Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë dhe ndëshkimi i klaneve të prontove dhe të haraqit

Opinione

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë dhe ndëshkimi i klaneve të prontove dhe të haraqit

Nga: Haki Latifi Më: 6 qershor 2017 Në ora: 16:19
Ilustrim

Ka shumë arsye që argumentojnë fitoren e LDK-së në Zgjedhjet e 11 qershorit 2017.

LDK-ja, si parti e vlerave tradicionale dhe e vizionit modern-bashkëkohor është dëshmuar për angazhimin e vet shumëvjeçar në drejtim të realizimit të vullnetit politik të popullit të Kosovës, për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe të integruar në Bashkimin Evropian dhe duke ndërtuar lidhje të veçanta me SHBA-të.
Së këndejmi, vazhdimi i qeverisjes së PDK-së nënkupton vazhdimin e sundimit të SHIK-ut,  për më tepër, vazhdimi i qeverisjes së vendit tonë nga PDK-ja/SHIK-u nënkupton se dyert e Evropës do të jenë edhe më tej të mbyllura për ne, ndërsa qytetarët tanë do të vazhdojnë të presin me javë e me muaj të tërë për një vizë shëngen, përderisa vendet e rajonit problemin e lirisë së lëvizjes e kanë harruar kaherë.

LDK-ë dhe partnerët e saj për zgjedhjet nacionale, garojnë me ofertën e koalicionit të shpresës dhe besës duke u bërë bashkë të vendosur të ndëshkojnë klanin pronto dhe të haraqit.

Madje, cilësori “i ri”(Fillimi i Ri) është shenjues tipik i lëvizjeve të majta. Po ky mbiemër/cilësor është vënë në sloganin e dy partive “të djathta” të vendit, PDK dhe AAK.

Slogani i PDK-së de-fakto është një vazhdim i njëjtë dhe ka lidhje të forta me klanet dhe protagonistët e krimit politiko-ekonomik, si me "Devollin" dhe afera të tjera. Andaj, "Fillimi i Ri" është vetëm një frazë boshe, reklamacionit apo propagandës që PDK-ja e ka në Kosovë, ku pas tyre do ta rendisja "Vetëvendosjen, e cila me Maninë e saj, se “ne mundemi edhe pa ndërkombëtarët, ta konsolidojmë shtetin e brishtë të Kosovës”, duke pasur armatën vrastare të SHIK-ut në shtet e pushtet, është utopi. Vrasja e së ardhmes së kësaj shoqërie nga klani 'Pronto', me një komunitet të vogël servilësh, është imperativ i kohës që t'i gjykojë drejtësia, e për krimet që ia kanë bërë vendit ta vuajnë dënimin e merituar.

Prandaj, LDK më 11 qershorit 2017 do ta konfirmojë besimin e qytetarëve të Kosovës sepse tashmë është bërë pjesë e pandashme e jetës së secilit qytetarë.
LDK-ja, si parti e vlerave tradicionale dhe e vizionit modern-bashkëkohor është dëshmuar për angazhimin e vet shumëvjeçar në drejtim të realizimit të vullnetit politik të popullit të Kosovës, për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe të integruar në Bashkimin Evropian dhe duke ndërtuar lidhje speciale me SHBA-të.
LDK ka treguar aftësi më shumë se kushdo tjetër në ndërtimin e institucioneve representative dhe funksionale dhe ka traditë institucionale dhe udhëheqëse.
LDK-ja, anëtare e Partive Popullore Evropiane, e cila bashkon subjektet më të fuqishme politike të Evropës, prandaj, duhet të votohet pa hezitim më 11 qershor, në mënyrë që fryma e saj, fryma e demokracisë së djathtë evropiane të triumfojë edhe në Republikën e zaptuar të Kosovës.

LDK-ja do të fitojë shumicën apsolute sepse ka kapitalin e mjaftueshëm politik, ka forcën mendore dhe fizike që ta jetësojë programin nacional të saj për fuqizimin dhe integrimin e shtetit të Kosovës. LDK-ja duhet të fitoj sepse ofron zgjidhje konkrete për të gjitha problemet dhe hallet me të cilat ballafaqohet shoqëria jonë. Ekonomia, Arsimi, Shëndetësia, Kultura, Sporti dhe çështjet sociale përbëjnë kaptina të veçanta në objektivat programore të LDK-së. Rinia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i LDK-së edhe në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar.

Të rinjtë presin të punësohen sipas profilit të përgatitjes profesionale dhe nuk gjejnë hapsira të punësohen, kjo është si rezultat i një programi jo te mirë të mirë të  qeverisjeve të shtabit të Prontove.

Problemi i papunësisë zgjidhet vetëm duke ndryshuar strategji, kjo është strategjia e të dhënit mundësi alternativës më të mirë të LDK-së dhe kandidatit të saj për kryeministër z. Avdullah Hoti për të vënë në  jetë programin e tij për një qeverisje të mirë me ekspertët më të mirë të të gjitha profileve që posedon LDK-ja. I cili në mandatin e tij si Ministër i Financave, ka krijuar një qëndrushmeri ekonomike, për reformat fiskale, anëtarësimin e Kosovës në mekanizma ndërkombëtar.

LDK-ja do ta zbatojë në praktikë platformën nacionale për edukimin, zhvillimin dhe avancimin e brezit të ri në vend. Dhe ç’është kryesorja, Programi i LDK-së nuk do të mbetet në letër sepse LDK-ja në formacionin e vet ka ofruar njerëzit më të dëshmuar, më të zotë që do t’i dalin në krye mandatit të ardhshëm me sukses. Janë pikërishtë këta njerëz që me Frymën e filozofisë Rugoviane dhe të Fitores së madhe e cila ka përfshirë të gjithë Kosovën me ndihmën dhe besimin e qytetarëve të Kosovës.

Unë besoj fuqishëm që qytetarët e gjithë Kosovës, më 11 qershor, së bashku me partnerët e koalicionit do të dëshmojnë se dinë t’i çmojnë vlerat e mirëfillta, për të cilat sot ka shumë nevojë Kosova.

VOTOJENI, PRA, LDK-në, NË MËNYRË QË VENDI YNË TË QEVERISTET NGA QYTETARËT E KOSOVËS!
VOTOJENI LDK-në, NË MËNYRË QË REPUBLIKËN E KOSOVËS TË MOS E SUNDOJNË MË KURRË NJERËZIT QË MARRIN URDHRA NGA KAPOT E KRIMIT!

VOTOJENI LDK-në MË 11 QERSHOR 2017, NË MËNYRË QË MENGJESIN E SË NESËRMES TË NDIHENI TË LIRË!

Voto LDK 16
Jepi vlerë dinitoze votës së qytetarit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat