Çështja e hallit, si me ia ndryshue melodinë kavallit

Opinione

Çështja e hallit, si me ia ndryshue melodinë kavallit

Nga: Dedë Preqi Më: 31 korrik 2017 Në ora: 15:23
Dedë Preqi

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit të këtij viti në Kosovë, pothuaj se do ta japin rrezulltatin  e vet në fillim të këtij gushti edhe pse koha e përcaktimit të mandatarit të qeverisë po bëhët me vonesë nga ana e presidentit, dhe duke ditur se asnjëri kualicion nuk i ka numrat për të krijuar qeverinë e re, por është e rëndësishme se në këtë lloj pauze,  orekset dhe komplekset e njërit, apo tjetrit për të dominuar me llojin e vet në pushtet,  mund të  shuhen, jo në mënyrë të befasishme, por të natyrshme.

Është fatkeqësi për një Kosovë të këtyre ditëve, sikur të ndjehët nën ankth dhe në brengë për të pasur qeverinë e vet, duke pasur të bollshëm infrastrukturën dhe kapacitetet e mjaftueshme të intelegjencës nga gjeneratat e reja në gjitha lëmitë e jetës politike dhe orientimet tjera të nevojshme, në përpjekje për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe anarkia e pushtetit në ikje.

Nuk është e arsyeshme, që Kosova të mbetët peng i klanit, apo PAN-it,  apo tjetrit, duke u shtyrë me bërryla dhe ligësi të ulëta shoqërore e njerëzore, nga shantazhet dhe shpifjet për njëri-tjetrin, që nuk inkurajojnë të lakmohen në një shoqëri të mirëfilltë demokratike, e mos të flasim në një shoqëri bashkëhore dhe me shumicë shqiptare.

Nëse e duam Kosovën dhe popullin e saj si vend dhe si popull, në radhë të parë të përshkruajmë gjendjen dhe rrethanat në ç’farë është jetëshkrimi i saj në këto momente, dhe pastaj të nxjerrim rrezulltatin dhe dëshmitë e nevojshme të mirëqenjës së qytetarëve të këtij vendi, të cilat do na ç’mendin nga mjerimi dhe skenarët e saj të dhimbshme të një shoqërie demokratike, që fituam nga « përspektiva » e qeverisë dhe pushteti i pandërgjegjshëm.

Atëherë, çfarë po përfiton ky popull dhe ky vend nga njerëzit e tillë të politikës, që krijuan këtë gjendje të pa lakmueshme dhe të njejtit po tentojnë të rimarrin  qeverinë në dorë, duhet t’i  vret ndërgjegja  njëherë, nëse posedojnë në qenjën e tyre pak ndjenja njerëzore dhe të llogaritet se, kolltuqet e tyre janë të rëndësishme, por më i rëndësishëm është ky popull dhe ky vend, i cili po shqelmohet si top i ç’kyer, pak nga të huajt, e  nga të vetët pa mëshirë.

Dhe çështja e hallit, ka ardhë koha me ia ndryshue melodinë kavallit, sepse një melodi e tillë nuk po tingëllon mirë në këtë vend, duke ditur se është mundësia të krijohen kushte për një KOR TË RI, dhe frymë të re politike e melodike dhe ndryshe nga kjo melodi satirike, e cila është bërë bajate dhe « sakate », që nuk e pëlqen dhe lakmon askush dhe shkaqet e saj janë të njohura pothuaj se botërisht, kur managjeri i korit dhe derigjenti i « Kosova-harmonisë » nuk kanë qenë të aftë të menagjojnë dhe plotësojnë shijën dhe ndijimet e popullit të këtij vendi.    

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat