Dy metafora të fuqishme nga krijimtaria popullore

Opinione

Dy metafora të fuqishme nga krijimtaria popullore

Nga: Haki Bunjaku Më: 4 shtator 2017 Në ora: 22:36
Haki Bunjaku

1) Nuse e mirë që shoqe ska,

terri i natës në të smund me ra.

2) Vashë e bukur ska, veç  Malësorën

me buzëqeshje e shkrin borën.

( Metafora është figurë letrare,ku përdorimi i një fjale a i një shprehje me kuptim të figurshëm,në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë,e që u jep fuqi shprehëse,por edhe estetike.)

Këto shprehje të fuqishme metaforike,nuk i lën shumë vend komentimit,sepse ky gjendet brenda tyre.

Në rastin e parë,bukuria e nusës shpërthen errësirën e natës,ku komentimi i mëtutjeshëm është vetëm pleonazmë.

Në rastin e dytë,Malësorja e bukur,me plot shpirtërësi,ëmbëlsisht të buzëqeshë,që të bëhet,sikur ta fal botën dhe nuk ndalet këtu,por me atë buzëqeshje e shkrin borën(kupto:-Akullnajat dimërore në zemër)!

Këta shembuj të shprejeve të fuqishme metaforike i mora kastile për krijuesit e bëjnë kursimin e fjalëve si dhe tjerrjen e mendimeve,duke u dhën edhe kuptim të figurshëm artistik.

Shpesh ua kam tërheçur vërejtjen në murin interrn,që të mos i mbysin fjalët në pus,por ti kursejnë për përdorim me vend.

Një shembull nga erotika popullore:

Hano mori,

Moskalo nëpër varre,se të vdekurit i ngjalle

e të gjallët i çite fare!

Metaforë shumë e fuqishme mbi bukurinë e Hanës,e cila,me atë bukuri mahnitëse është në gjendje të bëjë metamorfozë të hatashme:

Ti vdes të gjallët dhe ti ngjallë të vdekurit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat