Me arrestimet e fundit, Serbia po na poshtëron?!

Opinione

Me arrestimet e fundit, Serbia po na poshtëron?!

Nga: Ragipi Guraziu Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 11:56
Ragipi Guraziu

Pasi Policia kufitare e Serbisë arrestoi Nehat Thaçin (40 vjeç) nga Ferizaj, i cili është drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicë, këto ditë arrestoi edhe ish-ushtarin e UÇK-së, Hilmi Kelmendin, dhe nuk di sa poshtërime do ti bënë Serbia më pas?!

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, jep apel të pakuptimtë...

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, duke reaguar me rastin e fundit të arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Hilmi Kelmendin,e më parë edhe arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës,nga Policia kufitare e Serbisë, sipas një shkrese u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që t’i shmangin frekuentimet e tyre nëpër Serbi. A është kjo e mjaftueshme edhe pas 17 viteve të kësaj lirie, shqiptarët, duhet shmangin frekuentimet nëpër Serbi?! Ndryshe, Serbia duke u munduar për bllokadë totale Kosovën në të gjitha sferat, tani së fundi edhe në futboll, të fshi Kosovën nga UEFA, në futbollin ndërkombëtar, se tani Serbia nuk do të ndalet ta luaj lojën edhe me FIFA-në, ne po trillojmë qytetarët e Kosovës se çdo gjë është OK...

Disa analist po mendojnë ndryshe..

Kanë reaguar analistët pas arrestimit të ish- ushtarit të UÇK-së, Hilmi Kelmendit në Serbi. Ata ka thënë se  Kosova do të duhej të vendoste sanksione ndaj Serbisë, se Kosova duhet të bllokoj importin që vjen prej andej. Sot Kosova do të duhej të bllokonte secilin import, produkt e mjet që vjen këndej – nga 1 milion euro në ditë – deri sa poshtërimi që i bëhet vendit të merrte fund një herë e mirë.

“MPJ bën thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht. Njëkohësisht, MPJ do të kërkoj edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bërë deri më tani, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës”, shkruhet në reagimin e MPJ-së .

Ushtria ruse në Serbi, Qeveria jonë tallet me qytetarët e Kosovës?!

Siç dihet tani, më shumë se 150 parashutistë nga divizioni zbulues rus “Ivanovo”, do të marrin pjesë në një stërvitjet ushtarake të quajtura “Vëllazëria sllave 2016” në Serbi, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra për informim e ministrisë së mbrojtjes të Rusisë, raportojnë mediat serbe.

Ndryshe, MPJ,ky institucion thotë se lidhur me arrestimet e shqiptarëve në Serbi, do të diskutoj edhe me autoritet  ndërkombëtare.

Qeveria serbe dhe liderët e saj, të rritur dhe të kalitur me politikat e Millosheviqit

Shumë shpejt Serbia në format tjera siç ka filluar së fundmi me Kosovën, do të na poshtëroje shumë, duke shfaqur oreksin e tyre represiv, diskriminues dhe shovenistë. Qeveria serbe dhe intelektualët e saj dhe liderët politik të ndihmuar nga Kisha serbe, bëren përgatitje shumë të mirë, jo vetëm për të akuzuar shqiptarët e Preshevës për krime lufte, por për t’u përpjekur që luftën e UÇK-së ta kriminalizojë, për të kriminalizuar pastaj edhe aleatët e NATO-së që bombarduan caqet ushtarake serbe.

 Për fat të keq, Beogradi vazhdoi me retorikën tani më të stërvjetëruar dhe banale, duke akuzuar të gjithë për rreth tij si armiq dhe duke e shpallur vetën viktimë. Vazhdoi së sajuari dhe forcuari mite e fakte të rreme, qoftë edhe për Kosovën si “djep i Serbisë”, qoftë me veprime brutale dhe politika destruktive duke e shpjerë kështu popullin serb në rrugë pakrye e me shumë halle. Të gjitha këto i bëjnë mbështetur në logjikën mesjetare të sunduesve serbë, të cilët, për të ruajtur postet e tyre vazhdojnë me avazin e vjetër të manipulimeve duke mos marrë parasysh qoftë edhe pasojat për vetë popullin serb.

Kjo rutinë e politikës beogradase tërësisht destruktive po ndërhynte edhe në punët e brendshme të Kosovës, gjoja për të mbrojtur interesat e pakicës serbe, e në fakt një politikë e tillë vetëm se ngatërronte dhe po vazhdon të ngatërrojë dhe vështirësojë jetën e serbëve në Kosovë. Beogradi dhe lakenjtë e tyre në Kosovë asnjëherë nuk kanë guxim ta thonë të vërtetën, e cila është shumë e hidhur, ngase është duke prekur dhe cenuar drejtpërsëdrejti interesat jetike të serbëve në Kosovë. Krimi serb (politik dhe ekonomik) i prodhuar në Beograd, së pari gjen mbështetje te serbët në Kosovë, i prekë dhe cenon së pari ata, pastaj shtrihet në fusha tjera etnike. Realisht, serbët e Kosovës kanë nevojë për mbështetje dhe mbrojtje institucionale sepse janë të rrezikuar nga strukturat paralele e kriminale serbe, dhe se institucionet kosovare dhe mekanizmat ndërkombëtarë duhet që në këtë drejtim të jenë më energjikë.

Pas rrëzimit të Millosheviqit nga pushteti, që e bënë vetë serbët në vitin 2000, sikur shfaqet një shkëndijë shprese se më në fund në Serbi do të triumfojë demokracia. Por kjo shkëndijë shprese shpejt u shua dhe nuk pati jetë të gjatë. Gara politike në mes Tadiqit, politika e të cilit konsiderohej me orientim pro-evropian, dhe krahut tjetër me orientim pro-lindor, radikale, ultrashoviniste, socialiste dhe shesheliane, e shfaqur në zgjedhjet e fundit parlamentare serbe të 21 janarit 2008, po ashtu të jepte një përshtypje se ishte një luftë ku ndesheshin në dyluftim: perspektiva serbe dhe e kaluara e saj e errët mesjetare.

Mjerisht, kjo luftë nuk u zhvillua sa duhej, nuk avancoi pozitën serbe dhe nuk mori trajtën e duhur shoqërore. Elektorati serb me votën e tij qëlloi dhe goditi për vdekje frymën e re të politikës pro-evropiane. Vota e elektoratit serb solli në skenën politike njerëzit të cilët ishte dashur të dërgoheshin para drejtësisë dhe gjykatës..

Qeveria e Serbisë, e rritur dhe e kalitur me politikën e përgjakshme të Millosheviqit, shumë shpejt do ta shfaqë oreksin e saj represiv, diskriminues dhe shovinist. Shumë shpejt shqiptarët do të dëgjojnë avazin e vjetër të politikës serbe. (Millosheviqi) për shqiptarët dhe “gjenin e tyre kriminal”, amanet ky i cili kishte ekzistuar historikisht në politikën serbe kundrejt shqiptarëve, I nxitur nga ky oreks, tani Qeveria serbe bëri përgatitje shumë të gjata jo vetëm për të akuzuar shqiptarët e Preshevës për krime lufte, por për tu përpjekur që luftën e UÇK-së ta kriminalizojë, për të kriminalizuar pastaj edhe aleatët e NATO-së që bombarduan caqet ushtarake serbe.

Evropa nuk mund të fshehë faktin se në territorin e saj dikur ka operuar për mrekulli rrjeti i UDB-së jugosllave.

Evropa nuk mund të fshehë faktin se në territorin e saj UDB-ja jugosllave (serbe) i ka vrarë patriotët shqiptarë të cilët e kundërshtonin regjimin antishqiptar të serbo-jugosllavëve. Po ashtu, mendoj, që Evropa e ka të qartë se ky rrjet tani më është “tkurrur”, vepron për Serbinë dhe kontrollohet nga ajo. Në fakt, ky rrjet përherë ka funksionuar për interesa shoviniste serbe. Ky rrjet din dhe ka guxim të kërcënojë edhe autoritete ndërkombëtare, këtë rast znj. Karla Del Ponte për ta detyruar në dhënien e deklaratave të pabaza në dëm të UÇK-së.

Por ne nuk duhet pranuar këtë poshtrim serb..

Pasi Policia kufitare e Serbisë arrestoi Nehat Thaçin (40 vjeç) nga Ferizaj, i cili është drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicë, këto ditë arrestoi edhe ish-ushtarin e UÇK-së,Hilmi Kelmendin, dhe nuk di sa poshtrime do ti bënë Serbia më pas?!

Atëherë sanksionet ndaj Serbisë, Kosova nuk duhej lënë anash. Kanë reaguar analistët pas arrestimit të ish- ushtarit të UÇK-së, Hilmi Kelmendit në Serbi. Ata ka thënë se  Kosova do të duhej të vendoste sanksione ndaj Serbisë, se Kosova duhet të bllokoj importin që vjen prej andej. Sot Kosova do të duhej të bllokonte secilin import, produkt e mjet që vjen këndej – nga 1 milion euro në ditë – deri sa poshtërimi që i bëhet vendit të merrte fund një herë e mirë.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat