Kosova në NATO

Opinione

Kosova në NATO

Nga: Seremb Gjergji Më: 30 janar 2017 Në ora: 23:34
Seremb Gjergji

NATO duhet ta shoh ndryshe Kosovën. Aq sa ka Kosova nevojë për NATO-n; edhe një (1) herë më shumë ka nevojë NATO për Kosovën. Anëtarësimi i Kosovës në NATO, jo vetëm që e forcon integritetin territorial të Kosovës, por edhe integritetin territorial të vet NATO-s.

FSK-ja e dalë nga vet përgatitjet, monitorimi dhe mbikëqyrje e hapa pas hapi nga NATO, tregon se jemi gjati për NATO. Anëtarësimi i Malit të Zi është indikator i qartë se është radha e Kosovës; para Bosnjës & Hercegovinës dhe para Serbisë.

Por, edhe vet NATO; me krizat e reja nëpër BOTË dhe me konceptet e reja të zhvillimit të luftërave të afërta ka nevojë për një forcë të RE – vendi i FSK-së mbulon një hapësirë strategjike në Ballkan dhe në Evropë.

Kosova deri në verë duhet të jetë pjesë e Partneritetit për Paqë në NATO. Kështu hapet rruga që brenda 2 vjetëve për t’u anëtarësuar plotësisht në NATO për të zgjeruar sigurinë edhe përtej kufijve të Kosovës.

Kosova hyn në Partneritet me të gjitha reformat ushtarake të përfunduara dhe më një ri-organizim të strukturës Civilo-Ushtarake. Plani, uniforma, infrastruktura teknike dhe armatimi – të gjitha janë të reformuara me standard të NATO-s.

Reforma në FSK është bërë nën mbikëqyrjen e NLAT-it dhe është raportuar edhe nga NNAT-i. Komandantët e Forcës së Kosovës (KFOR) kanë aprovuar këto reforma dhe kanë vënë kritere për t’u avancuar gradualisht në secilin segment. Kosova është shumë më mirë në këtë fushë se edhe vet Mali i Zi. Por, edhe shumë para Serbisë dhe Bosnjës & Hercegovinës.

Megjithatë, fakti që Politika Kosovare nuk është UNIKE; na ndodhin të gjitha problemet dhe pengesat. Aktualisht edhe bora e zë Shtetin e Kosovës befasisht në dimër?!  

LDK, VV dhe AAK-ja në mandatin e kaluar kanë qene kundër themelimit të USHTRISË së Kosovës; mu për shkak të interesave politik. Nuk ka pasur UNITET.

FSK është e certifikuar nga NATO në 4 fusha shumë të rëndësishme; 1. KËRKIM-SHPËTIM; 2. DEMINIM; 3. SIGURI (SIGURIM); 4. MJEKËSI dhe është pranë certifikimit GJENIO (inxhinieri).

Por, ka edhe fusha të tjera në të cilat FSK mund të kontribuoj në NATO. Kosova në bashkëpunim me një (1) apo më shumë anëtarë të NATO-s operon dhe kuadër të brigadës së atij shteti. Përveç Amerikës; Gjermania dhe Anglia mund të jenë shtete potenciale. Ministria e FSK-së duhet të ketë në vend marrëveshjet bilaterale me këto vende. Ndërsa, Kuvendi i Kosovës duhet ta adaptoi ligjin e FSK-së me minimum 61 vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat