Me manovra taktike nuk mashtrohen shqiptarët

Opinione

Me manovra taktike nuk mashtrohen shqiptarët

Nga: Ragip Guraziu Më: 20 gusht 2017 Në ora: 13:39
Ragip Guraziu

Agjenturat serbo-ruse e kanë menduar dhe projektuar Asociacionin e komunave serbe nëpërmjet Listes Serbe. Tani implementimin e projektit po e vazhdon Lista Serbe. Imagjinoni në momentin kur funksionalizohet Asociacioni me 10 komuna serbe çfarë roli politik do të kenë serbët, do ta bllokojnë Kosovën gjithmonë me projekte të ndryshme politike në interes të Serbisë. Çdo ditë që përforcohen serbët me kompetenca shtesë në Kosovë defakto përforcohet edhe nderhyrja e Serbisë dhe Rusisë brenda Kosovës. Në momentin që kemi pranuar Asociacionin, kemi krijuar Komuna të reja serbe, kemi futur brenda Kosovës ujkun serb dhe rus brenda Kosovës.

Për deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Ramës dhe Presidentit të Kosovës, z. Hashim Thaçit për një bashkim mes dy vendeve, Bashkim Kombëtar, kanë reaguar prosllavistës Rus dhe serb. Ministria e Jashtme e Rusisë reagoi me të shpejt, pas këtyre “deklaratave hipokrite që bëhen gjoja nën ombrellën e NATO-s mund të stabilizohet rajoni dhe rritet në mënyrë dramatike mundësia për një konflikt mes shteteve”.

“Me shqetësim të madh kemi dëgjuar një seri deklaratash të politikanëve të ndryshëm shqiptarë, në lidhje me rishikimin e kufijve të Ballkanit. Ne vërejmë se, me pretekstin e akuzave të ngritura ndaj Rusisë, në lidhje me tentativën për të destabilizuar Europën Juglindore, do të zbatohet projekti i “Shqipërisë së Madhe”, me mbështetjen e Shqipërisë, për t'i dhënë Tiranës të drejtën për të mbrojtur interesat e shqiptarëve jashtë vendit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse.

Ishte kërcënuar kryetari i Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu 

Pas deklaratave për bashkim të trojeve shqiptare, Jonuz Musliu kërcënohet me vdekje, i cili  ka deklaruar sërish se është për bashkimin e trojeve shqiptare konform vullnetit të popullit etnik shqiptar të Medvegjës dhe Bujanocit në referendumin gjithëpopullor të 1 e 2 marsit 1992. Ai ka deklaruar se është qytetar shqiptar dhe jo i Serbisë.

“Unë jetoj në Bujanocin e Kosovës. Kryeministri im është Rama. Shqiptarët etnik nga Lugina e Preshevës duhet të bashkohen me Kosovën. Ne nuk do të jemi “Shqipëria e Madhe” me Nishin. Ne nuk do të heqim dorë prej saj, është e drejta jonë”, ka deklaruar ai.

Por, menjëherë kanë ardhur edhe kërcënimet në drejtim të tij.

“Kryesisht kanë qenë kërcënime në baza kombëtare, por edhe familjare. Më kanë thënë: ‘Pse nuk po shkon të jetosh në Shqipëri dhe në Kosovë, por po jeton këtu? Kjo ka ardhur pas deklaratës që kam thënë se kam refuzuar taksat e Serbisë dhe i marr ato shqiptare. Më kanë thënë ‘kemi me të vra, me të pre, nuk mund të bësh çka të duash në Serbi’”,  ka deklarauar Musliu në marsin apo prillin e këtij viti.

Bashkimi Kombëtar, Kryeministrit Isa Mustafa po i duket jo real në këto momete

Rexhep Qosja e ka krahasuar Isa Mustafën me kryeministrin serb Aleksander Vuçiq, duke thënë se kryeministri i Kosovës kishte dhënë deklarata të njëjta me zyrtarët e Serbisë, kur kishte thënë se Edi Rama po bën deklarata populiste me idenë e bashkimit kombëtar.

Në postimin e tij në Facebook, Qosja ka akuzuar Mustafën, duke thënë se ai ka ende mendësi dhe ideologji serbe e jugosllave që kundërshton bashkimin kombëtar.

“Të njëjtën ditë kur kryeministri i Kosovës deklaroi siç deklaroi, zëdhënësi i mbipërkushtuar i kryetarit të posazgjedhur të Serbisë dhe njëkohësisht kryeministër i Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, Aleksandër Vulin, iu përgjigj Edi Ramës dhe rrjedhimisht Hashim Thaçit duke thënë: Edi Rama po rrezikon paqen në rajon! Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen vetëm me luftë (me Serbinë)!”, ka shkruar Qosja.

Reagon edhe BE-ja për ‘Shqipërinë e Madhe’: Jo deklaratat nxitëse

Pas deklaratave të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për ‘Shqipërinë e Madhe’, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka thënë se deklaratat e tilla nuk janë të dobishme për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon.

“Deklaratat që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në punët e brendshem të vendit fqinj nuk janë të dobishme për ndërtimin e raporteve të mira fqinjësore në rajon. Në vend të deklaratave të tilla, duhet të fokusohemi te reformat dhe bashkëpunimi”, ka thënë ajo.
 
“Edhe Mogherini dhe Hahn e thanë në mënyrë të përsëritur se deklarata e tilla janë retorikë nxitëse. Në vend të kësaj BE-ja pret nga të gjithë në rajon të vazhdojnë ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit, për të intensifikuar punën dhe reformat drejt integrimit evropian”, ka deklaruar Kocijancic. Ajo në fund ka thënë se BE-ja gjithmonë e ka mbështetur pajtimin dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor.

Delawie: SHBA-ja, kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar deklaratat për mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, si të “pakujdesshme”.

“Qeveria amerikane e mbështet sovranitetin edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne jemi kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim dhe të reagimeve të tepruara ndaj deklaratave të tilla, të cilat minojnë qëndrueshmërinë në rajon”, tha Delawie në një deklaratë.

Reagimi u bë pas një interviste të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për portalin Politico, në të cilën tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë “por nëse kjo shpresë, perspektivë, mungon atëherë unionet e vogla mund të ndodhin”.

Pas kësaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, “atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”.

Kryeminstri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje, siç i ka cilësuar, përfaqësuesve politikë të shqiptarëve, që të mos dalin në opinion me deklarata për nevojën që të gjithë shqiptarët e rajonit të krijojnë shtetin e përbashkët, nëse ndalet procesi i integrimeve evropiane.

“Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme”, tha Vuçiq në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrit shqiptar Edi Rama, duke thënë se diskutimet për ndryshimet kufitare dhe për luftë janë të papërgjegjshme.

O’Connell ka thënë se Britania e Madhe mbështet aspiratat euro-atlantike të shteteve nga Ballkani Perëndimor, por jo edhe ngritjen e tensioneve.

“Ne mbështesim aspiratat e të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për BE-në. Diskutimet për ndryshimet kufitare ose luftëra janë të papërgjegjshme, ngritin tensione dhe dëmtojnë stabilitetin rajonal”, ka shkruar O’Connell.

Kosova kurrë nuk do pajtohet me pushtimet prosllaviste, e sidomos pushtimit serb...nuk ka pajtim tinzar këtu

Ne tani duhet punojmë që të kemi sa më shumë njohje nga ato shtetet që po hezitojnë njohjen e Kosovës, sidomos kur kemi parasyesh (nga 27 shtete të BE pesë nuk e kanë njohur akoma).

Serbia është e papërfunduar, përderisa ajo akoma ëndërron Kosovën përkundër që dihet se banorët e saj kurrë nuk do pajtoheshin nga pushtimi serb. Kosova nuk është e përfunduar përderisa nga brenda mbetet e përçarë dhe nuk përpiqet të shtojë njohjet e saj ndërkombëtare (nga 27 shtete të BE pesë nuk e kanë njohur akoma).

''Sikundër në shekullin e kaluar, sërish boshti pansllavist edhe në fillim të këtij shekulli të prirë nga Rusia dhe të rreshtuar me Serbinë, Maqedoninë dhe Greqinë janë bashkuar në aleancën e njohur kundër popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike në Ballkan. Kështu e nisë reagimin SHSHA në Çikago kundër deklaratës skandaloze të kryeministrit teknik të Maqedonisë, Emil Dimitriev, të cilin e pengon programi kombëtar për të ardhmen e popullit shqiptar në principet e vlerave univesale të demokracisë,të lirisë dhe të participimit me popujt liridashës të Evropës dhe SHBA-së.

''Duhet të theksojmë me argumentin e fortë historik se shqiptarët si popull i lashtë dhe me një qytetërim të pranuar nga të tjerët në botë,kanë të drejtën në kohën e këtyre integrimeve globale,që të përcaktojnë fatin dhe tël ardhmen e vet kombëtare,pa cenuar askënd rreth e qarkë kufinjve shqiptaro-shqiptar në këtë pjesë të Evropës. Edi Rama dhe Tirana zyrtare e ka të drejtën e ligjshme të flasë dhe të projektoj programet kombëtare për popullin shqiptar në Ballkan, duke mos harruar as popullin shqiptar në Maqedoni, që sot e këtu përbën bashkësinë e dytë të shumicës dhe mjerisht me statutin e ,,ligjeve,, të këtij vendi të pakicës kombëtare dhe jo shtetformues (!),thuhet në përgjigjën e SHSHA-së në Çikago për kryeministrin Emil Dimitriev në Shkup(jo Skopje).

Nuk ka Evropë të bashkuar pa zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Ballkan,ritheksojnë shqiptaro-amerikanët në Çikago,duke ia kujtuar kryeministrit teknik Dimitriev se popullin shqiptar në hapsirën e vet etnike në Maqedoni tash e një shekull, pushtetet e deritashme e kanë denigruar dhe e kanë lënë në margjinat e kohës si tepricë e kohës me ,,kriteret,, e masës për lirinë, demokracinë dhe të drejtën për jetë e punë në këtë vend multietnik. Në këtë rrjedhë të kohës, thekson SHSHA-ja se kyreminstri teknik i qeverisë së Maqedonisë ka harruar se nuk ka mandat dhe as të drejtën të flasë kundër Edi Ramës dhe Tiranës zyrtare,ndonëse qeveria shqiptare dhe Shqipëria përmes Kushtetutës e ka për detyrë të kohës të flasë dhe të shtrojë projektet madhore kombëtare për popullin shqiptar. Nuk e kemi të qartë pse kaq shumë sllavo-maqedonasit flasin me gjuhën e boshtit pansllavistë për ,,Shqipërinë e Madhe,,?

Ka ardhur koha që boshti pansllavistë të heqë dorë nga çështja shqiptare në Ballkan,ndonëse ata ishin shkaktarët që popullin shqiptar me padrejtësitë historike i lanë të shpërndarë nëpër vendet e fqinjve tanë grabitqarë të tokave shqiptare, kështu i thotë SHSHA kryeministrit maqedonas në Shkup. Populli shqiptar do të gjykojë programet antishqiptare të këtij boshti famëkeq dhe nuk ka askush të drejtë të pengojë projektin për të ardhmen kombëtare të popullit shqiptar në hapësirën evropiane të bashkuar aq më pak vetë Maqedonia që ndaj tyre po sillet si njerkë e keqe,thonë nga Çikago.

Agjenturat serbo-ruse e kanë menduar dhe projektuar Asociacionin e komunave serbe, tani Vuçiç e Daçiç me projekte bisedimeve tinzare per një paqe në mes Kosovës e Serbisë.

Agjenturat serbo-ruse e kanë menduar dhe projektuar Asociacionin e komunave serbe nëpermjet Listes Serbe. Tani implementimin e projektit po e vazhdon Lista Serbe. Imagjinoni në momentin kur funksionalizohet Asociacioni me 10 komuna sërbe qfarë roli politikë do të kenë serbet do ta bllokojnë Kosovën gjithmonë me projekte të ndryshme politike në interes të Serbiës. Çdo ditë që përforcohen serbët me kompetenca shtesë në Kosovë defakto përforcohet edhe nderhyrja e Serbisë dhe Rusisë  brenda Kosovës.

Në momentin që kemi pranuar Asociacionin kemi krijue Komuna të reja serbe kemi futur brenda Kosovës ujkun serb dhe rus brenda Kosovës. Politikat e presidentit serb, Vuçiçit dhe Zëvendëskryeministrit i Serbisë, Ivica Daçiç, janë politikat e vazhdimeve të kriminelëve më të këqij serb që pas Luftës së dytë Botërore dhe çetnikëve të Sllobodan Millosheviqit dhe Voisllav Sheshelit, si të Rankoviqit që doli hapur për çfarosjen e shqiptarëve, por këta të dy, Vuçiçi e Daçiç, në mënyrën më dinake, dhelpcake, duke aluduar në një pajtim tinzar, gjëja për stabilizimin e gjendjes, por këtë fore nuk e hanë më shqiptarët, dhe nuk mashtrohen lehtë pasi përvoja i ka mësuar kështu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat