Miku i mirë nuk mbahet me dhurata

Opinione

Miku i mirë nuk mbahet me dhurata

Nga: Shpend Bajrami Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 14:51
Ilustrim

Sot dita filloi me komente pak më ndryshe nga të zakonshmet! 

Që në mëngjes komentohej për një numër të madh votuesish shqiptar (70.000) që paskan votuar për një parti maqedonase që tani pretendon të shndërrohet në parti qytetare. Shajnë, bërtasin, revolta e lartë tek aktivistët partiak të partive "shqiptare" që ishin mësuar t’i blejnë dhe t’i mbajnë me dhurata votuesit shqiptar, bile herë - herë i shtynin që të votojnë për partitë maqedonase kur ju duhej të plotësonin pazarin.

I shtynë të votojnë për Trajkovskin, Crvenkovskin, Ivanovin... e për shumë figura tjera politike maqedonase si Kryetar Komune, etj., ndërsa, me votën e shqiptarëve që i përfaqësonin në parlament votonin për Lubishën, Trajkon e Rajkon, (kryetar Parlamenti), votonin gjykatës e prokuror maqedonas, drejtor e komandant të policisë e DBK - së, pa llogaritur se sa të dëmshëm ishin ata figura politike për shqiptarët dhe se sa dëm e dhunë kishin ushtruar tek shqiptarët, partia maqedonase në pushtet shpesh herë ua shiste e blinte mandatet e deputetëve duke i kaluar nga njëra parti në tjetrën parti "shqiptare" (kuptohet i blinte dhe i rreshtonte te partia argat e pushtetit, gjithnjë për llogari të vet, thjeshtë për numra), ndërsa ato për vete, pra, partitë maqedonase kurrë nuk lejuan që të votohej një figurë politike shqiptare për pozitë ministri apo nënkryetari të Parlamentit, kujtoj, nuk lejuan Hysni Shaqirin, Agron Buxhakun e të tjera figurat që nuk ishin të përshtashëm për popullin maqedonas për shkak se kishin qenë pjesë e UÇK apo në ndonjë veprimtari tjetër kombëtare.

Kështu, partitë shqiptare me pazare dhe të ulëta për konflikt interesi, arritën që të ngrehin  krenarinë te maqedonasit dhe ta ulin te shqiptarët. Ushqyen dhe ngritën një shoqëri vazalësh, argatësh e shërbëtorësh që ua blinin votuat me dhurata e me lej! Sot, shajnë, ofendojnë, etiketojnë, drejtojnë gishtin drejt "tradhtarëve" ndërsa harrojnë se sa herë e kanë tradhtuar popullin, votuesin, interesin kombëtar, këtë sot nuk e llogarisin fare "militantët" e partive "shqiptare" që vdesin për Maqedoni.

Nuk, dua të arsyetoj votuesit shqiptare që vepruan me filozofinë e fjalës së urtë "për inat të nuses më vdektë djali", por dua të bëj një kritikë bazuar në argumente dhe fakte që tanimë nuk ndryshojnë.

Kujtoj se, duhet të bëjnë një analizë të thellë dhe të reflektojnë, të kthehen tek populli ynë dhe të mos e fajësojnë, por të korrigjonë veten. Populli, dha vota për LSDM - në, jo se vërtet i joshi, por, populli dha një mesazh që tregon se vota tyre, e bashkë me votën dinjiteti, nderi, morali... as nuk shitet e as nuk blihet, i than stop pazareve me dinjitetin tonë, stop përuljes... thjeshtë faktorizuan votën shqiptare. 

Prandaj, në fund të fundit le të ndërtojë një votues pa kushte, pa dhunë, pa korrupcion...

Miku i mirë nuk mbahet me dhurata, sot e blen ti e nesër e ka tjetri"...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat