerzit, që nuk trokitën tek njerzit;  do doja të shkonin në shtëpi ata që u zemëruan me PD dhe me veprime e mosveprime punuan shëndetshëm pro PS e kundër PD për arsye inati se nuk dolën më kandidatë për deputetë sikur të kenë patur kontrata morale qe ata ose duhet te jene deputete ose s'ka alternativa te tjera jetese për ta. Të zemëruarit harrojnë se PD nuk është vetëm pronë e tyre as vetëm bahçja e tyre, as trashëgimi vetëm e tyre.

Lakmia për pushtet e disave "që i kanë pjellë nënat e tyre nga sqetulla", për përfitime kolosale, të disa drejtorëve e funksionarëve të lartë, përmes pushtetit jo vetëm ekzekutiv, (kemi qenë këtu të tërë o të tërë nën sytë e Vëllait të madh...) duke shitë poste, vende pune, dokumente pronësie, lakmia për pushtet abuziv u ka errësuar shikimin edhe mjaft njerzve të ndershëm që janë aset i madh i PD dhe sulen sot në korin e korbave me lloj lloj përrallash leniniste për ringritjen e PD.

Nuk votohem, nuk pretendoj asnjë post, asnjë post, por do të kërrej fletë rrufe kundër kopilave e kurvave politike që duan ta pushtojnë Partinë Demokratike për inat se nuk janë deputetë e zyrtarë të lartë të saj. Po të ishin në listë si depuetë 3-4 individë zulmëmëdhej që s’guxojnë të hyjnë në skanër morali, PD do të ishte përfekte sot e githë ditën. Ndaj është e pamoralshme stuhia në gotë kundër PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat