Kur e ke dreqin kojshi gjitha të zezat vijnë varg e vi!...

Opinione

Kur e ke dreqin kojshi gjitha të zezat vijnë varg e vi!...

Nga: Dedë Preqi Më: 18 janar 2017 Në ora: 10:12
Dedë Preqi

Është lehtë të shkruhet, apo të shikohet nga këndi, nga cili do këndvështrim qoftë, nga lindja, apo perëndimi, nga veriu, apo nga jugu, por është dëm dhe turp të mos reagosh nga natyrat absurde dhe të shëmtuara, të cilat i kanosen kombit dhe shoqërisë tënde, gjegjësisht Kosovës dhe popullit të saj. Prandaj, fjala si mjet i shprehjes artistike, e ka edhe mundësinë e brendshme të rrëfesës së saj, e cila e ka një lloj të veqantë të rrëfimit të caktuar, apo shpjegimit të saj, dhe diç më shumë se komunikimi i rëndomtë i mendimeve, apo fjalëve që derdhën rrugëve e pijetoreve.

Thonte plaku i kohës, «Nëse e ke kojshinë e mirë, nuk ke nevojë për gardh oborri, por nëse e ke dreqin kojshi, gjitha të zezat vijnë varg e vi». Kështu edhe ne shqiptarët nuk kemi kah t’ia mbajmë, kur kështu ka filluar gjëneza e jonë gjeografike dhe gjeologjike, që nuk mundemi ta ndryshojmë, apo të dyndemi në një botë tjetër, ku mund të takohemi dhe fqinjëzohemi me fqinjë të mirë, prandaj gjithë kjo përplasje dhe gjithë kjo sakrificë e këtij populli për të drejtat e veta, është e drejtë dhe sakrificë njerëzore, e cila nuk mund të mohohet.

Duke menduar se dreqit kryesor iu sharruan brirët dhe pastaj edhe vet ai shkoj me brirë dhe me çka kishte me natyrën e tij, por harruam se pjella e dreqit shumohet, e cila përtërihet dhe  vazhdon rrugën e dreqit të parë, që po i rritën brirët ditë përditë, duke e trashëguar rrugën e tij djallëzore, por jo edhe njerëzore. Duke menduar se luftat kurrë nuk sjellën diçka të mirë njerëzimit, dhe as ajo që shkakëtoj Serbia për të shfryer mullajt e saj të shofenizmit dhe serbizmit të vet tragjik, duke shkakëtuar humbje të mijëra njerëzve të pafajshëm.

Çfarë don të arrijë Serbia me këtë vizion tragjik, duke ditur se e ardhmja e njerëzimit, por edhe e vet popullit serb, nuk mund ta ketë vizionin e të nesërmës, apo të një jete më të mirë në këtë mënyrë, për të ndërtuar të ardhmen e lumtur të shoqërisë dhe jetën e mundur të gjeneratave të reja, nga të cilët mund të dëgjojmë ofshamë dhe mallkime në adresë të jetës dhe fatit të tyre, duke mallkuar të kaluarën dhe vazhdën e saj të vrazhdë, e cila nuk jep rast të takohet në rrethana të tjera më të mira, në të cilat realizimi i ndjenjës dhe ëndërrës së saj nuk do të dukej aq i shëmtuar…

Duke përfshirë tërë këtë dramë tragjike të popujve të Ballkanit perëndimor, gjegjësisht të popujve që akoma i kanë të freskëta tragjeditë dhe gjenocidet e luftës, që i shkakëtoj Serbia, e cila edhe sot e kësaj dite nuk ndalet me veprimet e saj luftënxitëse, e ka domethënjën e një tuneli të errët, që nuk na qon dhe drejton më largë se edhe të ndonjë plasaritje edhe më e rëndë e më tragjike ne mes këtyre dy popujve, serb dhe shqiptarë, por edhe të popujve tjerë. Atëherë, kur duhet dashur, që ta kultivojmë dashurinë dhe bashkëjetesën me një harmoni njerëzore e fqinjësore, që nënkupton një zgjedhje e mundësisë së një jete më të mirë dhe më të begatshme, pa të cilën nuk ka cilësi dhe kuptim jeta normale dhe njerëzore në këtë tokë dhe në këtë botë.

Një qëndrim i tillë dhe një egoizëm  i turpshëm i Serbisë luftënxitëse, jo vetëm shqiptarët me popullin serb, por edhe gjithë popujt tjerë që kufizohen dhe fqinjëzohen me këtë vend, do të ndjehën të pa sigurtë, të distancuar dhe të nënçmuar nga politikat e tilla represive, të cilat zgjojnë dhe pjellin vetëm urrejtje të vazhdueshme ndërnjerëzore dhe ndëretnike. Është shumë e çuditshme se, pse serbët janë të ngarkuar aq shumë me nacionalizëm dhe urrejtje kundër shqiptarëve, apo ndoshta, bujaria dhe mikpritja e shqiptarëve nuk konceptohet dhe përputhët me tiparët dhe sjelljet e tyre , të cilat ndoshta e kërkojnë modelin e reciprocitetit, apo kjo kategori e njerëzve nuk mendojnë me kokën e vet dhe logjikën e shëndoshë njerëzore, qofshin edhe profesor, akademik dhe kryetar i shtetit, një ngatërresë të tillë nuk do ta bënte  një shoqëri e njerëzve të integruar në këtë shekull, sikur vetëm pak të analizohet e kaluara e tyre dhe luftat e dështuara në këtë aspekt.

Serbia po e nxitë dhe po e përgadit një konflikt të ri me Kosovën, përmes politikës së saj, duke i shfrytëzuar dhe keqpërdor serbët e Kosovës, për të shkakëtuar trazira dhe duke përjashtuar jetën normale të qytetarëve në këtë pjesë të vendit, e cila praktikë mundet ta destabilizojë Kosovën dhe të pengoj përspektivën e të ardhmën e saj, edhe pse ajo e ka të qartë se, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, e cila e ka Kushtetutën e vet dhe Institucionet e saj shtetërore, të cilat duhet ti respektojë, por dhe ti mbrojë me çdo çmim.

Populli shqiptarë është i duruashëm, është i urtë, paqdashës dhe i guximshëm, ndër të tjera është populli më i rexhur dhe i përflakur në luftëra gjatë historisë së vet, por kurr ato nuk i nxiti vet dhe nuk i projektoj si të tilla, dhe për këtë arsye, duke pasë parasysh përvojat e hidhura që na i ka sjellë historia në këto hapësira, ky popull dhe trojet e tyre e meritojnë një mbrojtje dhe përkujdesje të veqantë nga fuqitë e mëdha dhe SHBA-të, në mënyrë që mos të mposhtët dhe asgjësohet nga  regjimet e egra dhe barbare të kohës së kaluar edhe mbeturinave të saj të qelbura, të cilat po kundërmojnë erë lufte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat