Ne shqiptarët do të duhej t’i ngrisim tri padi ndaj Serbisë!

Opinione

Ne shqiptarët do të duhej t’i ngrisim tri padi ndaj Serbisë!

Nga: Mr.Sc.Refik Hasani Më: 19 gusht 2017 Në ora: 20:01
Mr.Sc.Refik Hasani

Raportet shqiptaro-serbe ende në njëfarë mënyre jan raporte të një lufte të heshtur  dhe që kjo luftë asnjëherë nuk ishte shpallur, por mendoj që ende nuk ka përfunduar lufta e pa shpallur në mes të dy popujve më të mëdhenj të kësaj pjese të Ballkanit dhe të Evropës. 

Është logjike dhe njerëzore që për Serbin të ngritet një gjyqë Ndërkombëtarë që ti gjykohen shkeljet, vrasjet, shpërnguljet e organizuar,gjenocidi nga shteti Serb që ishte një pastrim etnik dhe dëmet që i ka bërë ndaj dhe kundër shqiptarëve për më shumë se një shekull. Në gjygjin ndërkombëtar, Serbia për gjenocidin që na bëri dhe ushtroi ndaj neve Shqiptarëve të zgjidhen një herë e përgjithmonë.

Tri padi do të duhej të ushtrohen ndaj Serbisë vetëm për shqiptarët që ka udhëheqë dhe ka bërë gjenocid klasik dhe pastrim etnik ndaj popullatës vendase Shqiptare si:

Në Territorin Administrativ të sotëm të Republikës së Kosovës,

Në Territorin Administrativ të sotëm të Krahinës shqiptarë që përfshin Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe  

Në Territorin  Administrativ të sotëm të Republikës së Serbisë, që nga Molla e Kuqe, Kurshumlia, Sangjaku i Nishit, Leskoci, Vranja, etj.

Shumë më shumë Bashkësia Ndërkombëtare të ketë të qartë që Serbia i ka dëbuar dhunshëm dhe të ngritet një gjygj.

Së pari:

Gjygji Special të gjykojë vrasjet, shpërnguljet e organizuar, gjenocidi nga shteti serb që ishte një pastrim  etnik,

Pastaj nga Gjygji ndërkombëtar të caktohet- të mirret një vendim dënimi në shifra, fakte dhe mjete që duhet të paguajë Serbia,  e tek

Së treti Serbia të kërkojë falje ndaj Shqiptarëve për krimet e bëra për më shumë së një shekull që kjo luftë duhet të shpallet e vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat