Si duket çfarë e kemi arsimimin dhe edukimin të tillë e kemi edhe klasën politike?

Opinione

Si duket çfarë e kemi arsimimin dhe edukimin të tillë e kemi edhe klasën politike?

Nga: Islam Fejzullahu Më: 15 korrik 2017 Në ora: 10:51
Ilustrim

Këto ditë pas përfundimit të certifikimit dhe tentim manipulimit të zgjedhjeve të parakohshme pikërisht për interesa partiake e klanore, kjo po dëshmohet me zhagitje të formimit të institucioneve dhe në pritje të formimit të institucioneve shtetërore një numër i konsiderueshëm protagonistesh të skenës politike si nga legjislatura e kaluar edhe nga kjo që pritet të formohet nuk po mund të durojnë apo thjesht kanë humbur toruan dhe drejtpeshimin psikik, shkak i të cilës gjendje po vjen edhe deri tek provokimet më arrogante dhe më të pamoralshme në mes të disa personaliteteve (deputetëve).

Është për keqardhje se në vend që opinionet t’i drejtojmë për ndonjë këshillë rreth të arriturave dhe të shfaqim mendimet për perspektiva për ardhmëri, po duhet tua tërheqin vërejtjen të tillëve (”intelektual-e”) për mirësjellje për etikë, për fjalor të shprehjes e në veçanti për akuza e kundër-akuza ndërfamiljare konkretisht prindërore!

Çfarë faji kanë nënat e nderuara dhe të respektuara ato që akoma janë në jetë dhe ato që prehen në amshim për fëmijët e tyre të pa cipë, të pa edukatë kohore-jo prindërore e familjare?

Shenjtëria e nënës  dhe keqpërdorimi i emërtimeve rreptësisht duhet të gjykohet ashpër, secili protagonist e që në shumicën e rasteve edhe vet janë prindër nuk kanë asnjë vlerë për mendimin tim kur në këtë formë keqpërdorë emrin e nënës-prindit! Me keqardhje duhet ta them se çfarë arsimimi dhe edukimi kemi në vend, të tillë kemi edhe klasën intelektuale e politike! Të tillëve tu mbetet në ndërgjegje të tyre morale dhe të shikojnë fëmijët e tyre duke përdorur fjalor të tillë kundër tjetrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat