Jam krenar për ty Flamur Hoxha

Opinione

Jam krenar për ty Flamur Hoxha

Nga: Rexhep Shahu Më: 1 korrik 2017 Në ora: 19:31
Rexhep Shahu dhe Flamur Hoxha

Jam krenar që isha krah teje në fushatën tënde politike si kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Bashkinë e Kamzës. 
Fushata mbaroi si një luftë me fitore dhe ne po kthehemi në përditshmëri.

Jam krenar sot e mot.

Ti ke fituar. Je fitues i madh.

Njerzit rendin drejt një posti a funksioni për t'u bërë dikush në shoqëri, për të fituar një emër, për t’u bërë disi të përveçëm.

Ti nuk i ke këto nevoja.

Ta kam thënë në krye të herës se ti je deputet e mbi deputet.

Ti je i pasur, je biznesmen i pasur, por je shumë i pasur edhe shpirtërisht në këto kohë të varfërisë shpirtërore, nuk ia ke nevojën pasurimit që të bën posti i deputetit.

Ti i ke të gjitha privilegjet që don njeriu, gjithë simpatinë që don njeriu.

Aty ku garove, fitove thellë.

Pak rëndësi ka nëse hyn apo jo në sallën e parlamentit me 140 njerëz, ku 80 përqind janë anonimë plus anonimë e hanë përshesh në atë klasë të madhe me shumë individë të pazgjedhur, që nuk janë më të zotët.

Ti i dashur Flamur, që nuk vjen thjeshtë  nga shtresa e të përsekutuarve politikë të diktaturës enveriste, por je i pushkatuar politikisht si familje, i rritur fushave të trishta të internimeve që shtat vjeç kur të ngarkuan në skodën e internimit, që nuk iu ndave kurrë Partisë Demokratike në të mirë e në të keq, që nuk tradhëtove asnjëherë, që u bëre biznesmen i suksesshëm dhe humanist i spikatur në shoqëri falë lirisë dhe hapsirave që solli pluralizmi e demokracia,  ti je fitues real në këto zgjedhje politike ku garove për herë të parë si kandidat për deputet i Partisë Demokratike, në Tiranë, në zonën e Kamzës, ku falë edhe përsonalitetit tënd, PD fitoi me rreth 8 mijë vota plus .

Ke fituar shumë njohje të reja, miq të rij që të besojnë, tw duan tashmw, u ke fituar besimin shumë njerëzve, dashamirësinë e tyre, ke hyrë në sytë e mendjes së shumë njerzve dhe do mbetesh në kujtesën e tyre si deputeti që i preku njerzit me dorë, qindra e qindra njerëz, u foli, që i takoi, i begenisi, nuk i përbuzi, u ul me ta, i dëgjoi, bashkëbisedoi me ta, u hyri në shtëpi, u ul në odat e tyre, në oborret e tyre, ua dha dorën, i pa drejt në sy.

Ti do të mbetesh në sytë e njerzve deputeti që shkoi dhe takoi njerëz të përbuzur, të harruar, që s’u kishte folë kush, as parti as qeveri, që s’i kishte takuar kush, që i kishin braktisë në harrim e vetmi.

Mbi të gjitha, ti je fitues i madh moral miku im në këtë betejë të parë politike.

Ndaj unë krenohem me ty.

Krenohem me ty sepse ti, ndryshe nga shumë kolegë të tu kandidatë e jo kandidatë por ish funksionarë, që qëndruan në këtë fushatë si e ema e Zeqos në majë të thanës për shkak se sistemi zgjedhor i gradonte deputetë pa kërkuar asnjë votë dhe pa përfillur asnjë njeri, ndyshe nga shumë të deshpëruar që nuk u bënë kandidatë për deputetë dhe morën hak duke mos marrë pjesë në zgjedhje duke mos punuar e ndihmuar dhe duke punuar edhe kundër me fjalë e heshtje, duke sharë e mallkuar PD më shumë se kundërshtari politik, ndyshe nga shumë të tjerë që nuk luftuan por u fshehen si ai miku poshtë këmishës…, ndryshe nga shumë të tjerë spiunë e gjysmë spiunë të deshpëruar që e duan PD kur është me pushtet që të marrin llokma pushteti dhe i ikin asaj si djallit kur është në opozitë dhe shkojnë te kundërshtari politik e flirtojnë hapur e fshehtas, ndryshe nga ata, ti e ke dashur edhe më shumë PD në ditë të vështira të saj dhe në këto zgjedhje politike e përfaqësove plot dinjitet, e rrite atë e veten tënde në sytë e qytetarëve të këtij vendi të cilët me dhunë lekësh po bëhën përditë e më të pandershëm dhe bëjnë pazar me shpirtin e tyre.

E përsëris dhe një herë, unë krenohem me ty se ti dite të jesh e të bëhesh  fitues i madh moral miku im në këtë betejë të parë politike.

Të uroj udhë të mbarë, shëndet e fat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat