Brutalisht i gabuar dhe shpërfillës për shqiptarët krijimi i një Jugosllavie tjetër

Opinione

Brutalisht i gabuar dhe shpërfillës për shqiptarët krijimi i një Jugosllavie tjetër

Nga: Genc Drini Më: 1 korrik 2017 Në ora: 19:54
Genc Drini

Brutalisht i gabuar dhe shpërfillës për shqiptarët krijimi i një jugosllavie tjetër me Serbinë në krye, Beogradin si kryeqendër dhe të gjithë shqiptarët brënda dhetë shpërndarë copë e çikë në gjashtë shtete, në gjashtë copa.

Sllovenia dhe Kroacia, shtete me popullsi dhe gjuhë sllave madje, shpëtuannga skema e projektuar nga Bashkimi Europianpër ti zhyturbashkë me Serbinë në një Jugosllavi tjetër, pasi në vitet 2004 dhe 2013, arritën të futen në BE.Gjatë thuajse një shekulli kishin qenë në dy herë bashkë me Serbinë në një bashkështet, Jugosllavinë që dy here kishte dështuar rëndë në lufta të përgjakëshme. Nuk do pranonin kurrëtë bashkoheshin më me Serbinë në një Jugosllavi tjetër, a çfardo emërtimi që tijepnin. E përse do bashkoheshin?Për të pësuar prap dominancën arrogante dhunuese serbomadhe mbi kokë? Për të shkuar prap drejt një kasaphane të re, një lufte tjetër? A nuk u mjaftuan veçanërisht kroatëve dy eksperimentet e përgjakëshme të cilat i përjetoi dhe Kosova dhe gjithë shqiptarët kudo që ishin? Kurrë nuk do ta pranonte as Kosova e pushtuar për 90 vite prej serbëve dhe që e kishte pësuar shumë rëndë. Nuk do pranonte as Shqipëria që bashkë me Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan aspiron me të drejtën më bazike njerëzore bashkimin kombëtar. As Mali i Zi, as Maqedonia me shqiptarë brënda dhe as Bosnja me boshnjakë e kroatë poashtu, veç serbëve. Këtë edinte mirë dhe e dimirë Bashkimi Europian. Megjithatëpabesueshëm nguli këmbë për një Treg të përbashkët,për një Jugosllavi tjetërme gjashtë shtete. Po si do t’ia arrinte kur përpara kishte kaq shumë kundërshtime? Siç parashtruam në shkrimin e mëparshëm, në prill 2006 në një bisedë të hapur politike në Londër Paddy Ashdoën,ish Përfaqësues i Lartë i Kombeve të Bashkuara në Bosnje pas Marrëveshjes së Dejtonit rekomandon që:''të punohet për ti mbërthyer'' vendet e Ballkanit Perëndimor, njëherë e mirë dhe sa më shpejt të jetë e mundur “në një zonë ekonomike dhe hapësirë politike të vetme dhe koherente!”..Dhe rekomandon qe BE ti afrohet zgjidhjes “me metoda më muskulare” dhenuk ngurron të sqarojë se “këto janë metodat që respektojnë ballkanasit.!”(me 8 prill 2006, në''London School of the Economics''.., në bisedën politike me temën:''A është Ballkani Perëndimor pjesë e Europës apo jo?)“Muskujt” presupozojnë dhunë të llojeve të ndryshme dhe është një koncept që presupozon një të menduar dhe të vepruar prepotent jasht vullnetit të gjashtë shteteve.

Një zonë ekonomike dhe politike e vetme, do të thotëthjeshtnjë shtet i vetëm, si ishJugosllavia,sidoqë emërtimi specifik nuk ka rëndësi para përmbajtjes.Jugosllavia që do krijohej me Serbinë “kapo” doripërlante shtetin e Bosnjes ku u bë genocid i pa parë nga serbët, direktKosovën që pësoj luftë të tmerrëshme dhe genocidpo nga serbët, dhembi shqiptarët tjerë në ish Jugosllavi që e kishin pësuar po nga serbët e sllavët tjerë. Po Lordit Ashdown siç duket i kishte ikur kujtesa kur këshillonte qëpër të qetësuar këtë pjesë të Ballkanit, duhej krijuarnjë “zonë ekonomike dhe politike e vetme” “shpëtimtare të situatës sipas tij”,do shtonim. Ndryshe ai do ishte kujtuar se gjashtë shteteqenë de fakto e de juro gjashtë republika të mbërthyera në shtetin Jugosllavi,qenë një “zonë ekonomike dhe politike e vetme”, “një treg”prej 20 miljonëshe e megjithatë ngeci, nisën luftën shkatrrimtare në mes tyre. Kjo duhet t'i kishte mësuar Lordit Ashdown dhe Europës sebashkimi i atyre shtetevenuk e zgjidhi situatën, por krijoj situatat më konfliktuale, dhe luftat më gjakatare.Mësimi që rrodhi nga dy Jugosllavitë e përgjakura dhe që do asimiluar mirë veçanërisht nga politikanët shqiptarë“entuziastë” para çdo ideje europiane është që“mbërthimi” i atyre shtetevenga çfardo muskujsh që të imponohen nuk sjell zgjidhje, por është krijim i problemeve.

Po në krahasim me politikanët shqiptarë, si reaguan politikanët kroatë,Kroaciaqë nuk kishte hyrë ende në BEkur me 8 prill 2006 Pady Ashdown në Londër e këshillonte Bashkimi Europian që “të përdorë muskujt” për të zhytur këto shtete të Ballkanit në një Jugosllavi tjetër? Veç tre ditë më pas, me 11 prill 2006 në San Francisko në Forumin e Jashtëm tregëtar për Biznesin Botëror, presidenti kroat Stipe Mesiç refuzoi prerë futjen e Kroacisë në një Jugosllavi tjetër dhe deklaroi: “ SHBA nuk do lejojnë krijimin e ndonjë Jugosllavie të re, madje edhe nëse vetë vendet e dëshërojnë këtë federatë të re. SHBA, janë të mësuara nga eksperimentet me dy Jugosllavitë që përfunduan në një det me gjak”. Pikërisht në ato ditë, me 9 maj 2006 botohet në gazetën “Rimëkëmbja” shkrimi ynë “Kurrë më Jugosllavi”. Përse ankesat “e kota” të Sllovenisë dhe të Kroacisë për kundër Jugosllavisë që për ta do thoshte ngatërresa dhe gjakderdhje tjetër u morën parasysh nga BE, që i hoqi të dy shtetet nga projekti Jugosllavi dhe u pranuan në BE?

Edhe Kosova është investim amerikan, dhe SHBA nuk duhet e nuk do lejojnë kurrë zhytjen e saj, të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve në një Jugosllavi tjetër. Por më së pari duhet të jenë qeveitarët shqiptarë që të refuzojnë. Përpjekjet e mëdha të SHBA dhe të BE për integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe të Kosovës, po dhe për Çështjen Shqiptare,zgjidhjen e saj në tërësi janë një ndihmesë e madhe për shqiptarët po dhe për krijimin e raporteve të drejta proporcionale të fuqisë në rajon. Momenti i luftës në Irak shpërqëndroi vëmendjen e SHBA nga rajoni, dhe bëri që BE të marrë prioritetinnë Ballkanin Perëndimor,po disa herërezultoi pa forcën e duhur për të ndihmuar realisht dhe zgjidhur situatat. Por pas dy eksperimenteve të dështuara rëndë me “Jugosllavi” që përfunduan “në një det me gjak”, përpjekjet e BE që për herë të tretë në një shekull të përsëritet një eksperiment i tretë “me Jugosllavi”( pa Kroacinë dhe Slloveninë) meShqipërinë brënda,me çfardo synimi pozitiv dhe plani perspektiv që të bëhen nga BE, janë ide brutalisht të gabuara dhe krejt shpërfillëse përfatin e shqiptarëve podhe të popujve tjerë. Një shpërfillje e plotë e asaj që është mësuar nga historia, është dhe një shpërfillje e plotë dhe për fatin e popujve të gjashtë shteteve që përjetuan ato histori.Bashkimi Europian tregon interes të madh për këto shtete të Europës Jugëlindore që janë natyrshëm pjesë e Europës. E kemi të shprehur nga Komisioneri Johanes Hahnnë rrjetin social Twitter në formën ultimative ku deklaron:”Europa nuk ka të ardhme pa Ballkanin. Të eksportojmë stabilitet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është e rëndësishmja për ne.”Po të thoshte integrim veç e veç i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor do ishte më i qartë dhe më i pranueshëm për ne se do nënkuptonte vullnetin e BE për të integruar secilin nga gjashtë shtetet në BE dhe jo Ballkanin si rajon shtesë i asociuar i BE. Së pari BE synon ruejtjennga rreziku i integimit të përshpejtuar të gjashtë vendeve në BE. Kjo ka bërë që BE të krijojëskemën “Treg i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor, alias Jugosllavi. Kështu shkel keq mbi aspiratat e shqiptarëve për integrim direk të BE siç janë integruar dhe shtetet tjera deri më sot.Shkel keqas mbi bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, mbi bashkimin kombëtar të shqiptarëve, sakrifikon perspektivën e shqiptarëve ashtu si e duan shqiptarët po dhe të popujve të tjerë të rajonit. Është një mbërthimi dhunshëm në një bashkësi të pa dëshëruar, konflitkuale, pa të ardhme. Në këtë pikëpamje Tregu i Përbashkët i BP që ithjeshton punë dhe është interes i BE, nuk është aspak interes i shqiptarëve dhe që sot për sot nuk janë në BE. Edhe në rastëse BE do deklaronte me të madhe siç dëgjohen zëra nga drejtues të BE se menjëherë pas Triestes do nisin bisedimet për integrim të Shqipërisë në BE, synimi thelbësor i BE është shtytja e drejtuesve të shtetit shqiptar që të firmosin me 12 korrik në Samitin e Triestesplatformën e trego-sllavisë, Unionit apo Jugosllavisë tjetër, se pastaj qeveritarët shqiptarë nuk e kanë të lehtë të “lozin bishtin” nga ajo që do firmosin dhe do bënin ato çfar do nënshkruajnë.

BE stabilitetin e rajonit e koncepton në mënyrë teknokratike brënda një tregu të përbashkët, një trego-sllavie,një Jugosllavie të vjetër, ide të cilën përpiqen ta arnojnë me kujdes me një fjalor më modern për paqtim, demokraci, zhvillim, bisedime relative mes shteteve për të shuarmosmarrëveshjet, shpresa për integrim në BE, shtuar dhe ca përfytyrime iluzive idilike për shoqërira të hapura dhe mirëqënie, në kohën që në Europë po shfaqet fenomeni i kundërt i shoqërive më të mbyllura. Në fakt thelbi pragmatiki “trego-sllavisë” është konceptuar nga teknokratë të BE sinjë mekanizëm ekonomiko politikrajonal, me njerëzit në funksion të skemës dhe jo skema në funksion të njerëzve. NJë skemë robotike e sforcuar dhunuese e zhveshur nga realitetet njerëzore, aspiratat, historia dhe ndërgjegjet që nuk ka funksionuar më përpara, kurrë nuk mund të funksionojë dhe do përfundonte në rrënim. Nuk janë mekanizmat ekonomikëqë bëjnë historinë, po njerëzit me historitë dhe me botëkuptimet e tyre.Në ngutet e veta,në skema të vjetra ku futet Bashkimi Europian, mungon vizioni strategjik afat gjatë që mund të qetësonte gjashtë shtetet dhe shmangëte konfliktet.Për lehtësinë e vet i do të gjashtë shtetet të mbërthyera bashkë edhe jashtë vullnetit të tyre.Shkakun e kësaj sjelljeje të shteteve të Bashkimit Europianfilozofi francez Levye sheh tek njëmendësi atavike koloniale këmbëngulëse: “tash e një shekull ekziston i njëjti perceptim për Ballkanin: Popujt rebelë me prirje për probleme e luftëra e me pak prirje për demokraci, e meritojnë vetëm padronin që i ruan” (Filozofi francez Lévy: “Serbia e ka ende Milosheviqin në pushtet”(koha.net) Dy ish Jugosllavitë patën një padron Serbinë, dhe u rroposën. MegjithatëBE po llogaritprap Serbinë si“padron të preferuar”nënjë Jugosllavitjetër. BE përpiqet të fitojë kohë, duke e konsideruar rajonin si një të tërë unik, e përgatit për BE ose jo, po sigurisht përzgjedhë fushat e investimeve të shteteve të BE që sipas saj do sjellin zhvillim në rajon. Propagandon dhe subvencion dhe projekte të cilat i bëjnë mirë të gjitha shteteve të rajonit siç janë rrugët që ndërlidhin gjashtë shtetet me njëri tjetri dhe me rrjetet transeuropiane të rrugëvedhe kjo është e mirëpritur.

Porshihet tendenca teknokratike europiane dhunuese në një terren delikat, për të krijuar qëllimishtstruktura të ndërthurura ekonomike të pazgjidhshme në mes gjashtë shteteve, si një sistem kurthë në të cilin nëpërmjet marrëveshjeve që do nënshkruhen në Samitin e Triestes, shtetet mbeten të lidhur pa rrugëdalje nga njëra tjetra, veç luftës katastrofale që mund ti shpërthente. Pikërisht kjo ndërthurje infrastukturore ekonomike do ta bënte dhe më shkatrrimtare nesër një luftë tjetër ndarëse në këtë anë të Ballkanit.

Për shqiptarët dhe ekonomitë shqiptare të dy shteteve, një treg i përbashkët apo Jugosllavi e çfardo formulimi, do ishte ashtu siç e parasheh dhe Kryeministri i Kosovës I. Mustafa, “inicim i një procesit të gëlltitjes së shumfishtë të shqiptarëve, të Kosovës dhe Shqipërisë dhe të tjerëve nga Serbia në një federatë jugosllave. Dhe kjo kuptohet, e njëjta skemë e vjetër sjell të njëjtin rezultat. A nuk ishte kjo ndërthurje ekonomike në dy ish Jugosllavitë që ashtu si solli në dukje një proges ekonomik, po u shpërthiq që në krizën më të parë, dhe e bëri dhe më të tmerrëshme shkëputjen e republikave dhe shpërbërjen e Jugosllavisë?Shih sot në kohë paqe vështirësitë e mëdha që po dalin në mes shteteve me demokraci të zhvilluara, mes BE dhe Britanisë sëMadhe për shkëputjen e kësaj nga BE.

Po për të realizuar këtë “Treg të Përbashkët” praktikisht mbi kë do ushtroheshin “muskujt europianë” për të futur “në vathën” Jugosllavi” popujt e këtyre shteteve? Mbi shqiptarët, nëpërmes politikanëve shqiptarë mbi të cilët do vepronin më së pari “muskujtbindës”europianë, po dhe mbi të tjerë politikanë të rajonit. Jo mbi serbët të cilëvehë për hë do tu mjafontekarrota Jugosllavi në atë formë siç projektohet. Përjashto reagimin e fundit të guximshëm dhe të drejtë të politikanëve të Kosovës, të kryeministrit Mustafa, Ministrit të Jashtëm Hoxhaj etj., u pa se çfar mund tu bënin muskujt europianë politikanëve shqiptarë të të gjitha krahëve. Në vite, hap pas hapi “ i sugjestionuan “si delet”qeveritarët, politikanët e PD dhe të PS dhe aq shumësa këta “filluan të kujtonin” se janë vetë niciatorë të këtyre ideve me treg të Përbashkët, me Jugosllavie jo Serbia dhe BE, aq sa nisën të kërkonin me “krenari këtë pronësi”mbi idenë antishqiptare. Qedhe një mënyrë për të fshehur pazotësinë e tyre për të mbrojtur një politikë racionale mbarë kombëtarepoashtu dhe pazotësitë e veta teknike. Një manovër për të mbuluar mos kuptimin politik të asaj që po bënin dhe kompleksin e tyre të nënshtrimit pa kushte ndaj politikave dhe politikanëve të BE. Ndryshe nga drejtuesit e shtetit të Kosovës. Ndryshe nga drejtuesit dinjitozë sllovenë dhe kroatë që i denoncuan ashpër planet e Bashkimit Europian për ringritjen e një Jugosllavie tjetëre cila do t'i kishte të gjitha premisat të dështonte rëndë dhe të shkonte në gjakderdhje, si dhe dy Jugosllavitë tjera. Për shtetet e BE ky do të ishte veç dështim i një eksperimenti diku në Ballkan, po të gjithë pasojat do përplaseshin përsëri mbi gjokset e shqiptarëve po dhe të popujve të tjerë që do detyroheshin të futeshin në atë eksperiment flijimi. Bashkimi Europian sigurisht që përpiqet ta shohë pozitivisht eksperimentin Treg i Përbashkët-Jugosllavi dhe investon energji, eksperiencë dhe vlera monetare, por në një eksperiment të paradështuar. Historia u përplas njerëzve katër stinë ngjarjesh që alternohen pa pushim, mes tyrepranverën shpresë dhënëse dhe në të kundërt dimërin e acartë. Vuçiq pas disa “manovrave” të guximëshme nis e ngadalëson ritmin e optimizmit dhe sintoninë Serbi- BE për idenë që çon në një Jugosllavi që kërkon patjetër njohjen e Kosovës, kur kujtohet se e nesërmja mund të jetë krejt ndryshe deklaron: ”Ne duhet të projektojmë për Serbinë që do jetë pas pesëdhjet gjashtë dhjet vitesh”.Pikërisht për të siguruar dhe strukturuar të ardhmen e shqiptarëve për një shekull në vazhdim për këtë janë aty politikanët shqiptarë, e jo për të parë të ardhmen e shqiptarëve me sytë e BE që ne shpresojmë të jetë po nesër mund të mos jetë më. Bashkimi shqiptarëve është thelbësori, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është hapi i mundshëm që do provuar që tash. Krijimi i një union ekonomik në mes Shqipërisë e Kosovës është urdhëresa e parë për shqiptarët që nuk mund të pengohet nga BE dhe tregu i përbashkët që duan të krijojnë dhe që nuk duhet të ndodhë. Përse BE do sugjerojë dhe shtyjë kundër këtij impulsi krejt të natyrëshme të shqiptarëve? Përse do devijojë këtë nevojë jetike të shqiptarëve me nismën për të krijuar një lidhje të pa natyrëshme eksentrike të quajtur “Treg i Përbashkët i BP,a Jugosllavi?

E kushtjetër përveçse politikanëve shqiptarë në dy shtetet shqiptare dhe kudo do duhej të ngrihej e të ngrihen me forcë kundër këtij eksperimenti të tjetërqë është kundër interesave të shqiptarëve? Trimërinë që e kanë me bollëk për kundër partive të tjera “kundërshtare” dhe për të bërë lëmsh shqiptarët, politikanët kryesor le ta përdorin për të shtruar me argumente dhe mbrojtur me dinjitet dhe prerë,pa asnjë hezitim interesat afat gjatë të shqiptarëve në diskutimet dhe vendimet politiko strategjike me partnerët tanë të Bashkimit Europian.

Qeveri dhe politikanë të PD dhe të PS kanë përgjegjësi të madhe në vite për gjendjen në të cilën kemi arritur me projektin trego-sllavi, Jugosllavi,ashtu si dhe qeveria aktuale e PS që fajësisht nuk ka arritur ta kthejë mbrapsht procesin dhe e ka çuar deri në tehun e rrezikshëm që të ndodhë. Duhen vlerësuar shumë dhe ndjekur kundërshtimet e vazhdueshme të klasës politike të Kosovës sidoqë është në pozitë më të vështirë se klasa politike e Shqipërisë.

Përsërisim, një tërheqje dhe reagim i fuqishëm që u bë kundrejt BE nga Kryeministri i Shqipërisë Rama është vetëm një hap shpresëdhënës, që duhet të çojë në konsolidimin e një kundërshtimi të prerë të projekteve në tendencën e tyre për të mikstuar ekonomite dhe strukturat politike të gjashtë vendeve që ende janë jasht BE. E njëjta gjë kërkohet dhe nga Kryeministri i Kosovës, nga e gjithë klasa politike, nga të gjithë shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat