Historia Politike e Ballkanit-Format e para të shtetit shqiptar!

Opinione

Historia Politike e Ballkanit-Format e para të shtetit shqiptar!

Nga: Dr.Nijazi Halili Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 12:20
Dr.Nijazi Halili

Qysh ne historinë tij te vjetër Ballkani pati një dinamike te madhe demografike e politike. Ndër gjithë popujt e Ballkanit shqiptaret ishin ndër të paret që filluan organizimet e tyre të brendshme- do t’i konsiderojmë si format e para të shtetit shqiptar.

Principata e Pare e Pavarur Shqiptare krijohet ne fund te shekullit XII-Regnum Albania, ne territorin e Shqipërisë Qendrore te sotme, me kryeqytet Krujën. Burimet kohës i referohen popullsisë me emrin Arbëreshe (variant i Arbanians). Principata u formua nga aristokracia shqiptare e pasur, e kulturuar dhe ushtarakisht e fuqishme.

Qe ne fillimet e saj marrëdhëniet e Principatës Arbëreshe ishin konfrontuese me sllavet dhe me Perandorinë Bizantine. Si pasoje e luftës për mevehtesi, ne fillim te shekullit XIII, Principata Arbëreshe arriti te shkëputej nga Bizanti, por shume shpejte ra serish nen sundimin e Despotit te Epirit ne Jug, te Principatës Sllave te Zhetes ne Veri dhe te Republikës se Venedikut ne Perëndim. Vija e Teodosit vijonte te mbetej pike reference për gjithë zhvillimet etnokulturore dhe politike.

Ne Mesjetën e Vone, pra gjate shekullit XIII, Arbereshet patën një zhvillim te larte e te shpejte organizimi politik e shoqëror. Brenda një periudhe te shkurtër rreth dy aneve te vijës se Teodosit u formuan rreth katermbedhjete principata arbëreshe. Marrëdhëniet e tyre kryesisht u përqendruan me Republikën e Raguzes. Ne ketë periudhe Arbëreshet u bene objekt sulmi Despotit te Epirit, restaurator i Bizantit. Mbasi Despoti i Epirit u thye nga Cari Bullgar, Asen, arbëreshet ranë nen sundimin e ketij te fundit, derisa Perandori Romak Nikea i ofroi serish arbëresheve vetëvendosjen.

Nga fundi i shekullit XIII, aristokracia arbëreshe filloi bashkëpunimin e ngushte me aristokracinë italiane dhe franceze te kohës. Lidhjet arbereshe me aristokracine evropiane kulmuan ne periudhën e Anzhuineve, përfshire Mbreterit Charles dhe Philip. Bashkëpunimi me Anzhuinet i shërbeu arbëresheve për te ruajtur identitetin nga sulmet qe vinin nga sllavet, sidomos nga Krajli Serb dhe Mbretëria e Zhetes dhe për ta zhvilluar atë. Por, ne mesin e shekullit XIV, serish arbëreshet ranë nen sundimin e Mbretit Serb, Stefan Dushanit. Vetëm vdekja e Krajl Dushanit i dha fund sundimit sllav mbi shqiptaret.

Çlirimi nga sllavet e Stefan Dushanit krijoi hapësire për lulëzimin e principatave shqiptare. Me te rëndësishmet ishin: Topiajt me qendër Krujën dhe symbol ”luanin”; Muzakajt me qendër Beratin dhe simbol “shqiponjën me dy krere”; Dukagjinet me qendër Lezhën dhe simbol “shqiponjën e bardhe me një koke”; Kastriotet nisen, qe nisen te lulëzojnë pak me vone, me symbol “ shqiponjën e zeze me dy krerë, te vendosur mbi një sfond te kuq”. Simboli i Kastrioteve do te shndërrohej shume shpejt ne simbol i përjetshëm i identitetit kombëtar shqiptar.

Zhvillimi i Principatave lulëzoi përgjithësisht jetën politike, ekonomike e tregtare te shqiptareve ne Rajon. Kjo nxiti një marrëdhënie me intensive rajonale te tyre me popujt e vendet fqinje. Lulëzim te madh njohën sidomos marrëdhëniet me gjithë principatat e Adriatikut, pa hequr dore me marrëdhëniet Ballkanike. Nder principatat e Adriatikut përparuan marrëdhëniet e shqiptareve me Republikën e Raguzes (Dubrovniku) dhe me Republikën e Venedikut.

Marrëdhëniet tregtare dhe sidomos me Principatat e Adriatikut rigjallëruan shume portet shqiptare. I rigjallëruan tradita portuale e lashte e Portit te Durrësit, Ulqinit, Vlorës dhe Lezhes. Shqipëria filloi kështu, nga fundi i shekullit XIV deri nga mesi i shekullit XV, te shndërrohej ne korridorin me te madh Rajonal ne lidhjet e trafikut tregtare midis Ballkanit dhe Adriatikut, rol qe do ta luante përjetësisht ne te ardhmen. Pra, konsolidimi i principatave shqiptare ishte nje proces mjaft pozitiv, por qe mjerisht përkoi historikisht me periudhën e ngritjes dhe te strategjisë ofensive te Perandorisë Osmane ne drejtim te Ballkanit. 

Kjo periudhe filloi me komplikime te marrëdhënieve ne Ballkan. Fundi i shekullit XIV shënoi fillimin e ofensivës otomane ne Ballkan nga Lindja dhe nga Jugu. Rënia e Selanikut i hapi rruge ofensivës otomane mbi veriun e Ballkanit, duke u futur përmes jugut ne territoret e shqiptareve. Duke hyre nga lugina e Lumit Devoll dhe e Lumit te Osumit ne qytetin e Beratit osmanet nisen marshimin e tyre drejt pjesëve qendrore te shqiptareve.

Ne ketë ofensive përgjithësisht ne pjesët e jugut dhe qendrore te vendit osmanet nuk ndeshen ne ndonjë rezistence te dukshme. E vetmja zone ku osmaneve iu be rezistence e madhe ishte pjesa Veriore e Principatës se Vëllezërve Balshaj, sundimi i te cilëve niste nga Mali i Zi deri ne Vlore.

Ne ketë periudhe osmanet drejtoheshin nga Hajredin Pasha, një ushtarak i larte shume i famshëm turk. Hajredin Pashen arriti ta ndaloje ne ofensivën e tij vetëm Balsha i Dyte, i cili mund te konsiderohet i pari pirjes shqiptar kristian qe arriti te ndalonte ofensivën ushtarake te Hajredin Pashës dhe te hapte me ketë akt rezistencën e armatosur te shqiptareve kundër osmaneve gjate gjithe shekullit XV. Vete Balsha i Dyte vdiq ne krye te betejës anti osmane, duke i krijuar mundësi prijësit te Kastrioteve qe te merrte pozitat dominuese ne Shqipërinë kristiane.

Me gjithë rezistencën dhe sakrificat e mëdha te shqiptareve, serish ofensiva osmane ishte e papërmbajtshme. Kështu, ne vitin 1389, Osmanet arritën te ngjiten deri ne Fushe Kosove. Atje, shqiptaret dhe serbet, ne solidaritet me njeri-tjetrin bene një rezistence te papare për te mbrojtur lirinë, identitetin dhe besimin kristian nga Osmanet. Ndonëse kjo beteje u thye nga Osmanet, ajo shënon, njëherazi sakrificën dhe solidaritetin me sublim midis shqiptareve e serbeve për mbrojtjen e lirisë, te interesave e te vlerave te veta nga barbarizmi osman.

Mbas humbjes ne Fushe Kosove situata e shqiptareve u rendua shume nga sulmet Osmane. Pikërisht ne vitin 1392 Karl Topia, për te mos ia lëne Pricipaten e tij me qendër Durresin, Osmaneve, u detyrua t’ia linte me testament mbas vdekjes,  Republikës se Venedikut. Pikërisht ne atë periudhe edhe Gjergj Balsha e pranoi vasalitetin e Venedikut, si shprehje e kompromisit per t’u mbrojtur nga Osmanet. Ne ketë mënyre, pjesa Perëndimore bregdetare e Shqipërisë, duke nisur nga Ulqini, Lezha, Durrësi dhe Vlora i mbeten nen sundim Venedikut, gjë do te shërbente për te ruajtur trashëgiminë etnokulture dhe civilizimin kristian te popullit shqiptar.

Natyrisht, Republika e Venedikut ishte e vogël për te përballuar ofensivën Osmane mbi shqiptaret. Kështu, ne fillim te shekullit XV, Venediku e zbehu gradualisht rezistencën e tij për mbrojtjen e shqiptareve dhe territoreve te tyre. Kjo, padyshim e lehtësoi punën e Osmaneve, te cilët, nen drejtimin e Sulltan Mehmetit I arritën te nënshtronin një nga një Princërit e Jugut te Shqipërisë, te plaçkitnin pasuritë e tyre dhe t’i perzenin nga trojet e veta etnike. Ne këto troje, Osmanet filluan te ngrëne feudet e tyre ushtarake.

Ndërsa ne Veri, princërit shqiptar vijuan rezistence te madhe, duke e detyruar Sulltan Mehmetin I qe te mos i prezentë ato nga trojet e tyre dhe te njihte pushtetin e tyre, nen vasalitetin e sovranitetit te tij. Kjo situate vazhdoi deri nga mesi i Shekullit XV, kohe kur Principata e Kastrioteve do te ngrihej ne Mbretëri dominuese te mbare princërve shqiptare dhe do te behej faktori qendror i rezistencës anti Osmane dhe i politikes dhe diplomacisë se kohës ne Ballkan.      

Ne historinë e popullit shqiptar dhe te institucioneve te tij, përfshire edhe diplomacinë, periudha e Skënderbeut përbën një nga faqet me kulmore. Ne Shekullin XV, ose ne periudhën skenderbejane, shqiptaret arritën te krijojnë shtetin e unifikuar me te fuqishëm ne Ballkan, te ndërtojnë institucione te brendshme te qëndrueshme për me shume se një çerekshekulli, te përballonin me sukses ofensivat e njëpasnjëshme te Osmaneve, te ndërtonin aleanca ushtarake dhe marrëdhënie diplomatike komplekse me vendet e Rajonit e sidomos me vendet Perëndimore, duke e shndërruar Shqipërinë dhe shqiptaret ne qendër te ngjarjeve dhe te historisë se Ballkanit.

Me arritjen dhe kontributin e tyre, Shqipëria dhe shqiptaret ne kohen e Skënderbeut mbrojtën vlerat e identitetit te tyre autokton, krijuan paqe e stabilitet Rajonal dhe kontribuon për mbrojtjen e civilizimit Evropian nga dyndja osmane ne kulmin e ofensives se saj historike. Me ketë akt, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ne krye te shqiptareve mbeti Heroi Kombetar i popullit shqiptar dhe një prej heronjve me te mëdhenj te historisë se njerëzimit.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu shpreh me veprën e vet, filozofinë politike e kulturore te popullit te shqiptar, identitetin e larte te vlerave te tij, orientimin e qëndrueshëm Evropian dhe perspektiven e pandryshueshme te tij si nje prej popujve themelues e mbrojtjes te historisë, kulturës dhe vlerave me te larta te civilizimit Evropian nder shekuj. 

Gjergj Kastrioti Skënderbeu me monumentet e tij ne mes te Tiranes, Prishtinës, Romes dhe Parisit është dëshmia me autentike e origjinës se Kombit shqiptar, e vlerave te identitetit te tij pa mohueshëm, e kontributeve te mëdha Evropiane dhe e perspektives evropiane dhe euroatlantike te tij. Me veprën e vet Gjergj Kastrioti Skënderbeu e ka vendosur popullin shqiptar ne një piedestal e tille prej te cilit nuk ka force qe ta luaje, qe ta errësoje, qe t’i mbylle perspektiven e ndritur.

Gjergj Kastrioti Skënderbeu hodhi themelet e mendimit dhe veprimit diplomatik te shqiptareve; përcaktoi orientimet strategjike properëndimore te tij;  krijoi kompleksin e taktikave qe shqiptaret duhej te ndiqnin ne rrethanat historike te çdo mbijetese; aplikoi nje sere lidhjesh, aleancash e zbatoi një sere aksionesh ne përputhje me gjeopolitikën dhe gjeostrategjine duke vene kurdoherë dhe mbi gjithçka ruajtjen e interesave dhe te vlerave te popullit shqiptar; ndërtoi bazamentin e lidhjeve me te qëndrueshme, me te natyrshme dhe me perspektive per popullin shqiptar; ndërtoi eksperiencën e ekuilibrit ne marrëdhëniet Ballkaniko-Adriatike, me mbështetje prioritare tek këto te fundit, por pa cenuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e vendeve fqinje.

Diplomacia e Skënderbeut i la popullit shqiptar miqësi te mëdha dhe i shmangu armiqësitë e mëdha. Diplomacia e Skënderbeut provoi gjithë popujt e vendet përreth, nxori eksperienca për vlerat dhe interesat e tyre, percaktoi seleksionimin e natyrshëm te tyre nder shekujt qe do vinin. Diplomacia e Skënderbeut eshte guri i pare, por me i qëndrueshëm dhe me i fuqishëm ne historinë e diplomacisë shqiptare. Asgjë e mire nuk mund te behet, asnjë hap përpara nuk mund te hidhet, asnjë vlere shqiptare nuk mund te ruhet, asnjë interes i shqiptareve nuk mund mbrohet nëse nuk mbahet parasysh dhe nuk respektohet përvoja e shkëlqyer e periudhës skenderbejane te Kombit Shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat