Mos prekni te legjenda e gjallë, ju z.Kastrati!

Opinione

Mos prekni te legjenda e gjallë, ju z.Kastrati!

Nga: Zef Prenka Më: 28 tetor 2016 Në ora: 18:38
Anton Quni

A a dini së pari që, Komandant Anton Quni është dhe mbetët një nga ata komandant me dinjitet për kohën dhe pas luftën?!
A e dini ju z.Sinan Kastrati se nuk" pi ujë" kur kapesh si rriqën n'vithe t'gjasë, duke u mundue me thithë pak nga prapa ,si në rastin që jeni mundue me shantazhue një figurë poliedrike të lirisë dhe ndërtimit të demokracisë në Kosovë?!
Ju, ose nuk i njihni mirë lojen politike në të gjitha format, ose ja fut kot ...

Të shumta janë veçoritë, veprimtaritë dhe meritat e z.Antin Qunit në ketë nënqiellë,për të mirën e vëndit dhe ju, sikur prisnit në njërën këmbë të "gjeni" një " pikë të zezë " nga zotriu Anton Quni ( dhe jo Anton Çetta ,që ndoshta do jetë edhe ai nën llupën tuaj edhe kur nga amshimi i këndojnë lavdi dhe krenohet i tërë populli me të!) që ta shantazhoni, pa e ditur arsyen e fjalimit të tij dhe ku do të reflektojë e gjithë prapavija politike  përfshi edhe nga politikat diplomatike të akredituara në shtetin tonë!?

Pra, po ta di se keni  fobi ndaj "Antonave" ndoshta nuk  do kisha reaguar fare dhe nuk do merrem me ju?!
Mos pretendoni  se keni   "zbulue Amerikën" kur i gjuhëni  një komandanti legjendë e gjallë, për një fjalim që tregon se edhe të vdekur, edhe të burgosur edhe të lirë është në gjëndje ta ndaj , lirinë e tij me vlerat e luftës dhe bashkkomandantët e UÇK-apo FARK-ut qofshin.Aii beson luftës që zhvilluan pa asnjë siguri që sot të jetë një deputet dhe të ketë mundësi ta thot fjalën lirshëm dhe pa cenzura!?
Ju zotri Sinan Kastrati, nëse dini gjë tjetër mbi përsonalitetin e legjendes së luftes z.Anton Quni, jepni fakte tjera, se këto gjepura, duke shprehur "habi" për fjalimin e tij, në një moment krize politike ku duhet  të flitet e të kuvendet gjithsesi për të ul tensionet dhe për të marrë kontroll situatën edhe ashtu të brisht në raport me politikën që na servohet nga jasht. Mos harroni ju zotri Sinani se nuk mundeni edhe pse pretendoni që, duke u munduar të shantazhoni figurën e këtij luftëtari të denjë për vëndlindjen e tij ,të ju rritet " kaqepi" dhe nami në botën mediatike; përkundër kësaj ju fitoni vetëm një titull thjesht Shantazhues e hiç më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat