Lulzim Basha, politika është shkencë, jo përkthim e as lotari në Kosovë

Opinione

Lulzim Basha, politika është shkencë, jo përkthim e as lotari në Kosovë

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 28 qershor 2017 Në ora: 18:10
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** Politika matet vetëm me rezultate konkrete, jo me bukuri e as me shëmti fizike të askujt, e as me modele marketingu dhe  biznesi dekadent dhe ekzistencialist.
 
Prandaj, humbësi i zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, Lulzim Basha, duhet të ikën, të përshëndetet përgjithmonë me politikën, sepse nuk ia “kishte harq” si thotë një proverb popullor, dhe t’u kthehet përkthimeve  lukrative të sukseshme në “mbetjen” e UNMIK-ut në Prishtinë  ose në  Gjykatën Speciale Evropiane për Kosovën,  sepse thuhet, që  Luli si përkthyes i UNMIK-ut në Kosovë “ka  depozituar dëshmi për  UNMIK-un dhe për Tribunalin e Hagës”, se kush ka kryer krime të luftës në Kosovë (1998-1999).
 
Republika e Shqipërisë është formuar më 28.11.1912!
 
Prandaj, të  mos bëjmë budallallëqe të tilla, që nuk kanë lidhje as me historinë e as me politikën shqiptare në Ballkan. Por, vetëm me luftën për pushtet, për kolltuk dhe për pasuri, jo për popull e as për Shqipëri.
 
-Nuk kemi nevojë për “republika të reja” të Lulzim Bashës dhe për “rilindje kombëtare” socialiste dhe neokomuniste të Edi Ramës, por më  së shumëti jemi të uritur dhe të etur si për ajrin, për ujin dhe për bukën- RINGJALLJEN dhe RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË ETNIKE dhe të gjithë KOMBIT SHQIPTAR.
 
Kjo, do të duhej të ishte detyrë mbi detyra e çdo lideri politik dhe e çdo shkncëtari shqiptar, jo “kombi kosovar”, kazinot, dekadenca dhe  marketingu surealist, që shpurin drejt asmilimit të vlerave kombëtare shqiptare.
 
Diletantizmi politik për të vjelur ndonjë votë
 
-Sa të sëmurë dhe komikë janë sot liderët politikë shqiptarë, tërë luftën politike e bëjnë  vetëm për pushtet dhe për pasuri, asgjë tjetër. Këtë e dëshmon "parapagimi" i tyre në karriget e qeverisë dhe të parlamentit të Shqipërisë dhe të Kosovës, milionat, miliardat, luksi marramendës modern i vendeve më të zhvilluara në botë,  veturat  më të shtrenjta, veturat e blinduara, vilat, shtëpitë palate…etj.
 
Lufta dhe gara për pushtet nuk ka brirë, ja p.sh. Lulzim Basha për 3 muaj rresht, i strukur në njëfarë “çadre nomadësh”  para kryeministrisë ,lebetiste dhe kërcënohej  për njëfarë “Republike të Re” sikurse dikur Gjon Markagjoni me “Republikën e Mirëditës”, por që u davarit si fluska e sapunit, ashtu sikurse “Republika e Re” e Lulzim Bashës , e cila pësoi disfatë të thellë nga humbja e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017.
 
Ndërkaq,  Edi Rama qe  katër vjet propagandon ringjalljen e “Rilindjes Kombëtare”. Mirëpo, edhe pse e hangër një mandat (2013-2017)dhe tash, më 25 qershor 2017, e fitoi të dytin për kryeministër të qeverisë, duke e shpartalluar PD-në e Lulzim Bashës (në saje të mësimeve  të dy këshillëtarëve politikë nga Kosova) , asgjë konkrete nuk ringjalli nga vlerat e “Rilindjes Kombëtare”, përveç “zbulimit” të  Bunkerit kinez të Enver Hoxhës, i cili dëshmoi se politika e PS-së së Ramës është vazhdim i  socializmit të dikurshëm bolshevik ruso-kinez-jugosllav me në krye kristaq ramët e kuq. Për socialistët  e Edi Ramës “Partia është mbi të gjitha”, jo Lëvizja dhe Rilindja Kombëtare e as Ribashkimi kombëtar shqiptar dhe i SHQIPËRISË ETNIKE.
 
Me një politikë të tillë socialiste, të ndikuar nga sfera e interesave ruso-sllave në Ballkan, nuk ka asnjë gjasë, që të ringjallet Rilindja Kombëtare, sepse rusët, sllavët dhe bizantinët me shekuj  e kanë shtypur dhe tëkurrur, duke ia copëtuar  dhe kolonizuar territoret dhe popullsinë autoktone  shqiptare të saj.
 
Me një fjalë rusofilët dhe sllavofilët nuk janë ata që mund të rikthjenë vlerat shekullore të Rillindjes Kombëtare, por nacionalistët demokratë shqiptarë si Abdyl, Sami dhe Naim Frashëri, Petro Nini Luarasi, At Gjergj Fishta Avni Rrustemi, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Azem Bejta, Adem Demaçi dhe Adem Jashari… etj.

Këtë e dëshmon edhe gjendja e tanishme  e mjerë e mbi 50% e popullsisë dhe e territoreve shqiptare , që kanë ngelur plaçkë koloniale shekullore  e sllavo-bizantinëve të Ballkanit (1878-2017), për shkak se pas rrëzimit të Murit Berlinit (1989) me përfundimin e Luftës së Ftohtë (Lindje-Perëndim) e deri më sot (qershor 2017), shtetarët dhe liderët politikë të Shqipërisë nuk patën vizionin, forcën dhe kurajon, që të zyrtarizonin  dhe nënshkruanin kërkesën në emër të mbi 10 milionë shqiptarëve dhe të SHQIPËRISË ETNIKE për RIBASHKIMIN E  tyre. Por, për interesa të tyre pushtetore dhe mafioze për kolltukë dhe për pasuri latifundiste(familjare, partiake, mahallore dhe provincialiste), vepruan ndryshe nga shtetarët dhe nga liderët politikë gjermanë, të cilët ia arritën që ta bëjnë RIBASHKIMIN E GJERMANISË.

-Sikurse liderët e tjerë politikë të Shqipërisë, edhe Edi Rama me qeverinë dhe me partinë  e vet socialsite nuk ka bërë asgjë për të ngritur çështjen e shkolonzimit të tokave dhe të shqiptarëve brenda kufijve të SHQIPËRISË ETNIKE (1990-2017). 

Ky është argumenti më i fuqishëm dhe i pakundërshtueshëm, që tërësisht mohon politikën propagandistike boshe  të socialistit Edi Rama dhe të partisë socialiste të tij, se gjoja, po luftojnë për “rikthimin e vlerave” të Rilindjes Kombëtare. 

Pse Edi Rama në emër të Rlindjes Kombëtare qe katër vjet në rolin e kryeministrit të vendit, nuk ia shtroi asnjë kërkesë formale BE-së dhe Amerikës për zgjidhjen e problemit kolonial shqiptar në Ballkan(1878-2017)? 

-Kush, kë, këtu po e hipnotizon dhe po  e mashtron me hipokrizi, me demagpgji dhe me tradhti, se gjoja  po luftojnë për rimëkëmbjen e “vlerave kombëtare” dhe për “republika të reja”, kurse, në anën tjetër, janë verbuar për pushtet dhe për pasuri (duke u bërë bejlurçina dhe haruçina si dikur Hasho Tuxhari), duke mos parë se   kombi ( mbi 10 milionë) po digjet nën sundimin e egër kolonial sllavo-bizantin (1878-2017)!
 
-Kjo është “Rilindja Kombëtare” e Edi  Ramës?!

-Kjo është “Republika e Re” e çadrës së zezë fataliste e Lulzim  disfatistit, i cili jo më pak se 3 muaj i kaloi nën “hijen e dafinave” të saj, duke mashtruar dhe përçarë demokratët.

Këtë  “gomarllëk” politik,  Luli e vërtetoi edhe me njëfarë liste të anëtarëve të PD-së për deputet, ku kishte lënë jashtë saj veprimtarët  më të dallluar dhe të dëshmuar në politikë siç janë: “Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patosi, Petrit Imami, Kastriot Islami,    Jozefina Topalli,       Eduard Selami, Rivan Bode,   Keltis Kruja,  Enno Bozdo,    Asllan Dogjani,    Myqerem Tafaj,   Bedri Hoxha,    Roland Keta,     Igli Cara,     Kosma Dashi,     Bedri Mihaj,     Arbiola Halimi,    Genc Ruli (nuk kandidoi vetë),     Eleina Qirici,    Gjergji Papa,    Mimoza Hajdarmataj,   Albina Deda,   Gjovalin Bzhetaj,    Irma  Kopliku,   Liljana Elmazi Billa”.
 
Ky eleminim  i kandidatëve ( në stilin e diktatorëve të komunizmit sovejtiko-jugosllavë)  për deputetë  të PD-së, së fundi i kushtoi shtrenjtë Lulzim Bashës ngase arriti plotësisht efektin e kundërt politik tek zgjedhësit, të cilët  për këtë gabim fatal të përzënies së aktivistëve  të PD-së, me të drejtë e ndëshkuan kryetarin naiv Lulzim Basha, duke mos ia hedhur votën në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017.

Në demokraci nuk fitohet besimi me diktaturë,  me gënjeshtra, me  premtime boshe, me prepotencë, me fodullëk, me arrogancë, me sharm, me elegancë manekene dhe me fraza e demagogji politike, pa Program politik të kapshëm për interesin e përgjithshëm të popullit dhe të shtetit.
 
Ç’është e vërteta, Lulzim Basha është djalë Ii pashëm, simpatik, por politika ka kritere dhe kërkesa të tjera (nuk mjafton të jesh vetëm bukurosh dhe i kapshëm për sy të tjerëve), që maten vetëm rezultate konkrete, siç ishte p.sh. ,edhe rezultati konkret politik i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri (25.06.2017), ku Luli, edhe pse ishte shumë më i bukur sesa rivali i tij socialist Edi Rama, humbi si “gërçka”, sepse  ende nuk di se ç’është politika.
 
Nuk paska pasur Luli, dy këshillëtarë si Edi Rama?!
 
Për habi të  të gjithë shqiptarëve, Luli  në gjithë  atë PD, nuk paska pasur të paktën dy(2) këshillëtarë të aftë politikë  të rangut: Shkelqen Maliqi dhe Baton Haxhiu nga Kosova,  të cilët me këshillat dhe  me  sugjerimet e tyre ia siguruan Ramës fitoren e thellë (48, 61%) ndaj PD-së dhe forcave të tjera garuese politike në Shqipëri. 

Ajo çfarë është edhe më interesante dhe e pabesueshme, këta dy këshillëtarë politikë nga Kosova të kryeministrit Edi Rama, pothuajse një muaj më parë (në bazë të sondazheve analitike të tyre) e kanë  parashikur me saktësi, se në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të vitit 2017 në Shqipëri, fitues kryesor, do të jetë Edi Rama me partinë e tij socialiste.

-Kjo është politika, “Luli vocërr” i Migjenit! 

-Ata që dinë të parashikojnë (në bazë të studimit dhe të njohjes së teorive parashikuese  të shekncës politike) janë politikanë të vërtetë, që meritojnë të jenë në ballë të partive politike ose të institucioneve të tjera të larta  shtetërore, jo “manekenët” e as përkthyesit e dikurshëm të UNMIK-ut, siç ishte Lulzim Basha ( i cili pat fituar para të majme në Kosovë së bashku me disa përkthyes dhe administrativë të tjerë, nga Shqipëria, gjatë viteve 2000-2008).
 
-Luli, nëse do që, edhe më tej të merret me politikë (por, jo më kurrë në krye të PD-së), atëherë, duhet të mësojë nga ata që dinë dhe që  kanë studiuar shkencat politike, juridike, diplomatike, si dhe filozofinë politike sikurse këshillëtarët e theksuar të Edi  Ramës, të cilët e shpëtuan nga “Republika e Re” e Lulzim Bashës.
 
Bashën nuk e shpëton moratoriumi, por largimi nga PD-ja
 
Praktika e deritashme e sistemit shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare politike ka provuar se shpalljen e moratoriumit  zakonisht e  bëjnë   fuqitë e mëdha   evropiane dhe botërore, jo shtetet e vegjël dhe të varura prej tyre.
 
Kryetari Basha nuk mund të shpallë  VETËMORATORIUM,  nëse kjo nuk parashikohet me Platformën dhe me Statutin e PD-së.
 
Çudi, deri më sot, në praktikën e partive politike në Evropë e as në botë nuk ka ndodhur, që kryetari i  gabuar a i dështuar i një partie (si Lulzim Basha)të ketë shpallur VETËMORATORIUM, që do të thotë  “vetëngrirje  e përkohshme e funksionit politik”, që nuk passjell kurrfarë  kundërmase për përjashtimin e tij.

Këtë rast drastik në PD e ka kritikuar ashpër edhe Jozefina Topallli (njëra nga themelusit dhe kontrbuesit më të shquar të PD-së), duke vën në dukje se “ Lulzim Basha me shpalljen e VETEMORATORIUMIT, nuk pranon të marrë përispër përgjegjësinë, që i takon siç ndodh në çdo vend demokratik të botës perëndimore. Reagimi tij është tallje, tinzi, banalitet dhe papërgjegjshmëri e frikshme që mund të çojë në asgjësimin total të PD-së. Ngrirja e funklsionit të tij është antistatutore dhe akt amoral.  Në këto rrethana, nëse Basha nuk jep dorëheqjen e parevokueshme, demokratët, duhet të marrin fatin e tyre në dorë, me protesta dhe me forma të ndryshme demokratike, me synimin kthimin e PD-së demokratëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat