Serbia dëshiron të rikthej një union mes Kosovës, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë!?

Opinione

Serbia dëshiron të rikthej një union mes Kosovës, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi e Maqedonisë!?

Nga: Refik Hasani Më: 29 janar 2017 Në ora: 15:12
Refik Hasani

Populli Serbë sipas statistikave është një nga popujt që po zhduket më me shpejtësi, nëse vazhdon me këtë trendë të rrënjës së natalitetit atëherë nisja e ndonjë luftë eventuale nga Serbia do të ishte më fatale për vetë popullin Serbë.

Nëse Serbia vazhdon të pengon dhe kërcënoj edhe me luftë Republikën e Kosovës, duke vazhduar të mban nën ndikim si me  investime me miliona euro në mbajtjen dhe financimin e institucioneve paralele në Veri të Republikës së Kosovë.

Atëherë Serbia,

Dëshiron të tregoj që Kosova nuk është për shtet të pavarur. Por në këtë rast rrezikon shumë, duke këmbëngul në mos njohjen e Kosovës-ne Shqiptarët mundë të unifikohemi dhe të shpejtohet procesi i bashkimit të neve shqiptarëve  në një shtet të përbashkët që këtë Serbia nuk mundë të pengon. Vetëm Shqiptarët mund t’ia dalin për ballë Serbisë si dy popuj më të mëdhenj në këtë pjesë të Ballkanit. Serbia është duke harruar që nuk e ka lehtë sikur që na dëboi neve shqiptarëve që nga Nishi, Leskoci, Kurshmlia, Vraja etj. Serbia vazhdon të harron nuk mundë të luan lojra me propagandë, të shpallë luftë kundër neve  shqiptarëve dhe të dalë fitues sikurse që vazhdon diskriminimin në krahinën shqiptare në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Serbia është e humbur që në startë nëse është duke planifikuar invazion ushtarak në Mitrovicë  të  kësaj luftë të pashpallur por që ende po vazhdon.     

Nëse Serbia,

Vazhdon të mban nën ndikim  Republikën Sërpska duke paralizuar funksionimin e Federatës së Bosnjë Hercegovinës. Serbia dëshiron duke iu bashkuar Republika Sërbska e Bosnjë Hercegovinës Serbia të rritet e forcohet me territor dhe në aspektin ushtarak, normal të pamundësoj ekzistimin e shtetit të  Bosnjë Hercegovinës, në këtë rast do të goditet Kroacia dhe do të dobësohet  dhe kështu më lehtë t’ia dalë ballë me epërsi ushtarake Kroacisë. 

Nëse Serbia,

Vazhdon të mban nën ndikim dhe të kontrolloj Serbët në Republikën e Malit të Zi.Me këtë, duke shtruar ndikim përmes 35% ,që përbejnë Serbët në këtë Republikë dëshiron të rikthen prapë në ndonjë Federata apo Union Serbi-Mali i Zi ashtu si që ishin deri në muajin maj të vitit 2006.

Nëse Serbia,

Tani ka filluar të shtrij dukshëm ndikimin  e saj edhe në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Dëshmi më e fortë është deklarimi më 3 janar të vitit 2017, i Ministrit të Jashtëm të Serbisë, z.Ivica Daçiç, ’’Se Serbia ka gabuar që e ka njohur Maqedoninë’’. Sa më shumë forcohen si  element shtet formues Shqiptarët që të jenë të barabartë me Maqedonasit aq më shumë  Serbia do të rritë ndikimin që Maqedoninë  në këtë rast Maqedonasit shpëtim e kan vetëm rikthimin në ndonjë Federat apo Union Serbi-Maqedoni-Mali i Zi eventualisht Bosnjë Hercegovinë e Kosovë në një mini Federatë Jugosllave.

Nëse Serbia dëshiron këto katër,

Ëndrra t’i realizon përmes nisjes së ndonjë luftë ushtarake veçmas në Kosovë,  atëherë vërtet do të futet në një aventurë më të rëndë se në vitet  e 90-ta.Serbia me ndihmën e Rusisë vazhdon të frymoj e të ndihet si një superfuqi ushtarake nga ish Republikat e RSFJ-së. Mos të harrojmë se ekziston NATO-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat