Me Bashën për një opozitë, republikë dhe Shqipëri evropiane, kori i brutëve nuk mund ta ndalë ëndrrën blu

Opinione

Me Bashën për një opozitë, republikë dhe Shqipëri evropiane, kori i brutëve nuk mund ta ndalë ëndrrën blu

Nga: Azgan Haklaj Më: 8 korrik 2017 Në ora: 14:16
Azgan Haklaj

Përtej faktit se kush i fitoj zgjedhjet e kush do të bajë opozitën, asnjë politikan dhe analist me mend në kokë nuk mund të anashkalojë rolin vendimtarë të kryetarit të PD z Lulzim Basha në dekriminalizimin e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e vitit 2013, pushtetit lokal, institucioneve të shtetit të së drejtës, si dhe në parandalimin e katastrofës së 25 qershorit ,një plan ogurzi i hartuar nga binomi Rama-Meta për interesa të tyre utilitare dhe oligarkët e mafjes politiko-ekonomike të lidhur si oktapod me krimin e institucionalizuar në pushtet.

Pas një beteje të gjatë e të vendosur me pushtetin e sponsorizuar nga bandat, në parlament dhe në sheshet e Shqipërisë, lideri i opozitës Basha ia doli me sukses të plotë të organizojë protestën më të gjatë, më të vendosur, më qytetare në tërë historinë e pluralizmit politik, që ka njohur Shqipëria duke trokitur fort në ndërgjegjen e qytetarëve shqiptarë. Basha zgjoi kurajon e tyre e sëbashku me ta u kthye në një digë të pakalueshme për ambiciet e uzurpatorëve të parlamentit e të qeverisë, të cilët e përvetësuan e kthyen në filozofi të tyre postulatin kriminal të Leninit: I gjithë pushteti sovjetëve.

Nëse me betejën e vendosur të dekriminalizimit Basha u shndërrua në gardian i lirisë dhe i dëboi nga Parlamenti emblemat e krimit, me marrveshjen me kryeministrin Rama bëri një kryevepër që është në stilin e politikanëve të klasit të lartë, të vendosur e të guximshëm. Me këtë marrveshje shpëtoi vendin nga një përplasje civile me pasoja të rënda, afatgjata. Ai arriti të shpëtojë parlamentarizmin si gurë themeli të demokracisë, rendin kushtetues dhe imazhin e Shqipërisë tek aleatët tanë perëndimorë dhe tek faktori ndërkombëtarë.

Basha arriti të shmangë skenarin Gruevski, që përgjaku tempullin e demokracisë, parlamentin e Shkupit.

Zhbërja e koalicionit PS-LSI dhe nxjerrja në pension politik e bimbashëve dhe qehajajve të PD-së, aksionerë kryesorë në humbjen e PD-së në vitin 2013 dhe më 2017 janë dy kontribute të tjera të çmuara të z. Basha me efekte afatgjata, jo vetëm për PD-në, por për krejt politikën shqiptare.

Paradoksi i madh qëndron në faktin se nëse LSI ka drejtuar zjarrin e katjushkës politike kundër Ramës dhe Rilindjes, të cilën e cilëson organizatë oligarkike e kriminale, senatorët e baroneshat e PD-së të vetëdemaskuar si kumarxhinj të pushtetit, karrieristë të sëmurë e provincialë në mentalitetin e qëllimet e tyre nuk e shohin Ramën dhe Rilindjen si të keqen e këtij vendi, por kryetarin e Partisë Demokratike, z Basha.

Ata kërkuan dorëheqjen e z Basha dhe kërcënuan me protesta ndërkohë që demokratët nuk dëshirojnë t’ua shohin fytyrën e të gjithë sëbashku nuk e mbushin dot një autobuz me përkrahës të tyre.

Urrejtja e gardës së vjetër ndaj Bashës vjen jo vetëm nga humbja e privilegjeve dhe ofiqeve të tyre, por ca më shumë nga kompleksi i inferioritetit dhe frika e zbulimit të kaluerës së tyre të errët nga skaneri politik.

Basha i përket jo vetëm shkollës perëndimore si intelektual dhe profesionist, por dhe si politikan e ka mbajtur këtë staturë në nivelet më të larta. Ai braktisi karrjerën e tij të shkëlqyer profesionale për t’u investuar në Partinë Demokratike në periudhën e saj më të veshtirë duke u shndërruar në imazhin e Ri blu dhe duke u b?rë shpejt politikani dhe ministri më brilant i brezit dhe moshës së tij. Fitoi si deputet në një bastion të majtë, shkëlqeu si ministër i brendshëm , i jashtëm, i transporteve, u riktheu kryeqytetin demokratëve. Ndërtoj Rrugën e Kombit, ësht? ideatori dhe realizuesi me sukses i Projektit të Lëvizjes së shqiptarëve pa viza. Me kembëngulje e maturi diplomatike arriti të bindë e të shtojë numrin e shteteve që e njohën Pavarësinë e Kosovës. I dha jetë nj? infrastrukture moderne në të gjith? Shqipërinë. Bashën e akuzojnë si uzurpatorë ata që i ka mbajtur afër dhe ju ka besuar sinqerisht. Thirrja e Qezarit 2.000 vjet më parë kur komplotistët e qëllonin me thika: “Edhe ti, o Brut”! na kujton se egoja e shfrenuar për pushtet e pabesia janë binomi i monstrave makiaveliste të politikës.

Në një moment sinqeriteti Kryeministri Rama ka zbuluar për Bashën dhe kundërshtarët e tij dy të vërteta. Ai e falenderoi publikisht Bashën dhe theksoi se në çastin e marrveshjes lideri i opozitës pati parësorë interesin e Shqipërisë. Kryeministri u shpreh në sajtin e tij se shumë demokratë kanë votuar për ne. Nuk e di sa rekrutë, sa mercenarë, sa kolabracionistë i kanë dërguar Ramës të vetëshpallurit shpëtimtarë të PD-së, por jam i bindur se motoja e tyre “pas meje u baftë name” i ka shtyrë deri aty sa të bajnë thirrje me kuje shpurës së tyre me të cilët kanë ngritur klanet e interesit të votojnë PS-në. Lufta brenda llojit është po aq e vjetër sa vetë historia e shtetit dhe e politikës.

Në pamundësi në një përballje të drejtëpërdrejtë me Bashën apo më saktë të ballafaqimit me faktet kokëforta së çfarë i kanë ofruar dhe çfarë zhvatur PD-së, ky klan sot lufton me cinizëm kryetarin e saj.

Klani i zotërinjëve e zonjave, që u ka humb rruga në oborr të shtëpisë tonë të përbashk?t, janë para një të vërtete të madhe dëshpëruese: Zgjedhjet kanë filluar e do të jenë një referendum i mbarë demokratëve shqiptarë për të rikonfirmuar z. Basha si lider të tyre për të zgjedhur të ardhmen në vend të shkuares, liderin e shkollës, mendësisë perëndimore në vend të atyrë tregtarëve boduinë, të cilët PD-ja i ka mbajtur në kurriz tash 27 vjet si deveja në shkretëtirë.

Basha çliroi PD-në nga vargonjtë e sanxhakbeut, Ridvanit të Rakickës, luçiferit Patozi, matriakatit çalaman të Topallit, topçiut Imami, sharlatanëve Ruli e Bregu e të tjerë që bajnë korin e violinave deshpëruese që vajtojn? humbjen e ofiqeve të tyre të dhuruara pa asnjë kontribut në terren për Partinë Demokratike.

Me Bashën janë qëndrestarët dhe idealistët e vërtetë të Dhjetorit 90-të, rinia q? aspiron ëndrrën Evropiane, demokracin? dhe një prespektiv? t? sigurtë në Atdheun e vet. Me Bashën janë artistët intelektualët. Ish të burgosurit politikë, të persekutuarit e regjimit komunist nuk kanë asnjë mëdyshje. Ata mbështesin Bashën sepse shohin tek ai profilin e një politikani karizmatik? i cili ka një program konkret e të detajuar politik dhe ekonomik për t’i dhanë më në fund Shqip?risë një Republikë të Re atë t? qytetarëve dhe popullit sovran.

Projekti i Bashës për Shqipërinë Evropiane i shprehur qartë në një referendum mirëkuptimi e besimi me qytetarët shqiptarë në të katër anët e vendit është një projekt që e ndan përgjithmonë Shqipërinë nga e shkuara diktatoriale dhe tranzicioni i gjatë dhe i vështirë politik.

Ringritja e falangave dhe fantazmave të së kaluarës është një mision i pamundur si për rilindjen e Ramës ,ashtu edhe për neoramistët e PD-së ,të rreshtuar në taborrin kundër Bashës. Ëndrrat e atyre që shpresonin e besonin se PD dhe Opozita do të asgjesohen me dt. 25 qershor, do të kurbanizohen Ditën e Bajramit, u tretën si kripa në ujë. E keqja ësht? mundur përgjithmonë. Lezha e Besëlidhjes s? Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, e pas saj gjithë Shqipëria do të tregojnë se PD, binjakja e liris? së Shqiptarëve në shekullin e njëzetë do t? jetë udhëheqësja dhe frymëzuesja e Opozitës për Republik?n e Re dhe Shqipërin? Evropiane. Ku është shpirti i Zotit aty ësht? liria thoshnin latin?t e lashtë. Basha beson si askush tek Zoti, liria, republika e popullit sovran.

Ëndrra blu vazhdon me Bashën, prandaj të gjithë demokratët e Shqipërisë do të votojnë në mënyrë plebishitare për projektin e Tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat