Ardhacakët e Korpateve po mundohen t'i ngulin rrënjët në Kosovë?!

Opinione

Ardhacakët e Korpateve po mundohen t'i ngulin rrënjët në Kosovë?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 17 shtator 2017 Në ora: 13:41
Ragip Guraziu

Pak kush ka besuar se pas luftës së UÇK-së, Serbia do mundohet t'i ngul rrënjët edhe më thellë në Kosovë, duke u kordinuar për çdo rastë me aleatin e saj, Rusinë,siç ishte rasti i Listës Serbe, këto ditë shkuan në Rusi, çështja e Kosovës po i mundonë,dhe konsultimet po i marrin nga Rusia, si gjithëherë më në fundë i ka lënë me gishta në gojë, ardhacak e Korpateve.

Është një fakt i vërtet që ne ende nuk jemi çliruar, edhe pse jemi në prag të festimit të  DHjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit të 2008-tës. Mirpo, jo gjithëherë me fain tonë,por edhe me dredhit e ndërkombëtarëve,ku kemi parasyesh misionet e tyre në Kosovës,në mesin e tyre edhe serb e rus, dhe dy misione që këtu erdhën për sundimin e ligjit dhe rendit,dhe luftimeve të dukurive negative,si korrupsione etj,UNMIK e EULEX, dështuan në të gjitha aspektet dhe prap po vazhdojnë të qëndrojnë këtu në Kosovë,dhe jo gjithherë me pajtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të saj. Gjithnjë me dredhit e ndërkombëtareve dhe askush nga ne pas luftës nuk e kemi besu që serbët ardhack do t'i ngulin rrënjët edhe ma thellë sesa kanë qenë përpara .

Shembullin e Malit të Zi dhe Gjukanoviqit, duhet ndjekur edhe Serbia...

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës që në fillim të saj dhe ka kryer një kusht fqinjësor, dhe pikërisht këtë e ka bërë për mediat serbe.

Mali i Zi nuk është një shtet anti-serb, pavarësisht se e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Kështu ka thënë sot ish-kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, në një intervistë mediat serbe.

''Në këtë intervistë per mediat serbe, Gjukanoviq ka thënë se Mali i Zi tregohet realist mbi gjykimin e çështjes së Kosovës, e cila sipas tij, është e pavarur. Ka thënë se realiteti është se “Serbia në mënyrë të pamëshirshme e ka humbur betejën politike për Kosovën”.

“Unë kuptoj. Nuk është e lehtë që çdo shtet të përballet me pashmangshmërinë e humbjes së një pjese të territorit të saj. Mos mendoni madje se Mali i Zi nuk ka vetëdije tërësisht realiste për seriozitetin e problemit”, ka thënë Gjukanoviq.

“Dhe realiteti, në mënyrë të pamëshirshme thotë se Serbia shumë kohë përpara këtyre gjeneratave të reja e ka humbur një betejë politike në Kosovë. Ne në udhëheqjen shtetërore të Malit të Zi e shohim realitetin dhe menduam se pavarësisht nga rëndësia e çështjes, duhet të jemi të ndershëm me miqtë tanë në Beograd”, ka deklaruar Gjukanoviq.

Gjukanoviq ka thënë se njohja e Kosovës shtet të pavarur, nga Mali i Zi, nuk duhet të shihet si politikë anti-serbe nga Podgorica.“Unë mendoj se ata e dinin se një vlerësim i tillë i Malit të Zi nuk ishte i frymëzuar aspak nga politika anti-serbe, por me dëshirën për ta bazuar politikën tonë në realitet; na pëlqeu apo jo”, i ka thënë Gjukanoviq gazetës serbe.Gjukanoviq kishte shërbyer si kryeministër në tetorin e vitit 2008, kur Republika e Malit të Zi e njohu zyrtarisht sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Kur e ka njohur Republikën e Kosoves nuk ka pas kurrfarë telashe me neve, edhe komisionet që kanë punuar bashkarisht nuk kanë pas telashe, as Hashimi nuk ka pas telashe kur e ka nënshkruar demarkacionin me palën malazeze. Telashet kanë lindur tani me Ramushin, i cili nuk po respekton marrëveshjet ndërkombëtare. Në shtetet demokratike funksionale nuk është me rëndësi kush (ne poziten e kryeministrit apo ministrave) bën marrëveshje me ndonjë shtet tjetër, por ajo marrëveshje duhet të respektohet nga secili që vjen ne ato pozita qeverisëse.

Serbia sherri-jo Kosova...

Serbia kërcënon me luftë Kosovën: Do ta pësoni keq-provone e shihni...

Presidenti serb Tomislav Nikolic pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur për rastin e trenit, ka thënë se ai mendon se e gjithë kjo ngjarje lidhet me tranzicionin që po ndodhë në administratën amerikane, pra kalimin e pushtetit nga demokratët e Obamës, te republikanët e Trump.

Nikolic, pengimin e trenit rus për të hyrë në Kosovë e ka cilësuar si provokim për të nxitur luftë nga ana e Prishtinës, dhe ka kërcënuar se nëse edhe një herë ndodhë kështu, Kosova do ta pësojë keq.

Provona e shihni

Me nxjerrjen e njësive speciale në veri, sipas Nikolicit shqiptarët kërkuan luftë?! Luftën e kërkuat ju dhe po e kerkoni ju?! Njësia speciale e SHPK-së,që ka here ka qenë dashur të jetë andej dhe do te jetë sepse Mitrovoca e pandame dhe asnjëherë nuk ka qenë e ndarë dhe kurr nuk do ndahet,dhe kjo nuk do na tremb syrin.

Kush mendon se shqiptaret do e pësojnë keq duke mbrojtur vendin e vetë tokën e vetë,e kanë gabim,dhe fitorja e shqipatrëve tani,tani si kombë është në prag dhe kjo po e mundon Serbin dhe aletin e saj Rusin,por ja që koha ka ardhur....

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm edhe kryeministri serb Aleksandar Vucic, ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanovic, dhe ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic, Nela Kuburovic nga ministria e Drejtësisë, dhe shefi i Policisë Vladimir Rebic.Kjo është Serbia,që deri tani po e tolerojnë ndërkombëtarët ndaj shqipatrëve.

Serbia në rrugën drejt BE-së hiqet “duke e hequr normat e Kushtetutës në kundërshtim me rendin evropian të vendit tonë dhe duke nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.

Megjithatë, thotë lideri i SPO-së, BE kërkon nga Serbia që ta njohë realitetin se pavarësinë e Kosovës e njeh shumica e shteteve anëtare të BE-së dhe të OKB-së që për pasojë, është e paqëndrueshme preambula kushtetuese përmes së cilës “krahina autonome e Kosovës është nën sovranitetin e shtetit të Serbisë”.

“Me kushtetutë evropiane, Serbia fiton institucione evropiane dhe të pavarura, jo vetëm në gjyqësor, por edhe në sistemin shtetëror të transferimit të pushtetit në rajone dhe qeveri lokale. Me një marrëveshje historike me shqiptarët e Kosovës, bazuar në realitetin dhe vendosmërinë për të shuar armiqësinë me miqësinë, Serbia nuk e humb Kosovën. Atë e ka humbur Sllobodan Millosheviqi”, tha Drashkoviq.

Patriarku Irinej: Të kthejmë sa më shumë serbë në Kosovë, Rusia do të na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ishte e jona

“Besoj se presidenti ynë mendon ashtu siç mendon Kisha dhe populli serb”, tha patriarku serb Irinej, duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë mendon për dialogun e brendshëm për zgjodhjen e çështjes së Kosovës.

Në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, patriarku thotë se “shpresojmë që Rusia do të na ndihmojë të ruajmë atë që gjithmonë ishte e jona”, transmeton Telegrafi.

“Tragjedia dhe problemi ynë janë se populli nuk është kthyer. Zgjidhja e parë dhe detyra kryesore është të kthejmë sa më shumë njerëz në Kosovë”, tha patriarku.

Patriarku ka thënë se “populli serb asnjëherë nuk ka pësuar sikurse në kohën tonë”, duke përmendur humbjen e Kosovës.

“Edhe sot po pësojmë, por shpresa jonë e madhe është, në emër të Zotit, se nuk do të na lëshojnë me kusht që ne të mos heqim dorë nga Zoti”, porositi patriarku

Fytyra e Beogradit dhe patriakëve sllavë, dolën për lëndine që po mendojnë jo edhe i qytetarëve serbë.

Ndërkombëtarët deri tani na kanë fajësuar neve, por se kush po prodhon konflikte po shihet. Ne mundemi të fajësohemi për korrupsion dhe që votën e popullit po e perdhunosim dhe kjo le të kuptojë se partitë politike tonat nuk janë profilizuar sa duhet për të udhëheq me shtetin, e jo për konflikte, por për paqe e rehati ne gjithë botën këtë e dëshirojnë shqiptarët edhe si komb.

Pak kush ka besuar se pas luftës së UÇK-së, Serbia do mundohet t'i ngul rrënjët edhe më thellë në Kosovë, duke u kordinuar për çdo rast me aleatin e saj, Rusinë, siç ishte rasti i Listës Serbe, këto ditë shkuan në Rusi, çështja e Kosovës po i mundon dhe konsultimet po i marrin nga Rusia, si gjithherë më në fund i ka lënë me gishta në gojë, ardhacakët e Korpateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat