Shqiptarët duhet t’i sundojnë ligjet, e jo njerëzit!

Opinione

Shqiptarët duhet t’i sundojnë ligjet, e jo njerëzit!

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 16:37
Fadil Maloku

1.“Eksepcionalizmi shqiptar” nuk nënkupton se ata tash janë një komb i zgjedhur, apo edhe i vecant në krahasim me të tjerët, porse, një komb i cili ka vendosur që emancipimin e tyre qytetërues ta ushtrojnë e kultivojnë eksluzivisht përmes ligjeve demokratike, e jo siç vepruan gjerë më tani, përmes sundimit autokratik e korruptiv!

2.“Ekzsepcionalizmin shqiptar”, do filloj të respektohet si te miqët ashtu edhe te armiqët tanë, vetëm atëherë kur elitat e reja politike, fillojnë të synojnë BESIMIN (në vetvete!) dhe AMBICIET (politike, ekonomike, juridike, sociale, ushtarake e kulturore), e bashkimit kombëtarë, e jo AMBICIET e feudeve dhe të mbajtjes përjetësisht në pushtet!

3.Ne, ashtu si Amerika, vendin duhet ta ndërtojmë në kundërshtim të hapur me principet makiaveliste! Ngase, LIRIA INDIVIDUALE, e sidomos ajo e BARAZISË PARA LIGJIT (liria e fjalës, ajo e mendimit dhe besimit,..etj.) DUHET të bëhen fundament i organizimit dhe i funksionimit politik të shoqërisë sonë...! Ndryshe, edhe më tej do mbesim një vend, ku sundojnë NJERËZIT, e jo LIGJI!! (P.S. Citat nga Libri im…)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat