Sikur të mbaheshin vetëm një palë zgjedhje në këto troje!?

Opinione

Sikur të mbaheshin vetëm një palë zgjedhje në këto troje!?

Nga: Dedë Preqi Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:47
Dedë Preqi

Historia e vërtetë e shqiptarëve është e denjë e vuajtjeve të veta dhe vlerave si faktorë real, e cila e mbushur me plot dëshmi  e fakte e tejkalon çdo kufi të njerëzores, në qëndresën dhe rezistencën e saj ndaj pushtuesve të ndryshëm, si edhe ndaj pazarëve të fuqive të mëdha, të cilët e ndanë dhe copëtuan pa mëshirë nga trojet e veta.

Mënyra se si e pranuan shqiptarët fatin e vet me gjitha ato vuajtje të vështira, që ia imponuan të huajt dhe agresorët, ky popull mbetët i guximshëm, i denjë dhe popull fisnik, i cili në luftën e vet për vetëmbrojtje, ia dolën ta fitojnë lirinë e tyre që u kushtoj shumë shtrenjtë dhe të mbajnë ato vlera të cilat i sollën vuajtjet e tyre, por të ndarë dhe të copëtuar sipas ëndjeve dhe dëshirave të fuqive të mëdha.

Në çdo vend të botës, njeriu mund të konfrontohet me fatin e vet, por nuk është e tepër të thuhet se, shqiptarët në fatin e tyre janë të goditur më së shumti në gjitha periudhat kohore dhe kanë rënë viktimë e ndikimit degjenerues të okupatërëve të ndryshëm dhe të vazhdueshëm, me pasoja të pafundme, duke ia imponuar lirinë, ideologjinë, religjionin dhe shumë elemente të tjera, të cilat atakohen me trashëgiminë, traditën dhe kulturën shqiptare.

Mirëpo, një përgjegje e kapshme për të gjitha këto të bëma ndaj këtij populli do të ishte se, shqiptarët rezistuan pa reshtur me qëndrimin e tyre ndaj agresorëve të pa mëshirshëm edhe ashtu të ndrydhur e të ç’ndrydhur nga fuqitë e mëdha të Evropës dhe botës, depërtuan deri këtu ku janë sot.

Ndërsa Evropa, shumë pak dhe me hapa të vegjël ka filluar ti përmirësojë gabimet e veta me shqiptarë, e cila po të kishte vepruar më herët, që këtij populli t’ia lejojë « rriskun »  e vet ta gëzojë, nuk do të kishte nevojë me ndërhy në Kosovë, fuqia e NATO-s, që përveq dëmëve njerëzore dhe materiale të kësaj popullate, kjo forcë ka shpenzuar një kosto marramendëse nga gjitha aspektet.

Edhe pse një Trung shqiptarë i ndarë në disa copëza të vogla, ky popull nuk heqi dorë kurrë nga rrënjët e veta dhe ndaj parimëve e vlerave kombëtare. Por, do të ishte gabim të mendojmë se, ky popull do të ishte liruar vetë, apo nuk i nevoitej një përkujdesje e një miku të madh dhe miqve të tjerë ndërkombüetarë, për të ardhë deri këtu ku jemi sot.

Sot, në këto ditë të qershorit 2017, Shqipëria dhe Kosova, i mbajnë të ndara dy palë zgjedhje qëndrore, që do të thotë se, historia e tyre vazhdon jetën politike dhe Institucionale në dy shtete të ndara, duke e kuptuar se përveq minoritetëve të ndryshme, shumica, apo përqindja më emadhe  e kësaj popullate është shqiptare.

Shqipëria dhe Kosova, njëra dhe tjetra, kurrnjëherë nuk kanë propaganduar, apo që e kanë në programet e veta një etnitet të pastër, apo një « Shqipëri të pastër etnike », por gjithmonë duke respektuar të drejtat e një etnie tjetër brenda kufinjëve të vet, dhe duke ëndërruar  për SHQIPËRINË  e vet, mbrenda trojeve të veta, pa i cunguar kufinjt e asnjë fqinji të vet, vetëm sikur ishte më parë gjatë krijimit të saj gjeografik dhe historik.

Për fajin e kujna Kosova ka mbetur akoma peng i krijimit të lirshëm të Institucioneve të veta, apo peng i zbatimit të Kushtetutës dhe shtrirjen e saj në tërë teritorin e vendit ? Përsëri të gjitha fajet duhet ti bartë vetë Evropa dhe Bashkësia Ndërkombëtare, nëse mendohet për një Evropë të lirë dhe të qetë, sepse edhe më herët, por edhe në kohën e çlirimit të Kosovës, këto ndikime përbënin komponentët kryesor dhe dëshmitarët historik të shumë  ngjarjeve dhe atë të fundit në Kosovë, e cila ishte më tragjike, që mbahet mend mbas Luftës së Dytë Botërore, prandaj, edhe sot, duhet të merrën parasysh dhe me seriozitet sjelljet dhe ndërhyrjet e pa drejta dhe arrogante të Serbisë, ndaj çështjeve të brendshme të Kosovës.

Është e vërtetë se në politikë janë nisë plot njerëz, ( me përjashtim) ka edhe sharlatana politik, të cilët janë hy në politikë si « argatë » për shkatërrimin e vendit, edhe pse Kosova, ka njerëz të aftë të dijës dhe kulturës,  por janë disa vendime me rëndësi shtetërore, ku vendimet kryesore për krijimin e Instuticioneve, duhet të mirren në mënyrë të pa anëshme, duke marrë edhe propozimet e minoritetëve, sikur që është vendimarrja për krijimin e Forcave të Ushtrisë së Kosovës,  dhe tjera, me çrast, minoriteti serb e manovron të kundërtën, duke marrë vendimet e Beogradit, që të pengojnë procesët që janë në dobi të këtij vendi.

Prandaj, Kosova po mbetët peng dhe i shumë proceseve tjera të vendim-marrjeve, apo në këtë mënyrë të stagnimit të zhvillimit të saj në proceset demokratike të vendit, të cilat po i kushtojnë me të madhe këtij populli, që një pjesë të fajit duhet ta pranojmë vetë nga menagjerët e dobët politik dhe të pa aftë, por burimi i vendimëve të disa proceseve politike dhe me rëndësi për Kosovën, që rrjedhën e vendimëve duhet ta thithin nga  Evropa, janë si një lloj « supërmarketi », që brenda tij, nuk ka gjëra dhe ushqime, që i prek dhe shijon populli i Kosovës, për nevojat e veta.

Dhe të jemi optimist, apo të pa brengosur për ardhmërinë tonë, shikuar edhe në pikpamje historike, populli shqiptarë ka të drejtë natyrore të përpiqet, jo të pushtojë lirinë e të tjerëve, por ta pushtojë vetëm lirinë e vet, duke e mos brengosur shumë e kaluara, por edhe e tanishmja, dhe fatin e vet ta mbajë dhe peshojë në supët e veta.

Sikur të mbahëshin vetëm një palë zgjedhje në këto troje, do të ishte më mirë dhe më lirë për këtë popull dhe për tërë demokracinë shqiptare, do të ishte më mirë edhe për tërë rajonin, do të ishte më mirë edhe për Evropën, që ta heqë këtë barrë prej supave të saj, sikur që thoshte dikur… Edhe pse liderët shqiptarë të të dyja anëve nuk do të ishin pajtuar për pushtet, por mund të thëm se, ne jemi një popull i sinqertë, i beson kombit, që lidhet me fjalën dhe gjakun e pa ndarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat