Çfarë (nuk) i ndodhi krejt Kosovës së pasluftës ....!?

Opinione

Çfarë (nuk) i ndodhi krejt Kosovës së pasluftës ....!?

Nga: Agron Shabani Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 15:22
Agron Shabani

Se Kosova tashmë është futur (pakthim) në një krizë të thellë dhe tepër të rëndë morale, institucionale, konstitucionale, shteterore, nacionale dhe politike, kjo nuk paraqet kurrfarë zbulimi ose ekuacioni të panjohur për shkencat politike. Jo.

Dhe, kjo kryesishtë me fajet dhe përgjithësitë (gabimet) e pafalshme, kardinale ose historike të të ashquajturit faktorit vendorë dhe faktorëve të ndryshëm botërorë ose ndërkombëtarë që nga përfundfimi i luftës në Kosovë dhe gjer me sot. Pse (përse) kjo?  Ndonëse, shkaqet, faktorët, predikatorët dhe indikatorët e ndryshëm refllektivë, simbolikë, interferues, determinant dhe paradigmatikë në këtë prizëm janë shumtë dhe të shumëfishtë, kësaj radhe mjafton t´i cekim ose numrojmë vetëm disa prej tyre. Cilët janë ata?

E para: Interferimi, kolportimi, kontrabandimi, zyrtarizimi (institucionalizimi) dhe faktorizimi i personave ose individëve të ndryshëm asocial dhe apolitikë në jetën e gjithëmbarëshme institucionale dhe politike në Kosovën e pasluftës. Gjegjësishtë, importimi, futja, kontrabandimi dhe katapultimi i personave ose individëve të ndryshëm me të meta ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, morale, profesionale, intelektuale, mentale ose psikofizike në majat me të larta të shtetit dhe pushtetit kosovarë-menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe deri me sot. Duke i mbushur kështu mekanizmat ose institucionet e ndryshme shtetërore, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike dhe të tjera me analfabet ose gjysëmanalfabet të shumtë institucional dhe fuknsional. Mbase, me persona ose individë të ndryshëm nebulozë, mediokritë, asocial dhe apolitikë të cilët gjatë tërë jetës së tyre anuk e kanë lëxuar asnjë faqe lirbi shkencorë ose politikë dhe nuk e kanë asnjë ditë të vetme pune, pos "punëve institucionale" ose "profesionale" që vazhdojnë t´i kryejnë ose ushtrojnë në Kosovën e pasluftës falë "xhunglës së madhe" të atyre ligjëve të pashkelura kushtetuese, institucionale, politike, administrative, juridike, profesionale, kadrovike dhe të tjera.

Ndonëse, shumicën prej tyre sot i keni madje edhe me "diploma universiteti" si dhe me "tituj" ose "grada të larta shkencore" ose "akademike" pa i njohur as albabetin e gjuhës shqipe së bashku me tabelën e shumëzimit dhe pjestimit si dhe pa i kryer (përfunduar) rregullitsh as shkollën e mesme ose fillorën! Por....???!!!

E dyta: Futja, involvimi, infiltrimi ose kontrabandimi i personave ose individëve të ndryshëm me dosie ose biografi të dyshimta personale, familjare, farefisnore, politike, policore, ushtarake dhe të tjera nga e kaluara në të gjitha mekanizmat ose institucionet e mundshme në Kosovën e pasluftës. Përkatësishtë, abolimi (abolicioni), rehabilitimi dhe "rifaktorizmi" i kufomave ose njerëzve të vdekur për së gjalli të cilët sipas asaj se kokat e përulura dhe të nënshtruara nuk i prenë kurrë tehu i shpatës së mbretit, krajlit ose sulltanit: Nga ish spiun, agjentë, zyrtarë, mercenarë, bedel ose kolaboratorë të Serbisë ose ish Jugosllavisë, u bën "bashkëpunëtorë" ose "patriot të zjarrtë" të UÇK-së....! Gjegjësishtë , miq, partner ose "aleat besnikë" të "shtetit" dhe "pushtetit të ri" në Kosovën e pasluftës. Duke u gjendur ose ndodhur shpesh madje edhe në ballë të rrjeshtave ose në krye të kolonës së militantëve ose patriotëve të flaktë të PDK-së, AAK-së, LDK-së etj.

E treta: Falja, abolimi, rehabilitimi dhe rifaktorizimi i hajnave (hajdutëve), tradhëtarëve, dezertorëve, matrapazëve dhe profiterëve të ndryshëm "institucional" dhe "funksional" të luftës dhe pasluftës së njohur çlirimtare dhe patriotike në Kosovë të cilët vodhën, manipuluan dhe abuzuan me fondacionet e ndryshme shtetërore, nacionale, humanitare dhe patriotriotike të Kosovës dhe shqiptarëve në Perëndim dhe gjithandej pa u hyrë therrë në këmbë!

E katërta: Faktorizimi, glorifikimi, afirmimi dhe fuqizimi i vazhdueshëm ose sistematik i "komandantëve", komesarëve ose " çlirimtarëve" të Bllacës, Stankovcit ose vilave të ndryshme të Enver Hoxhës ose dikujt tjetër- nën firmat, emblemat, paruallat ose sloganet e UÇK-së! Dhe, kjo pa i njohur as përjetuar kurrë frontët e luftës. 

E pesta: Tregtarët e shpirtërave dhe flamujve së bashku me shitësit dhe stërshitësit e ndryshëm institucional, funksional ose ambulant të gjakut të deshmorëve, lirisë dhe moralit të përgjithëshëm shtetërorë, nacional dhe politikë të vendit tonë!...

E gjashta: Paramilitarët ose çetnikët e ndryshëm serbë të rehabilituar, kontrabanduar, infiltruar dhe inkriminar në kuadër të Policisë së Kosovës, FSK-së dhe kështu me radhë....! Bandat ose hordat (hordhitë) e egra serbo- çetnike në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës! Krimi i organizuar, kontrapanda, korrupsioni, prostitucioni....Dher heshtja e madhe shurdhuese ose bizantine e faktorëve të njohur botërorë ose ndërkombëtarë ndaj paradoksëve, absurditetëve, anomalive, patologjive, destruksionëve dhe anakronizmave të tjera infantile, reaksionare, devijante dhe eskalative! 

Mos të flasim këtu mbi radikalizmat e ndryshëm fetarë, kulturorë ose ideologjikë! Mbi të të ashtuquajturit "patriotët" e ndryshëm puroshqiptarë, joshqiptarë ose antishqiptarë të cilët sigurisht se kanë kryer edhe vepra të liga ose kriminale në emër të Kosovës dhe shqiptarëve edhe gjatë luftës, edhe pas luftës së fundit në Kosovë....?!

Epilogu:

I ashtuquajturi "asociacionin e komunave të pavarura serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës ! Apo, " republika serbe" në Veriun e Kosovës- e ngjashme ose analoge me "republika serbskën" në Bosnje Hercegovinë....! "Demarkacionet kuftare" me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedonine së bashku me anomalitë tjera reaksionare, infantile dhe patologjike në shpërputhje dhe kolizion të thellë me interesat e gjithëtëmbarshme shtetërore, nacionale dhe politike të popullit (kombit) dhe atdheut tontë. Gjegjësishtë, kundër lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe integritet të përgjithëshëm shtetërorë, nacional, teritorial dhe politikë të Republikës së Kosovës. 

I ashtuquajturi "Tribunali ndërkombëtarë kundër luftëtarë të lirisë ose ish pjesëtarëve të njohur të UÇK-së"....!

Dick Marthët e ndryshëm si "kolonë e pestë" e Moskës dhe Beogradit në vorbullën e përgjithshme të mërimëngës së madhe të kurthave, intrigave dhe dredhive tashmë të njohura serbo-bizantine.

Dhe, të gjitha këto si shantazhe, komplote, provokime, sfida, standarde, kushtezime ose "elemente shtesë" ( në formën ose profilin e njohur të "shpatës së Demokleut") -ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Ndërkaq, fitues kryesor të luftërave speciale dhe propagandistike ndaj -çlirimtarëve ( patriotëve) të vërtetë shqiptarë, janë Serbia dhe Mali i Zi në formën e anatërësimit ose aderimit të tyre në Nato, BE-së etj.

Ndaj, të ndodhurit e vazhdueshëm ose permanent dikund në mes lirisë së rrezikuar dhe "robërisë së qetë" : I bën shqiptarët te reflektojnë paksa me ndryshe në një kohë kur durimi, morali, karakteri dhe vetëbesimi ynë individual dhe kolektiv së bashku me të ashtuquajturën "intelegjencen e brendshme shpirtërore, emocionale etj. Paraqesin disa nga faktorët, indikatorët ose predikatorët alternativë , determinant ose introspektiv në kuadrin e sociopsikologjisë kognitive, temporal, reflektive dhe pozitiviste. Janë kohë sprovash dhe testimësh të ndryshme të atyre që po plakën ndaj të tjerëve që po vijnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat