NATO do të qëndrojë për gjithmonë këtu - pohonte Dr.Ibrahim Rugova

Opinione

NATO do të qëndrojë për gjithmonë këtu - pohonte Dr.Ibrahim Rugova

Nga: Haki Bunjaku Më: 23 mars 2017 Në ora: 15:16
Haki Bunjaku

Presidenti Dr. I Rugova thotë:-NATO është armata jonë private.

I pyetur sa do të qëndrojë NATO në Kosovë?

Përgjigja:

Përgjithmonë,sepse edhe ne një ditë do të jemi pjesë e NATO-s

-A keni frikë?

I.Rugova: “Do të doja të shihja një njeri që është indifferent ndaj këtyre kërcënimeve.Por,si politikan duhet të pranosh këte rrezik. Vrasja e fundit ishte drejtuar direkt kundër zyrës sime dhe kundër meje”.

-Normal se ky është një ogur  i zi për zgjedhjet e ardhshme. Këto grupe kanë për qëllim që përmes akteve ekstreme të dhunës të pengojnë zgjedhjet.

Ndonëse këtu janë implikuar njerëz të caktuar nga SHIK-u I UÇK-së,I.Rugova si inteligjent dhe njeri i luftës me mjete paqësore, nuk nominon askënd, sepse duhet ta ruaj potencialin popull, duke e shmangur luftën civile.

Këto ekstremitete të dhunës janë yshtur nga renegati e tradhtari akademik,Rexhep Qosja,që në prapaskenë është mjaft i rrezikshëm.

Është, siqë thuhet,nëna e qenit.

Shumë vrasje janë krye me ndërsymjen e Qosjes. Nërsa, Adem Demaçi, si paranoik me atë qëndrimin shalltapallta,ua ka mbajt isonë ekstremistëve kundër presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

Edhe njëri edhe tjetri halë në sy e patën Dr.Ibrahim Rugovën,nga shkaku i gjelozisë,që e lakmonin për guximin,mençurinë e sukseset.

Një ilustrim:

Në një të pame,kur duelëm me u mbath e me shkue nëpër shtëpia,një barkmadh nuk mund u lakonte me u mbath dhe i kishte penguar të tjerët,pasiqë ishte i pari dhe e kishte zën derën.

Po thotë:-Allah ndihmo!Njëri që ishte pranë i tha,mbathu se Allahu ka punë me të mençura.

Demaçi me Qosjen mbetën në delirium,ndërsa Dr.Ibrahim Rugova nuk ua varrte dhe nuk merrej fare me ta; e që prapë vie në shprehje RREFUZIMI ESTETIK.

UÇK-në në instancat ndërkombëtare e mbrojti më shumë se do të mbrohej vetë UÇK-ja.

Kur e pyesnin për UÇK-në,thoshte djemt jan frustruar nga kërrcënimet dhe nga shtetrrethimi, prandaj veprojnë në vetëmbrojtje dhe,normalisht që çdo gjë nuk mund të kontrollohet.

UÇK-ja u themelue karshi situatës në robëri e nga terrori sërbofashist.

Unë e konsideroj vetën komandat të UÇK-së dhe i të gjithëve!

Situata nuk na lejon të kemi fërkime e përçarje armiqësore mes vete.

Presidenti në vazhdimësi mbronte idealin e patundur për shtet të pavarur,të cilin e realizoi,por vetë,fatkeqësisht, nuk e priti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat