Ditë e shenjtë për Kosovën!

Opinione

Ditë e shenjtë për Kosovën!

Nga: Dr. Albina Deda Më: 12 qershor 2017 Në ora: 16:19
Dr. Albina Deda

Sot në 18-vjetorin e futjes së trupave të NATO-s në Kosovë një lajm i mirë vjen për shqiptarët. Koalicioni i clirimtarëve, nën kryesimin e Kadri Veselit dhe më të nominuarin për kryeministër Ramush Haradinaj, është fitues në këto zgjedhje. Ky fakt për mua ka rëndësi historike. Rëndësia nuk qëndron tek drejtimi i pushtetit ekzekutiv. Ajo që vlen është bashkimi dhe unifikimi njerëzor e programor i çlirimtarëve të Kosovës. Sa shumë baltë është hedhur mbi luftën e UÇK-së.

Sa diversion e shpifje janë gatuar në kuzhinat e Beogradit e të Moskës për ata që u sakrifikuan e u vetflijuan për ditët e lira dhe Republikën e Kosovës. Sa gjygje kombëtare e ndërkombëtare u sajuan vetëm e vetëm për t’u hakmarrë për atë që hasmi shekullor humbi përgjithmonë!
 
Por e vërteta nuk humbi nuk u shua. Ajo jetoi bashkë me kujtimin e mijëra dëshmorëve e martirëve të Kosovës. Edhe në këto zgjedhje nuk ishte e lehtë. Luhej loja e madhe e influencës si qindra luftëra shekullore në fushë të Kosovës.
 
Dhe nesër Presidenti Thaëi thërret Ramushin për t’i dorëzuar mandatin e Kryeministrit. Kam besimin më të madh dhe publikisht e mediatikisht e kam shprehur në krye të herës se kjo është ditë e bardhë për Kosovën.

Së bashku me mandatimin e Ramushit dhe fitoren e Koalicionit PAN mbaron përgjithmonë ëndrra serbe për t’u rikthyer në trojet dardane! Tash Kosova ka zot. E Zoti dukët se po flet gjuhën tonë.

Autorja është deputete e PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat