Porosi, për Protestën e Lulëzim Bashës!

Opinione

Porosi, për Protestën e Lulëzim Bashës!

Nga: Fadil Maloku Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 20:47

Protestat paqësore, nuk janë veç: - demonstrim pakënaqësie; (statusore, sociale, politike, ideologjike, etj.);

- as veç rebelim; (ndaj padrejtësive, e pakënaqësive të ndryshme);

- as veç shprehje civilizuese; (si nivel emancipimi dhe kulturë ndryshimi paqësorë);

- as akt i arratisjes së vetvetes; (nga problemet ditore)

- as satisfaksion social; (pra. mungesë e aktit të realizimit të vetvetes, grupit, apo komunitetit!)

Protestat, janë më shumë se kaq. Pra, janë;

- edhe kulturë demonstrimi; (sepse, dëshmojnë paqësimin përmes forcës se konsensusit) -

edhe fabrikë e pakënaqësisë; (sepse, zakonisht restaurojnë frustrimet sociale, politike, ekonomike, etj.)

- edhe formë e shprehjes së rebelimit,(sepse, shpesh mohohen te drejtat e garantuara me ligje te vendit)

- edhe satisfaksion moral e social; (sepse, arrihen ca caqe të synuara paraprakisht nga grupet e ndryshme morale apo sociale)

- edhe akt i arratisjes nga vetvetja; (sepse, pretendojnë largimin nga statuset e inkriminuara sociale, politike, ekonomike, etj. që i “prodhojnë” pushtetet autoritare)

- edhe... Duke i marr parasysh gjitha këto "përvoja" sociale, politike, ekonomike, etj., që i mesazhojnë protestat në cilësinë e preventives, e shumë herë edhe kurimit, i bie që ato definitivisht pretendojnë çlirimin nga: tëhuajsimi, eksploatimi, segregacioni, e sidomos” pronësimin” e drejtave të tjetrit, përmes fuqisë që e ofron pushteti!

Luli, mund ta rris potencën e protestës së Tij, vetëm nëse e shpërndan mesazhin e frustrimit dhe pakënaqësisë qytetare nëpër gjitha shtresat e shoqërisë shqiptare...! Ndryshe, duket që simbolika e përdorur për këto dhjetë ditë, do shkoj huq!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat