22 vite jubilare të gazetës nacionale "Bota Sot"...!

Opinione

22 vite jubilare të gazetës nacionale "Bota Sot"...!

Nga: Agron Shabani Më: 26 qershor 2017 Në ora: 21:25
Agron Shabani

Gaza e përditshme nacionale "Bota Sot", i mbushi 22 vite të daljes (botimit) ose editimit të saj, duke mos i harruar kurrë kodin (kodeksin) e njohur gazetaresk ose publicistik së bashku me aktin dhe artin e lartë të shkrimit ose botimit të njohur editorial dhe redaksional. Duke menduar këtu në aktin dhe artin e lartë të shkrimit të njohur gazetaresk ose publicistik si filozofi, në filozofinë e njohur gazetareske ose publicistike si art, në jetën ose botën e njohur letrare, kulturore, gazetareske ose publicistike si filozofi dhe levizje të fuqishme kundër moralit, politikës, utopisë, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë, autoritarizmit, totalitarizmit, absolutizmit, monopolit, hedonizmit, alkimizmit, ideologjisë ose religjionit totalitar, unilateral ose monologjik etj.

Se këndejmi, gazeta "Bota Sot", përgjatë këtyre 22 vitëve jubilare të djales (botimit) ose editimit të saj, pos tjerash na mëson dhe udhërrefen vazhdimisht se bartës dhe pëçues kryesor i vlerave, edukatës, kulturës, moralit, karakterit, vetëdijes, disiplinës dhe emancipimit tëgjithëmbarëshëm shtetror, nacional, politik, fetar, kulturor, historik, gjeografik dhe kështu me radhë, në radhë të parë është njeriu. Respektivisht, personi ose individi. Ndërkaq, bartës dhe promotor kryesor të civilizimit, zhvillimit dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, janë shtetit dhe shoqëria e gjithëmbarëshme njerëzore ose qytetare.

Në këtë frymë të njohur avangarde dhe pozitiviste, caku ose qëllimi kryesor i edukatës, kulturës, emancipimit, moralit, karakterit dhe disiplinës së njohur individuale ose personale, është morali dhe pushteti i njeriut mbi vetvetën së bashku me pushtetin e tij moral, profesional, intelektual dhe patriotik mbi të tjerët përmes edukatës, kulturës, moralit, karakterit, displinës dhe traditës së tij personale, familjare, profesionale etj. Përderisa, caku, qëllimi, ideali, vizioni osde lajtmotivi kryesor i evolucionit, emancipimit dhe civilizimit të përgjithshëm njerëzor, shoqëror ose qytetar, janë pushteti mbi natyrën dhe ambientin e njohur jetësor ose qytetar përmes arsimit, shkencës dhe teknikës. Në këtë sfond të njohur lukrativë, eksplorativë dhe kompetitivë, kulturës dhe mjetëve të njohura të informacionit u përkasin ose takojnë njeriu, populli(kombi), shteti, etnia, arti, arsimi, shkenca, teknika, industria, ekonomia, politika, diplomacia, ushtria, policia, filozofia, sociologjia, psikologjia, politologjia ,qytetët, fshatrat ose vendbanimet e ndryshme, kultura urtbane dhe ajo rurale etj.etj.

E dyta: Fusha dhe arti kryesor i bordit të njohur editorial dhe redaksional i gazetës nacionale "Bota Sot", gjatë këtyre 22 vitëve të daljes (botimit) ose editimit të saj, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë liria (çlirimi), shteti, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i përgjithëshem shteteror, nacional, teritorial dhe politik i Kosovës dhe shqiptarëve.

E treta: Të gjithë ne jemi thjeshtë aktorë, akterë ose protagonistë të ndryshëm të ngjarjes ose ndodhjes që tentojmë të kontrollojmë dhe menaxhojmë fatin, karieren, imazhin ose reitingun tonë publik ose mediatik përmes punës, angazhimit ose kontributit tonë optimal ose maksimal. Në veprojmë ose reagojmë duke u bazuar në atë se si na shohin, njohin, pranojnë dhe respektojnë të tjerët. Respektevisht, shoqëria e gjërë njerëzore ose qytetare. 

Në të kundërten, ajo që i bën të padurueshëm ose tepër xheloz, infantil dhe patologjik njerëzit me njeri tjetrin, është paaftësia e tyre për të pranuar dhe duruar vetminë dhe vetveten e tyre në të. Gjegjësisht, paaftësia e tyre për të njohur, pranuar, duruar dhe përballuar lirinë dhe përgjithësitë e saj së bashku me arritjet, suksesët ose rezultatët e larta të dikujt tjetër. 

Ndryshe nga kjo, mënyra më efektive për t´i shkatërruar dhe asimiliuar njerëzit, popujt ose kulturat e ndryshme gjithandej globit, sipas George Orwellit, është t´ua mohosh dhe shkatërrosh të kuptuarit, menduarit dhe besuarit e tyre në lirinë, në suksesin, të kaluaren, historinë, kulturën dhe traditat e tyre. 

"Shumica e njerëzve nuk dëshirojnë të jenë ose jetojnë të lirë, sepse liria përmban edhe përgjegjësi dhe obligime të larta morale, ligjore, shtetrore, nacionale, politike etj. Ndaj, shumica e njerëzve frikësohen nga përgjegjësia dhe preferojnë robërinë e qetë." (Me fjalët tjera të Zigmund Frojdit).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat