Ta mbrosh Edi Ramen

Opinione

Ta mbrosh Edi Ramen

Nga: Rexhep Shahu Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 17:21
Rexhep Shahu

Ta akuzosh Edi Ramën si kriminel pse babai i tij Kristaq Rama si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë komuniste ka firmosë për varjen e Havzi Nelës, është një mënyrë speciale për t’i bërë avokati e mbrojtje Edi Ramës për keqqeverisjen e tij 3 vjecare.

Ta akuzosh, qortosh, apo kritikosh Edi Ramën për babën e tij dhe jo për punët e veta të kqia, është mënyrë speciale për t’i thonë se ti z. Rama gjithë punët i ke bërë mirë, gjithë gjëërat i ke mirë, ti po e bën dritë Shqipërinë, ia ke bërë jetën fantastike këtij populli, po e lulëzon vendin, i ke rritë rrogat, ke shtuar vende pune sap o vijnë amerikanë e gjermanë të punojnë këtu, ke forcuar shtetin dhe ia ke rritë dinjitetin shtetit, por vetëm një të keqe ke ti, vetëm një mëkat apo krim ke ti z. Rama, se je i biri i babit tënd, që ka firmosur për ta varë Havzi Nelën dhe ti duhet ta zgjidhje babain tënd. Broçkulla!

Ta akuzosh për këtë Edi Ramen dhe vetëm për këtë, e ta mbyllësh gojën për gjëra të tjera, për kritika të tjera, të bëhësh i sjellshëm, xhentil, qytetar dhe jo si unë, duhet që sejcili bir të mbajë përgjegjësi për babanë e vdekur, ndërkohë që babai mban përgjegjësi për të birin dhe jo i biri për babën që është harruar kur ka vdekë.
Ta akuzosh Edi Ramën për këtë krim se i ati i tij ka firmosur për varjen e Havzi Nelës, dhe të mos i bësh asnjë qortim apo kritikë për kryeministrimin e tij Edi Ramës, do të thotë që të mos i gjesh asnjë gjë keq në drejtimin e vendit, asnjë gabim për ta kritikuar por duhet t'ia shajmë babën e vdekur, që na qenka e vetmja e keqe e Edi Ramës, i vetmi krim i tij.

Po ta marrrrim të mirëqenë se varjet apo vrasjet në Shqipëri i miratonte presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, duhet ta besojmë automatikisht se Haxhi Lleshi kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, ka qenë përsoni më i rëndësishëm i vendit, gjë që është rrenë e bukur dhe nuk e besojnë as zogjtë; duhet të fshijmë nga historia kushtetutën e asaj kohe ku thuhej se Partia është forca udhëheqëse dhe drejtuese e vendit, do të duhet të pranojmë se pushteti legjislativ paska qenë mbi pushtetin politik, do të thotë që Kuvendi Popullor paska qenë mbi Komitetin Qendror të Partisë. Këto janë përralla! Këto janë tentativa për ta bërë të mirë Partinë e Punës të Shqipërisë. Kujt i duhet kjo, kujt i shërben kjo gjë…

Kur është varë Havzi Nela, kryetar i gjithë pushteteve në Shqipëri ka qenë Ramiz Alia. Edhe Sekretar i parë i KQPPSH apo shef i madh i partisë e njëkohësisht edhe Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Cili Ramiz ka qenë udhëheqësi, ai i partisë apo ai i presidiumit… Havzi Nelën e ka varë partia, e ka varë Sekretariati i KQ të PPSH dhe nuk e ka varë Presidiumi i Kuvendit Popullor që nuk kishte tagër të dilte mbi partinë. Kush mendon e beson ndryshe e konsideron demokratike Partinë e Punës.
Edi Rama i ka mjaft poshtërsitë e e veta dhe nuk është poshtërsia e tij apo krimi e mëkati i tij pse babai i tij ka firmosur për ta varë Havzi Nelen.

Kjo histori me duket se ka qellim ta amnistojë keqqeverisjen e Edi Ramës dhe ta çertifikojë për mirë, por ti thuhet se ke vetem një të keqe, që babai yt ka firmosë për Havzi Nelen.

Nuk ka nevojë me marrë borxh gjëra të kqia te baba i Edi Ramës me e sha e me kritikue Edi Ramën. Ka aq shumë të kqia vetë sa do të trishtohej sot, do të shpërthente dhe eksplodonte varrin baba i tij me i ditë të kqiat e të birit kryeministër. 

Nëse ju nuk doni t’ia vini në dukje të metat dhe nëse ju pëlqen t’i ketë por të mos ia thoni por të lani mut me shurrë duke ia sharë babën, duke menduar se po bëni akt demokratik dhe luftë opozitare me të vdekur, është çeshtja juaj ajo. 

Por unë po ua them se Edi Rama e bëri tritolin mjet qeverises, mënyrë qeverimi, dëboi shqiptarët nga atdheu duke i poshtruar, depërsonalizuar, duke ua nxi atdheun, duke ua bërë të pashpresë, duke ua bërë varr, dëboi shqiptarët dhe këta që ikën prej Ramës nuk ikën me mall e dashuri por me inat prej vendit. Solli depresion e trishtim, ankth e pasiguri si kurrë në histori, burgosi masivisht të vobektit, fukarej, fërkon shpatulla të fortësh, shtoi kazino e lojra fati, mbushi Shqipërinë me kultivues droge, luftoi një Lazarat e krijoi 350 të tjerë, shan pafund dhe poshtron PD e drejtuesin e saj, duke kritikuar investon, ata që ai kritikon bëjnë përpjetë siç ka bërë vete duke e kritikuar Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat