Serbia mbi Tribunalin e Hagës!?

Opinione

Serbia mbi Tribunalin e Hagës!?

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 6 janar 2017 Në ora: 15:18
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Mirëpo, deri më sot (2003-2017) Tribunali i Hagës, as Kombet e Bashkuar si themeluese të tij, asnjëherë nuk e kanë apostrofuar Serbinë për shkak të shkeljeve dhe të mospërfilljes së aktvendimeve të formës së prerë  të dhënies së  pafajësisë së  dy komandantëve të UÇK-së, Ramush  Haradinaj dhe Fatmir Limaj, në mungesë të provave materiale  juridike ligjore nga aktpaditë  e sajuara politike të gjykatave të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, përkatësisht të Serbisë së Tomislav Nikoliqit (president) pauses i devotshëm i politikës antishqiptare të Slobodan Milosheviqit (1989-2000).
 
Nga e drejta e Serbisë mbi kompetencat e Tribunalit të Hagës?!
 
Në lidhje me këtë nonsens juridik ndërkombëtar, shtrohet pyetja, si është e mundur, që Serbia të jetë mbi Tribunalin e Hagës, duke mos përfillur vendimet e saj gjyqësore në rastin e  të paditurëve Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nga gjykatat politike të Serbisë së Slobodan Milosheviqit?
 
Nga kjo logjikë absurde dhe iracionale del se Gjykatat e Serbisë qenkanë  me “më shumë  kompetencë ligjore ndërkombëtare” sesa Tribunali i Hagës, atëherë, pse qenka formuar  kjo gjykatë ndërkobëtare në Hagë për dënimet e krimeve të luftës  në hapësirat e ish-Jugosllavisë (1990-1999), kur Serbia nuk e njeh atë. Ndryshe, nuk do t’i ndiqte penalisht  përmes Interpolit ushtarakët e UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të cilët, të dytë janë të liruar nga Tribunali I Hagës!
 
 Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj janë heronj, jo kriminelë të luftës në Kosovë!
 
Duke qenë se Tribunali i Hagës ka vlerësuar se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nuk kanë kryer krime të luftës në Kosovë, as gjyqet e Serbisë dhe asnjë gjykatë në botë nuk ka të drejtën ligjore, që  t’i arrestojë, t’i burgosë dhe t’i dënojë  në emër të rremë dhe të falsifikuar të veprës penale, të atribuar nga Serbia, sepse  asnjëri prej tyre nuk ka kryer një vepër të tillë kriminale gjatë luftimit në Kosovë kundër okupatorit  serb, por janë heronj se  kanë mbrojtur popullin e vet nga masakrat dhe gjenocidi serb (1989-1999). Kanë luftuar për çlirimin dhe larine e Kosovës shqiptare, e cila ishte koloni e Serbisë, jo më pak se 100 vjet (1912-1999). Kjo është vepra çlirimtare kombëtare heroike e   luftëtarëve të Kosovës Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, jo kurrfarë krimi i tyre, që ua ka mveshur regjimi fashist kolonial i Serbisë gjenocidale të kryekriminelit Slobodan Milosheviq dhe të pasuesve të tij, Tomislav Nikoliq, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiqi e shumë të tjerë, që sot janë të përfshirë në institucionet dhe në organet e pushtetit shtetëror të Serbisë.
 
Tanimë, e di e gjithë bota se, Serbia  është ajo me kriminelët e saj, të kryseuar nga Slobodan Milosheviqi, Vojsilav Shesheli, Tomislav Nikoliqi, Aleksandar Vuçiqi, Iviica Daçiqi dhe shumë të tjerë, që kanë planifikuar dhe urdhëruar  të bëhen masakra dhe krime gjenocidi mbi shqiptarët në Kosovë. Mirëpo,  përpos  Slobodan Milosheviqit (tanimë, i vetëvrarë në qelinë e burgut të Shevingenit të Holandës, mars 2006) dhe Vojsilav Sheshelit (tanimë, iI liruar nga Tribunali i Hagës, mars 2016), të tjerët  askush nuk i ka paditur  dhe askush nuk i ka marrë në pyetje qoftë nga gjyktat ndërkombëtare, qoftë nga gjykatat e Kosovës dhe të Shqipërisë.
 
Përkundrazi kriminelët e Slobodan Milosheviqit dhe të Vojislav Sheshelit, sot, janë edhe në presidencën, edhe në parlamentin, edhe në qeverinë e Serbisë me të cilët, liderët politikë të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë marrëdhënie shumë të mira  biznesore, miqësore, politike, ekonomike, diplomatike dhe tregtare, në vend se të kërkonin llogari prej tyre.
 
Pikërisht për shkak një politike të tillë perverse amorale,  antihumane dhe antinacionale, Serbia ua ka “kthyer prej astarit”, duke e fajësuar dhe duke e cilësuar  UÇK-në si “terroriste”  edhe gjatë luftës, edhe sot, pas luftës (1999-2017).
 
Pse qe 16 vjet  qeveria e Kosovës nuk e ka zgjidhur problemin e  “urdhërarresteve” të Slobodan Milosheviqit?!
 
-Pse kjo  çështje tejet serioze nuk ishte “temë numër 1” në  procesin e Dialogut të Brukselit (2011-2016)?
 
Pse në atëfarë “dialogu historiko-teknik”  Trojka Thaçi-Tahiri-Mustafa nuk e pane të arsyeshme, as të domosdoshme, që të debatonin  për listat e zeza të Slobodan Milosheviqit, që edhe sot  janë në fuqi (1999-2017) dhe, pikërisht në bazë të tyre po satanizohet  lufta  çlirimtare e UÇK-së dhe po ndiqen, po arrestohen, po burgosen dhe po dënohen heronjtë e saj, siç janë Ramush haradinaj dhe Fatmir Limaj?
 
Pse  Ramush Hdhe Fatmir Limaj, qe sa herë po arrestohen dhe po burgosen nga  policitë e shteteve të ndryshme,  sipas listave të zeza të Slobodan Milosheviqit, e qeveria, as presidenca e as parlamenti I Kosovës nuk  bën asnjë hap, që këtë problem ta zgjidhnin me partnerët evropianë dhe ndërkombëtarë të Kosovës (Amerika, BE-ja dhe NATO-ja), që e kanë çliruar Kosovën dhe e kanë mbështetur dhe ndërkombëtarizuar UÇK-në si ushtri të ligjshme?
 
Edhe për këtë rast të arrestimit dhe të burgosjes së Ramush Haradinajt në Paris  sipas urdhërarrestit të  Serbisë, fajin e kyresor e ka lidershipi i Kosovës, që këtë problem  17-vjeçar  (1999-2017) nuk e ka zgjidhur me Beogradin, por e ka heshtur si inekzistent, edhe pse ky, do të duhej të kishte qenë KUSHTI NUMER 1 për çdo  dialogim me serbomëdhnjtë e pushtetit të Serbisë.
 
Deri kur Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës, do të “heshtin”,  e qytetarët e tyre të keqtrajtohen nëpër pikat ndërkufitare të shteteve të ndryshme ballkanike dhe atyre  evropiane, si pasojë e fletarrestimeve kundër shqiptarëve të Kosovës, të dekretuara dhe të nënshkruara nga dora kriminele e Slobodan Milosheviqit, ish-kryetar i Serbisë?
 
Pse kjo “çështje e fletëarrestimeve”, deri tani nuk është spastruar me Serbinë nga ana e politikës zyrtare e Kosovës, duke shfrytëzuar favoret e së drejtës dhe të drejtësisë ndërkombëtare (ligjet dhe konventat ndërkombëtare mbi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut), në radhë të parë, duke shfrytëzuar mekanizmat e institucioneve të caktuara të Bashkimit Evropian, të Këshillit të Evropës, të OKB-së, si dhe të Tribunalit të Hagës?
 
Politika zyrtare e Kosovës, duhet t’i mbrojë vlerat e luftës së drejtë të UÇK-së, ndryshe është i pashmangshëm kapitullimi i saj
 
Pse Serbia po orvatet, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda për ta zhvlerësuar luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së, duke vënë shenjën e barazimit me agresion dhe me luftën  pushtuese gjenocidale të saj, kjo nuk duhet ta “nxjerrë nga takti” politikën zyrtare shqiptare të Kosovës, që të detyrohet ta bëjë ndonjë koncesion a kompromis abusrd në këtë vështrim, sepse (pavarësisht nga yryshet kërcënuese të politikës propagandistike e militariste të Serbisë) këto janë dy koncepte të kundërta, që e përjashtojnë njëra-tjetrën.
 
Mirëpo, këtë realitet nuk duan ta shohin, as ta pranojnë  fashistët serbomëdhenj(demokratët e shtirur) të politikës zyrtare të Beogradit, duke shpresuar se edhe kësaj radhe (sikurse disaherë gjatë historisë së derisotme), do t’ia arrijnë për t’i mashtruar politikanët shqiptarë të Kosovës, si dhe disa faktorë tradicionalisht me prirje proserbe të “kancelarive evropiane” të Moris Taleranit dhe të Meternikut, se “agresioni dhe lufta grabitçare-gjenocidale” e Serbisë në Kosovë (1989-1999) ishte “çlirimtare” kundër  “bandave terroriste”, kur se lufta çlirimatre kombëtare dhe antikoloniale e UÇK-së, ishte “pushtuese antiserbe”(?!)
 
Ja, kjo ishte, dhe është logjika destruktive e politikës militariste e regjimit serb të Slobodan Milosheviqit, dhe e Kishës Ortodokëse Serbe për shfarosjen  për likuidimin fizik, politik, ushtarak e diplomatik të  UÇK-së, si dhe të shfarosjes së popullatës civile shqiptare të Kosovës.
 
Fatkeqësisht, kjo strategji dhe taktikë me prapavijë të rrezikshme antishqiptare, jo vetëm se është e pranishme, por edhe po vepron me të gjithë mekanizmat e tyre, që gjenocidin serbomadh, të kryerë mbi shqiptarët dhe Kosovën,  t’ia atribuojë UÇK-së heroike të lavdishme, duke mbajtur parasysh faktin se ajo ishte, dhe pa dyshim do të jetë kështjella e pamposhtur e mbroijtjes së Kosovës dhe e shqiptarëve.
 
Kryeaktorët, si dhe të gjithë aktorët e politikës raciste serbmadhe të Beogradit, e dijnë mirë se çfarë krimesh antinjerëzore kanë bërë në Kosovë kundër shqiptarëve, viktimat e të cilëve janë “improtuar” edhe nëpër vende të ndryshme nëpër Serbi, madje edhe në perfieri të kryeqytetit të saj, Beogradit, mirëpo, nuk kanë forcë as etikë njerëzore, që të pranojnë veprat e tilla kriminale, që janë të dënueshme sipas konventave ndërkombëtare të Gjenevës, dhe të së drejtës ndërkombëtare etj.
 
Në vend se serbët e inkriminuar në gjenocidin e tyre në Kosovë, ta pranojnë gabimin e politikës së tyre, dhe botërisht t’u kërkojnë falje shqiptarëve, ashtu sikurse veproi kryetari i SMZ-së Svetozar Maroviqi, duke iu kërkuar falje kroatëve, Beogradi përmes politikës së tij zyrtare, edhe pas rënies së Slobodan Milosheviqit, po vazhdon “këngën e vjetër” ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Këtë e provon edhe rasti i getoizimit të Mitrovicës në “dysh” përkundër observimit ndërkombëtar të UNMIK-ut, si dhe formimi organeve dhe institucioneve paralele serbe (Mitrovicë, Zveçan, Kamenicë etj.), që “mes rreshtave” paralajmërojnë, se politika dhe pushtetit shtetëror i Beogradit, tanimë  i ka bërë të gjitha parapërgatitjet për copëtimin e Kosovës në dy entitete, po qe se statusi i Kosovës nuk zgjidhet sipas pëlqimit të tyre, e në përputhje me Rezolutën 1244, përkatësisht me paragrafin e saj, sipas të cilit Serbisë i njihet e drejta e ushtrimit të sovranitetit territorial shtetëror mbi Kosovën.
 
Zhvillimi i Dialogut të Brukselit me “prita dhe pusi” të “interpolit serb”(?!)
 
Në njërën anë Serbia me në krye  Tomislav Nikoliqin (president) dhe me Aleksandar Vuçiqin (kryeministër) kanë hyrë në dialog me  Hashim Thaçin, me Edita Tahirin dhe me Isa Mustafën  në Bruksel (2011-2016),  kurse në anën tjetër, ka aktivizuar  “interpolin serb”, që në bazë të fletarrestimeve të policisë sekrete dhe gjyqësisë policore të regjimit të Slobodan Milosheviqit, t’i arrestojë krerët e UÇK-së me petekst të “kryerjes së terrorizmit kundër Serbisë në Kosovë”(1989-1999).
 
Mbi këtë bazë antiligjore, së fundi (më 5 janar 2017) u gjet në “pusinë”  franceze (të kurdisur nga Beogardi) komandanti, gjenerali, kyrelideri i AAK-së, ish-kryeministri dhe deputeti i Kosovës, Ramush Haradinaj.
 
 Edhe ky rast i arrestimit të  Ramush Haradinajt në Paris,  paralajmërton  sheshit se fillimi i dialogut me Serbinë në Bruksel (në emër të “normalizimit të marrëdhënieve serbo-shqiptare”), nuk do të zbutë asnjë problem ekzistues, që rëndon marrëniet ndërfqinjësore Kosovë – Serbi.
 
Përkundrazi dialogu i parashikuar serbo-shqiptar, do t’i tensionojë edhe më shumë marrëdhëniet politike midis Prishtinës dhe Beogradit, për shkak se Serbia me çdo kusht po përpiqet, që të rivendosë pushtetin e saj administrativ dhe shtetëror në Kosovë, duke e konsideruar atë si “pronë ligjore” të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat