Kërkesë deri te Kryeministri ri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev

Opinione

Kërkesë deri te Kryeministri ri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev

Nga: Sulejman Mehazi Më: 6 qershor 2017 Në ora: 16:48
Sulejman Mehazi

I nderuar kryeministër i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, para se t'ua bëjmë kërkesat tona për hallet e problemet e mëdha arsimore trashëguar nga qeveria paraprake analfabete gruevskiane, për hair ju qoftë qeveria e re nën udhëheqjen tuaj, urime e suksese të pa ndalura qeverisjes suaj të viteve vijuese!

Pas shumë sfidave, vështirësive, padrejtësive, nënçmimeve e mposhtjeve të mësuesve e profesorëve nga qeverisja  e prapshtë VMRO-BDI, me heqjen, shkëputjen, shuarjen e provimeve eksterne, nga qeveria juaj e re, ua kthyet dinjitetin, autoritetin dhe respektin mësuesve dhe profesorëve të shkollave të mesme. Pikësëpari ju falenderojmë për hapat e para  dinjitoze e autoritative ndaj këtij profesioni të ndieshëm arsimor. Keni dhe shumë punë për të bërë, pasi arsimi është zhytur në  hilen e paditurisë e pandershmërisë. I nderuar kryeministër Zoran Zaev, Maqedonia e juaj, sa është e korruptuar, e vjedhur, e dergjur e shkatërruar materialisht, ekonomikisht e drejtësisht, po aq bile dhe më shumë shpirtrisht, mendërisht e shkencërisht.

Kërkesa jonë i drejtohet Ministrisë suaj të Arsimit me këto pika vijuese:

-Çfarë do bëhet me profesorët universitarë të cilët magjistraturat dhe doktoraturat i kanë të lyera e të përlyera me kopypastë, marrje mito, shitje diplomash, temash e disertacionesh doktoratash.

-Si është e mundur, që profesorët universitar të VMRO-së e BDI-së, mbrenda afatit kohor dyvjeçarë, jo vetëm të magjistrojnë, por edhe të doktorojnë, njëkohësisht. Si argument e marrim, vendimin tim të magjistraturës dhe të kandidatëve kolegë, BDI-sta, të cilët nisëm në një kohë studimet e magjistraturës, por ata për dy vjet jo që magjistruan, por edhe doktoruan, gjer sa ne magjistruam me procedurë të rregull pas doktoraturave të tyre. Ja Vendimi:

UNIVERSITETI SHTETËROR I TETOVËS

FAKULTETI FILOLOGJIK

PROGRAMI STUDIMOR-GJUHË DHE LETËRSI SHQIPE

Në bazë të nenit 6 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për arsim të lartë(G. Zyrtare e RM nr.51/07), në bazë të nenit 183 të Ligjit për arsimin e lartë(G. Zyrtare e RM nr.35/08), në bazë të Vendimit të Këshillit për Akreditim të studimeve master nr.SI-12 të datës 13.05.2008, në bazë të neneve 177,180 dhe 185 alineja 4 të Statutit të Universitetit Shtetëror të Tetovës, pas mbrojtjes publike me sukses të punimit të magjistraturës, të kandidatit SULIMAN MEHAZI me titull: LASGUSH PORADECI PËR POEZINË me datë 23.12.2011 dhe në bazë të përgjigjeve në pyetjet e parashtruara nga Komisioni profesional për mbrojtjen publike të magjistraturës sillet:

                      VENDIM

Kandidati SULIMAN MEHAZI, nga Komuna e Tetovës fitoi gradën shkencore MAGJISTËR I LETËRSISË SHQIPE

Komisioni profesional në përbërje:

1.Prof. Dr. Agim Vinca - mentor, nënshkrimi

2.Doc. Dr. Ejup Ajdini - kryetar, nënshkrimi

3.Prof. Dr. Salajdin Memeti - anëtar, nënshkrimi

      Dekani

Prof. Dr. Arbër Çeliku, nënshkrimi      

Tetovë, më 23.12. 2011      

Vendim dokumentin e magjistraturës sime ua shkrova, vetëm për të ditur se mos vallë ky akt-vendimi është i dyshuar

apo i rregull, Akreditimi i studimeve fillon më 13.05.2008 me nr.SI-12, kurse mbrojtja publike e magjistraturës më datë 23.12.2011, pra 3 vjet e 7 muaj studim.

Po çfarë do themi për personat që fillojnë magjistraturën  më 13.5.2008 e doktorojnë më 2010-11, plus bëhen Docentë.

-Çfarë do bëhet me profesor?t universitar që kanë magjistruar në elektroteknikë, ekonomi, drejtësi, apo diç tjetër, e kanë doktoruar në filologji, filozofi, politikë?

-Ka magjistruar në gjuhë, doktoron në letërsi?

-Çfarë do bëhet me profesorët universitar që ligjërojnë mbi tri lëndë, sa gjenial profesorë?

-Çfarë do bëhet me ne magjistrantët e gjorë jo partiak që punojmë n?për shkolla të mesme e fillore me "Marrëveshjen kolektive", VMRO-BDI-ste, të rrogave të barabarta  të magjistrantëve shkencor me ato të normalistëve e shkollave të larta. A është drejtësi kjo, kryeministër, magjistrantët të marrin rrogë të barabartë me normalistët, magjistri  shkencës a s'merriton rrogë më të madhe, zot?ri kryeministër Zoran Zaev.

Prandaj, Ministria juaj e Arsimit me anë të ispektoriatit duhet verifikuar gjithë profesor?t universitar për rrjedhën e studimeve të rregullta, për shkak se gjatë shirave 10-15 vjeçare të VMRO-së e BDI-së, prof. Dr-të janë shtuar e bërë si këpurdha partiake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat