Projektet tona për pajtim më Serbinë

Opinione

Projektet tona për pajtim më Serbinë

Nga: Milazim Maraj Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 08:48
Milazim Maraj

Në vitet e 90-ta po themeloheshin partitë politike në Kosovë. Politika pluraliste në Kosovë ishte në fazën para embrionale. Në këtë fazë shumë kush mundohej që të futë elementin e vet të ndikimit. Kështu UJDI tentoi të fuste projektin e vet që ishte kupolë politike e Jugosllavisë. Për këtë qellim u organizua një tryezë rrumbullakët në Prishtinë. Por ajo që prishi punë,madje shumë,ishte themelimi i LDK. Ideja e Dr. Ibrahim Rugovës se nuk ka pluralizëm më parti të kufizuara, shpërtheu. Kështu pas LDK- u themeluan edhe parti, shoqata, lista qytetare, iniciativa qytetare etj dështoj UJDI projekt i Stipe  Shuvarit.                                         

Secila parti kishte platformën e vet, e cila pak dallonte nga LDK si parti e parë e themeluar. Për të pasur anëtarë duhej të tejkalohej LDK më kërkesa dhe aktivitete ambicioze. Forumi rinor ishte pjesë e aktivitetit politik të partive të formuara. Në krye të këtij forumi u vendos një kryesi më një qëndrim fillimisht të dyfishtë dhe më vonë pretendoi të del si parti. Partia Parlamentare e Kosovës. Udhëheqësit e kësaj partie në masë të madhe ishin nga simpatizant të UJDIT. Por sidoqoftë e organizuan një aktivitet që mori emrin “Ta varrosim të sotmen e dhunshme” në fillim ky aktivitet u duk si qesharak dhe i dështuar por pjesëmarrja  e Z. Adem Demaqi në organizim dhe përkrahje ngriti numrin në pjesëmarrje këtij aktiviteti. Po ashtu as LDK për shumë arsye nuk ishte e disponuar që ky aktivitet të dilte i dështuar. U improvizua një Tabut, pra nuk ishte arkivol por u varros. Në varrezat e Prishtinës ku u varros “E sotmja e dhunshme” foli kryetari i kësaj partie pak të shpallur, pak të pa shpallur dhe ideatori i projektit për këtë varrim abstrakt z. Veton Surroj etj.

Rrugës kur masa po kthehej në shtëpitë e tyre u torturuan u rrahën u fyen e çka tjetër; nga policia serbe. Pra “E sotmja e dhunshme nuk u varros”. Mesazhi për këtë aktivitet ishte i pa kuptueshëm. Kush ushtronte dhunë? Kush e varroste dhunën?. Nuk mund të varrosej dhuna që nuk e ka bërë. Dhunën duhej ta varroste Serbia. Kështu me këtë “varrosje abstrakte të dhunës” vlerësoheshim si pjesëmarrës në këtë dhunë. U krijua një mjegull që i shkon vetëm Ballkanit e që pati nevojë të sqarohet së ne jemi kundër dhune.  Ne nuk kemi ushtruar dhunë kurrë por po mundohemi të varrosim të sotmen e dhunshme që po e bënë Serbia ndaj shqiptarëve. Por edhe kështu shumë gjera dolën të pa qarta.

“Varrimi i të sotmes të dhunshme” e amnistoi dhunën shekullore te Serbisë mbi shqiptar. Tani filluan shkrime, analiza përgatitje për para projektet politike që shqiptarëve të u kthehet  autonomia që e kishin në kohën e Titos. Kjo kështu kuptohej, nga së nuk kërkohej të  varroset dhuna  shekullore serbe mbi shqiptar. Por dhuna e kufizuar e sotme. Sikur para sotit të mos kishte pasur dhunë ndaj shqiptarëve shumicë në Kosovë dhe çdo gjë të ishte në rregull. Efekti politik për këtë aktivitet nuk ishte në favor të shqiptarëve. Për të varrosur dhunën do të duhej të vinin kriminelët shtetëror të Serbisë. T'u kërkonin falje familjeve të dëmtuara. Të paguajnë për dëmet bëra. Të ndaleshin projektet kundër shqiptarëve, si minimizimi i numrit të tyre,falsifikimet historike për autoktoninë  e tyre.

Mohimi i të drejtave elementare të garantuara më konventën e OKB. Të pranojë fajësinë për krimet e bëra nëpër etapa të ndryshme të kohës. Konfiskimin e trashëgimive kulturore dhe natyrore. Të lironte  të burgosurit, intelektual, profesor e student. Të hiqte dorë nga manipulimi i serbëve në Kosovë, që këta të mos armiqësohen më fqinjët e tyre shqiptarë. Të pranonte konceptin human dhe demokratik për integrim etj. Kjo duhej  të ndodhte në praninë e forcave të mëdha ndërkombëtare, garantuese.

Kështu do të varrosej dhuna. Por ja që projektet e tilla nuk realizohen, nga së Kosova nuk ka gjetur gjuhën adekuate të komunikimit më Serbinë. Projekte për pajtim duhet të formoj Serbia dhe të i bënë lutje Kosovës.  Kosova duhet të i shqyrtoj dhe trajtoj këto projekte në dobi të popullit  të vet. Kështu i kontribuohet paqes në Ballkan dhe Evropë.

Çfarë do projekti që Kosova të bëjë dhe propozoi Serbisë për pajtim është i dështuar. Serbia pajtohet kur nuk ka rrugë tjetër. Projektet e tilla do të përfundojnë sikur “Varrimi i Të Sotmes së dhunshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat