"Këtu, një dreq i madh o hi"!?

Opinione

"Këtu, një dreq i madh o hi"!?

Nga: Fadil Maloku Më: 3 tetor 2017 Në ora: 22:31
Fadil Maloku

1. Kërkesa opozitare (mocioni i propozuar nga LDK-ja), për SHKARKIM dhe ajo tjetra qytetare për HETIME ndaj ministrit të Bujqësisë NENAD RIKALLO, sot, në Kuvend, disi më bëri të dyshoj se nuk ishin të sinqert parlamentarët opozitar !?

2. Nga 67 (shumë indikative; Parlamenti ka 120 ) deputet prezent, vetëm 27 ishin PRO shkarkimit!? Ndërkaq, 40 tjerë KUNDËR, e vetëm njëri abstenoj?! Shkakun duhet kërkuar, ose tek ndonjë djallëzi dhe kalkulim i frikshëm në jashtësinë e Parlamentit...! Ose në presionin taktik të opozitës, për një paralajmërim (mozallah!) të kobshëm!

3. Unë them që, shteti i proklamuar ligjor, duhet të vlejë NJEJT për të gjithë! Pa marr parasysh: etninë, gjininë, apo përkatësinë ideologjike, partiake, a fetare...! Tash, a është bë një përjashtim (ligjor padyshim, ama po duket edhe politik!?) në këtë rast, vlerësone edhe Ju!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat