Rasti Haradinaj, ngadalë, por do të zgjidhet në favorin e gjeneralit

Opinione

Rasti Haradinaj, ngadalë, por do të zgjidhet në favorin e gjeneralit

Nga: Ismet Haziri Më: 13 janar 2017 Në ora: 15:41
Ismet Haziri

Brengosëse është edhe me tutje veprimet institucionale te Republikës se Kosovës ne raport me shtetin dhe qytetaret. Nder rastet me eklatante janë seancat e jashtëzakonshme te Kuvendit te Kosovës, ku ne çështje te rëndësishme qe shteti dhe kuvendi duhet te tregojnë fuqinë e vete, fatkeqësisht bien te përqas- qe te paktën nuk ishte dashur kjo te ndodhe ne rastin Haradinaj.

Gjate gjithë seancës kam përcjell me shume vëmendje te gjitha diskutimet e deputetëve , ku lirisht munde te konstatohet se shumica kane qene te një fryme, dhe ne funde nuk ka mundësi te arrihet një konsensus qe te nxirret një rezolutë ne shenje përkrahje te heronjtë te luftës dhe qe tërthorazi te i tregohet Serbisë se këtu ka shtet. Me ketë dua ta shprehi indinjatën time qe deputetet janë te ndikuar dhe nuk munde te nxjerrin një rezolutë ne interes shtetëror dhe nacional.

Krejt hipokrizi janë rastet kur ne mënyre individuale disa nga deputetet me qëndrimet e tyre janë ne shenje përkrahje, kurse ketë kane mundur ta bëjnë ne mënyre institucionale qe është obligim ndaje detyrave dhe besimit qytetar qe te veprojnë konform interesit te Kosovës, pra si ta definojmë ketë raste ndryshe , përveç mungesë se vullnetit dhe guximit. Shume nga përfaqësuesit institucional do te pretendonin se me mos harmonizimin dhe votimin e rezultues i kane mbrojtur interesat shtetëror- duke aluduar qe te mos ndërpriten përkohësisht bisedimet e Brukselit, por riformatizimi i bisedimeve duhet te ndodhe bashkë me ekipin e Kosovës qe është ne negociata.

Po shihet hapur qe Zonja Edita Tahiri- besimin qytetar e ka humbur kaherë, por tani ka kritika te rrepta institucionale dhe me qëndrimet dhe prononcimet e saje vetëm sa po irriton qytetarin e Kosovës, duke pretenduar se Serbia gjate marrëveshjeve kurrë te pa implementuara, po njehe shtetësinë e Kosovës, e nw fakt ajo po lëshon rrënje ne Kosove ne mënyrën ma perfide duke ndikuar ne rrënimin e sistemit, juridik, ekonomik dhe te sigurisë ne forma ma te ndryshme subversive dhe e ndihmuar nga biznesmen matrapaz shqipfolës duke qene te verbuar ndaje profiteve po e bëjnë popullin e Kosovës te varur nga ekonomia serbe duke shkaktuar tmerrësisht një bilanc tregtar shume negativ për Kosovën.

Konsideroje se është koha e reflektimit qe ne shume fusha pa humbur kohe te tregohet reciprociteti i rrepte për ta disiplinuar elitën politike serbe dhe duke ju thënë hapur faktorit ndërkombëtar se engjëjt e juaj serbe, janë vrasësit e djeshëm shqiptar, dhunuesit, kriminelet qe ne mënyre te pa mëshirshme vranë, masakruan, dhunuan e dëbuan, djegën minuan Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat