Me të vërtetë, sa jemi?

Opinione

Me të vërtetë, sa jemi?

Nga: Rahmi Veliu Më: 23 mars 2017 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Ku ta dish për të saten herë është parashtruar kjo pyetje se sa është numri i shqiptarëve në Maqedoni? Pyetje që edhe sot nga politikanët maqedonas bëhet. Përndryshe të dhënat zyrtare tregojnë se sipas regjistrimit të fundit të mbajtur në vitin 2002 në Maqedoni shqiptare ka 509.083 banorë ose 25.2 për qind. Disa politikan ky numër u duket i madh por koha tregon se ky numër as për së afërmi nuk përputhet  me realitetin. Sa e sa herë është theksu se shqiptarët kanë shtim më të lartë natyrorë në Maqedoni. Por për nga numri nuk janë aq. Shume herë ata me shtim me të ulët janë rritur më shumë se ata me shtim më të lartë.

Marrë në tëresi me numrin e popullsisë është manipulu. Është manipulu para luftës se dytë botërore, manipulohet edhe sot. Se me këtë numër të shqiptarëve manipulohet do të theksoj një të dhënë të një demografi të huaj i cili do te theksoj: “Në Maqedoni nuk jetojnë 136.752 banorë shqiptarë (1912-1913), por jetojnë 194.195 shqiptarë” (A. Selishqev me origjine ruse, jeton dhe vepron në Bullgari, me sakte ne Sofje). Me tutje dyshohet në numrin e shqiptarëve se është nën realen sepse të dhënat nuk perputhen me shtimin natyrore si me te dhënat e disa asociacioneve ndërkombëtare te cilat do ti parashtroj me poshte. Nderkaq maqedonasit  me të madhe theksojnë se në Maqedoni nuk ka 25.2% por nuk jane as 15% shqiptarë. Vetëm e dhena e Selishqevit tregon per një dallim te numrit 136.752 ndaj te dhënës së demografit të theksuar më larte ka një diferencë prej 57.443 banorë shqiptarë, numër që tregon se nuk është “fare” i vogël me 136.752. Ky numër më tutje do të bëjë debalansimin e shtimit natyrorë të popullsisë. Megjithekëëe sa për analizë i kam marrë tab. Nr. 1 të dhënat zyrtare , ndërkaq ne tab. Nr. 2 i kam paraqitur të dhënat sipsa shtimit natyrorë të popullsisë shqiptare te Maqedonisë.

Image
Tabela numër 1.

Në tabelën numër 1 janë parashtruar regjistrimet e zhvilluara pas luftes se Dytë botërore. Nga tabela shihen të dhëna zyrtare për levizjen e numrit te popullsisë gjatë regjistrimeve 1948, 1953, 1961,1981, 1971, 1991,dhe regjistrimi i fundit 2002. Është dhënë viti i regjistrimit, numri I pergjithshëm i popullsisë së Maqedonisë dhe levizjen zyrtare të popullsisë shqiptare. Në këtë të fundit, numrin zyrtarë te shqiptarët e Maqedonisë , me theks të vecantë gjatë regjistimit të viteve 1948 kur prej 177.375 banorë shqiptare në vend të shtohet numri i kesaj popullate tregon rënie edhe atë në 162.524 që do të thotë ky numer  (177.375) është zvogluar për 14.851. Ky është si rezultat i migrimeve te jashtme . Si që na është e njohur në periudhën 1948 e deri në vitin 1961 shume shqiptarë nën trusninë sllavo-komuniste u shpërngulën dhe u vendosën ne Turqi. Pasojat e kësaj shpërngulje do të ndihen deri në vitin 1971 , kur përqindja do të arrijë atë të vitit të regjistrimit 1948 (17.0%)

Më lartë theksuam se shqiptarët kane shtim më të lartë natyrorë në Maqedoni e cila mund të merret edhe si masë për ta demantuar të dhënën zyrtare  të levizjes së numrit të popullsisë shqiptare. Ja se si do të duket kjo tabelë e levizjes së numrit të popullsisë shqiptare në Maqedoni:

Image
Tabela nr. 2.

Nga sa shihet , dallimi në mes të dhënave zyrtare dhe kësaj sipas shtimit natyrorë është dukshëm i madh, pa “pardon” duhet te pajtohet cdo demograf  me atë se u kanë hy në “hak”  shqiptarëve. Se kjo e dhënë sipas shtimit natyrorë është i saktë do të jap edhe disa te dhëna të tjera me të cilat disponoj. Ja këto të dhëna që tregojnë se në regjistrimin e fundit (2002)Maqedonia ka pasur 728.153 banorë shqiptare.

Në konferencën për shtyp në press qendrën në Beograd, Ante Popovski pohon se në Maqedoni ka pasur 600.000 shqiptarë (1981). Te theksoj se sipas te dhënave zyrtare ne vitin 1981 në Maqedoni ka pasur 377.208 banorë shqiptare. Kjo tregon se dallimi në mes te dhënës zyrtare dhe atij te shtimit natyral është 222.792  banorë ose per 58.9 % më i madh se ajo zyrtare.

E dhëna tjetër është se në vitin 2002 në shkollat fillore ka pasur gjithsejt 260.000 nxënës shqiptarë prej tyre kanë qenë 87.000 ose 33.5 %. 

Kjo Tregon se nëqoftëse e shumëzojme me numrin e pergjithshem te popullsisë prej 377.208 na del se në ate kohe  (2002) ka patur 639.560 banorë shqiptarë në Maqedoni dhe jo 377.208 sa janë te dhenat zyrtare. Kur kësaj të ia shtojmë edhe ate se në Maqedoni ka nxenës që i ndjekin mësimet ne gjuhën maqedonase ose disa te tjerë në klasën e V, VI, VII, dhe VIII i ndjekin ne gjuhën maqedonase atëher ky numër duhet të jetë edhe më i madh!

Saubi Jakupi zevendës i KZ theksoi: “Ne Maqedoni ka 530.000 votues shqiptarë”. Kjo do të thotë se 60 % e shqiptarëve i takojne grup-moshës 18 vjet e mbi ndërkaq grup moshës prej 0-17 vjet ketij grupi i takojne 40 %. Ketij grupi i takon 212.000. (530.000+212.000=742.000). Pra në Maqedoni ka 742.000 shqiptarë dhe jo 509.083 sa kanë qenë në vitin 2002.

 BBC vërteton së në Maqedoni ka 750.000 shqiptarë.

Ëikipedia thekson se në Maqedoni ka 750.000 shqiptarë, nderkaq CIA thekson se në Maqedoni ka afer nje (1) million shqiptarë. Si që shihet “ te gjitha rrugët cojnë në Romë”. Te gjitha këto të dhëna sillen afër shtimit natyrorë te popullsisë shqiptare në Maqedoni (728.153 banorë shqiptarë).

Pra jo vetëm që nuk ka 25.2 % shqiptarë dhe aq me pak si që theksoj (“nuk ka as 15%shqiptarë”) nuk mban. Pra ja realiteti për numrin dhe perqindjen e shqiptarëve dhe numrin e tyre në Maqedoni.

 Keta llogari të bera më lartë deri ne vitin 2002 , por pas vitit 2002 kanë kaluar vite të plota dhe brenda ketyre viteve popullsia shqiptare dhe jo vetem ata , por edhe të etniteteve të tjera në Maqedoni është rritur, në bazë të shtimit natyrorë për 15 vjet, ky numër prej 728.153 do të rritet në një shtim natyrore prej 19.9 promil në 945.505 banorë shqiptarë. Pra i afrohet të dhënës se CIA -se së Amerikes, afer 1 (një)  milion shqiptarë jetojnë në Maqedoni. Si që shihen nuk janë të dhëna kuturu , por jane te dhëna të argumentuara . Nuk thuhet kot: ” Para argumeneteve edhe zoti hesht”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat