Shqetësuese!

Opinione

Shqetësuese!

Nga: Ismet Haziri Më: 28 tetor 2016 Në ora: 11:44
Ismet Haziri

Duke percjellur seancën e jashtëzakonshme te Kuvendit te Kosovës, për rastin "DRENICA-2",ndaje shqetësimin për këtë format te diskutimeve dhe jam i bindur se kështu nuk i kontribuohet as te drejtës për luftëtarët e lirisë dhe as luftës se pastër qe beri UÇK ngase siç po duket, në mese te individëve te caktuar thjeshte ka qeshtje personale te cilët po shfrytëzojnë foltoren e popullit për te renduar me gënjeshtra për UÇK dhe pjesëtaret e saje.

Në duhet te jemi vigjilent, të mbrojmë pjesën e historisë me te ndritshme te kombit shqiptar dhe te shqiptarëve te Kosovës. Unë si qytetar i Kosovës nuk dua asnjëherë te i kënaqim kërkesat serbe duke spekuluar me me afera te ndryshëm gjate periudhës se luftës për lirin e Kosovës.

Konsiderojë se çdo akuzë e ngritur kundër luftëtarëve te lirisë deri me 10 Qershor te vitit 1999 ma shume ka karakter balansues ne raport me krimet e bëra nga ana e Serbisë ne Kosove se sa qe ka te vërteta, prandaj ne duhet me vendosmëri te mbrojmë sakrificën tone sublime ne çdo forme ngase ajo është faqja ma e ndritur e historisë tone!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat