Alexander Langer profet i paqes dhe mik i Kosovës

Opinione

Alexander Langer profet i paqes dhe mik i Kosovës

Gëzim Muçolli Nga Gëzim Muçolli Më 4 korrik 2017 Në ora: 08:01
Alexander Langer

Me 3 korrik u  mbushen 22 vjet nga vdekja e njërit nga figurat më të denja të politikës italiane dhe europiane. U lind me 22 shkurt 1946 në Vipiteno në pjesën veriore të Italisë  të banuar me shumicë nga popullsia gjermanofolëse , e italianizuar me masa të dhunëshme gjatë epokës fashiste e që pas luftës ishte arenë e tensioneve  etnike midis komunitetit gjuhësor italian dhe atij gjerman. Familja e tij ishte borgjeze, laike dhe liberale ku babai ishte mjek hebre nga Viena  kurse nëna ishte farmaciste tirolese e cila gjatë luftës refuzoi bashkëpjesmmarrjen në qeverisjen naciste duke u zgjedhur pas luftës si përfaqësuese e pavarur në këshillin komunal të Vipitenos.

Alex u rrit në një ambient familjar shumë tolerant në krahasim me rrethanat shoqërore politike të kohës. Qysh në moshë të re u angazhua në tejkalimin e barrierave duke eksperimentuar me shokë bashkëmendimtarë idealin e bashkëjetesës interetnike dhe të paqes.

Kërkimi i pareshtur i mundësive për krijimin e urave dhe tejkalimin e ndasive dhe konflikteve u bë motiv i qenies dhe veprimtarisë së tij civile dhe politike. Është i njohur refuzimi i Alexander Langer me rastin e regjistrimit të popullsisë në Itali më 1981 dhe 1991 që të përcaktohet etnikisht (megjithëse germanofolës sudtirolez ) duke iu kundërvënë hapur modelit etnonacionalist.

Pas mbarimit të shkollimit të mesëm në Bolzano, studion dhe diplomohet në drejtësi në Universitetin e Firences. Gjatë studimeve ishte shumë aktiv politikisht duke milituar në fillim në Federatën Universitare Katolike Italiane e pastaj edhe me lëvizjen Lotta Comunista ku për një kohë ishte edhe drejtues i gazetës me të njëjtin emër. Pastaj jetoi edhe në Germani duke qenë më afër realitetit gjerman , gjithmonë duke banuar në mesin e emigrantëve italianë të punësuar atje.

Pas kthimit në Bolzano  ai u angazhua zëshëm në lëvizjen e re që po forcohej e që kishte për qëllim tematikat dhe politikat ambientaliste me moton se lëvizja e të Gjelbërve nuk ishte as e djathtë as e majtë, siq deklaroi në hapjen e punimeve të Asamblesë nazionale të të Gjelbërve në Firenze në pranverë të vitit 1985.

Pas pjesëmarrjes së tij në këshillin provincal të Provincës autonome të Bolzanos dhe këshillit regjionalt të Trentino-Alto-Adigjes (1978-1993).Në vitin 1989 u zgjodh për herë të parë deputet i Parlamentit Europian dhe u bë kryetar i parë i Grupit parlamentar të të gjelbërve . Me rastin e zgjedhjeve të vitit 1994 u rizgjodh në të njëjtin funksion.

Gjithë veprimtaria e Aleksandër Langer në pika të shkurta është : politikan, pacifist, shkrimtar,gazetar,ambientalist,përkthyes dhe docent italian. Duke nënvizuar se ishte nxitës dhe nismëtar i shumë iniciativave për paqe, bashkëjetesë, të drejtat e njeriut,kundër manipulimit gjenetik si dhe për mbrojtjen e ambientit.

Alexander Langer pas shpërthimit të luftës në territorin e ish Jugosllavisë u angazhuia fuqishëm për arritjen e paqes duke zgjidhur problemet e konfliktit interetnik.. Ai mes tjerash për të ndalur luftimet  propozoi dërgimin e një force të armatosur nën udhëheqjen e OKB-së. Kishte udhëtuar shpesh duke filluar nga pranvera e vittit 1991 nëpër kryeqytetet e pjesëve të ish Jugosllavisë nga Lubjana deri në Beograd, Sarajevë dhe Prishtinë.

Gjithmonë nga deklaratat dhe shkrimet e tij mund të kuptohet kontributi kryesor në debatin italian dhe europian mbi Ballkanin, sidomos me ballafaqimin dhe kuptimin e kompleksitettit lokal apo nacional si dhe motivet qoftë imperialiste ose pushtuese apo edhe luftë civile duke theksuar nevojën që të mos harrohet pesha e rëndë e trashëgimisë historike dhe social-ekonomike nga e kaluara historike e fatkeqësive  ballkanike deri te postkomunizmi .

Langer ishte i njohur si kundërshtar i madh i thjeshtimit të problemit të konflikteve në ish Jugosllavi siq po vepronin në të njëjtën kohë një pjesë e lëvizjes pacifiste të të gjelbërve. Ai thërriste dhe praktikonte dialogun mes të gjithë pjesëve të kësaj zone duke iu kushtuar kujdes grupeve, lëvizjeve dhe intelektualëve të margjinalizuar nga nacionalizmat si dhe nga dembelia e kancelarive internacionale dhe duke u nisur nga ata të projektohej rikonstruktimi i demokracisë, të drejtës, bashkëjetesës dhe integrimit me pjesën tjetër të Europës.

Në debatet parlamentare europiane , njihet mocioni i tij për përkrahje dezertorëve të luftës në Ish Jugoslavi duke iu nohur të drejtën e azilit .Edhe projekti i krijimit të Trupave Europiane Civile të Paqes krshas trupave ushtarake në ndalimin e krizave internazionale duke kërkuar me shumë guxim  edhe dërgimin e forcës ushtarake nën komandën e OKB me qëllim ndërprerjen e luftës në Bosnje e Hercegovinë. Langer pati edhe deklarim të hapur në vitin 1993 duke thyer rregullat e pacifizmit dogmatik kur u rreshtua me ata që konsideronin ushtrinë serbo-boshnjake  si agresor në Bosnje.

Duke parë zhvillimet e mbrapshta dhe indiferencën nga ana e qeverive të ndryshme të Europës , ngjarjet tragjike të lidhura me spastrimet etnike në Bosnje, megjithë kritikat ai del hapur me apelin e tij drejtuar Këshillit të Europës në qershor të vitit 1995 “Europa vdes ose rilindet në Sarajevë!” ku presidenti francez Zhak Shirak përgjigjet me nënçmim se duhet liruar Sarajevën nga rrethimi por nuk duhet bërë luftë . E këtë e deklaronte derisa ai sapo kishte shpallur rinisjen e eksperimenteve nukleare në Muroroa në Oqeanin Pacifik.

Pak ditë para se të vdiste  Aleksander Langer duhej të shkonte në vizitën e radhës në Kosovë. Fatkeqësisht shkuarja e tij pengohet nga një greve e paparalajmëruar e punëtorëve të aviacionit. Ndoshta kjo vizitë do ta kishte ndërruar rrjedhën tragjike të ngjarjeve. Sepse para plot 22 vitesh me 3 korrik 1995 jeta e Aleksandër Langer përfundoi me vetvrasje, i varur në degën e një peme  në Pian dei Giullari afër Firences duke i lënë pas vetes tri letra ku spjegonte motivet e këtij akti tragjik. Pikërisht pikëllimi për ecurinë e luftimeve dhe mosgatishmërinë e faktorëve për të garantuar paqen , si dhe problemet e vazhdueshme shëndetësore me astmën dhe depresionin mbyllën kapitullin e jetës së këtij mendimtari dhe luftëtari gjithëherë të gatshëm të kontribuojë për ndërtimin e urave të reja të paqes.

Ka shumë që ende nuk e dijnë se sa i madh ishte kontributi i Alexander Langer edhe në fillet e demokracisë postkomuniste në Shqipëri . Ai ishte ndër të parët që u takua me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë derisa ajo ishte ende klandestine duke u krijuar në dhjetor të vitit 1990.duke parë mënyrën e kalimit shumë të shpejtë të udhëheqjes së lëvizjes demokratike nga duart e studentëve te intelektualët kardiologu Sali Berisha dhe ekonomisti Gramos Pashko , nënvizonte se opozita e re dukej se nuk ishte në nivelin e duhur për tu përballur me të gjitha detyrat që do t’ua sillte koha . Ai ishte edhe kryetar i delegacionit parlamentar europian për Shqipërinë , Rumaninë dhe Bullgarinë nga shkurti 1991 deri në korrik 1994.

Alexander Langer ishte edhe njohës i mire informuar i rrethanave të  zhvilluara në Kosovë qysh nga suspendimi i autonomisë së kosovës nga regjimi i Milloshevuiqit si dhe kishte takuar personalisht prijësit e lëvizjes politike pacifiste në Kosovë si dhe presidentin Ibrahim Rugova.

Sidomost ishte i impresiopnuar nga jeta dhe vepra e shkrimtarit Adem Demaçi i cili kishte vuajtur 28 vite burg në shtetin e ish Jugosllavisë.Kështu që Alexander Langer ishte ideatori i dhënjes së Çmimit Saharov për Paqe në vitin 1991 , kryetarit të Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Z. Adem Demaçi.

Në videon më poshtë shikohet fjala e Langer-it me rastin e shënjes së çmimit Adem Demaçit, i cili pastaj mbajti fjalimin e tij solemn duke bërë që për herë të parë të dëgjohej gjuha shqipe në në Strasburg para 518 deputetëve të Parlamentit europian.

Zhvillimet e mëvonshme pas vdekjes së Langerit dhe fillimi i luftës në kosovë e gjetën Adem Demaçin si përfaqësuea politik të UÇk-së  duke u bërë edhe objekt kritikash si shmangje nga orientimi pacifist i Demaçit i viteve të burgut dhe pas tij. Ishte pikërisht pacifismi real dhe jo dogmatik langer-ian që hapi rrugë kërkimit të zgjidhjes së ndalimit të luftërave dhe konflikteve me oërdorimin e ushtrisë si instrument i paqes i dërguar nën komandën e OKB-së.

Dhe këtë po e kërkonte vazhdimisht angazhimi i z. Adem Demaçi në zyrën politike të Uçk-së në prishtinë, duke lëkundur paragjykimet dhe duke nxitur kancelaritë e fuqive të mëdha të veprojnë në mbrojtje të popullit të Kosovës nga agresoni dhe genocidi i Serbisë.

http://www.radioradicale.it/scheda/482417/intervento-di-alexander-langer-su-adem-demaci-vincitore-premio-sacharov-pe-1991.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat