Marre o Anton Quni!

Opinione

Marre o Anton Quni!

Nga: Sinan Kastrati Më: 28 tetor 2016 Në ora: 10:59
Sinan Kastrati

Anton Quni, e teprove, u korite, e bane bërllog dje! Anton, nuk të mbetet tjetër pos ti veshësh edhe kulet e grave e të vajtosh si “Vajtojcet e Dukagjini” për ”komandantët” e Drenicës, deputetët e kryetarët e komunave nga Drenica, dhe të gjithë nga PDK-ja!

Komandant Anton Quni, nuk iu besova syve kur pash në shumë portale emrin tënd,

Anton a nuk u skuqe hiq- a?

Turp o komandant!

Unë nuk po flas më shumë, po ia ta jap fjalën ty:

*”Anton Çuni ka thënë se deputetët janë para aktit të kryer dhe sot ish-luftëtarëve të dënuar mundemi vetëm t’i japim mbështetje morale, nëse ajo është e sinqert”.

* ”Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka thënë se do të mbante një pjesë të dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman
Selimit.

Quni ka pasur fjalë të mira për Selimin, duke u bazuar në kohën kur ishte këshilltar i tij derisa ai ka qenë komandat i FSK-së.

“Vullnetarisht do të mbaja një pjesë të burgut, në vend të Sylejman Selimit”, ka thënë ndër të tjera Quni.

(Kuvendi i Kosovës është këtë të enjte duke mbajtur seancë për vlerat e luftës së UÇK-së, pas vendimit të
Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica 2”.”)

*Anton Quni nga LDK-ja në fjalimin e seancës së jashtëzakonshme ka folur për vëllezërit Demaku I cili thot se ka mbeshtetje morale, por duke mos ndërhyrë asnjëherë në sistemin e drejtësisë ( ?shën. imi).

Po të mundja do ti kisha zëvendësuar në vuajten e dënimit, por si deputet nuk mund të ndërhyjë në sistemin gjyqësor” tha Quni.

Ai ka folur edhe për Sylejman Selimin kur ishte këshilltar i tij ai tregon për burrërin dhe maturinë ë tij”

* ”Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të përmbahen
nga thirrjet që vënë në pikëpyetje vendimet e gjykatave.

Në një deklaratë për kallxo.com, Zyra e BE-së tha se deputetët duhet që ta kenë në konsideratë ndarjen e pushteteve dhe të mos përzihen në vendimet e gjykatave.”

Anton, emër shumë i njohur e i dashur, emër shumë i madh, Anton, Anton Çetta !

Anton, a i lexove ato që ke thënë?

Në emër të kujt fole?

– Të Antonit ?

– Të ushtarakut ?

-Të komandantit ?

– Të LDK-së?

Apo fole si “zëvendës” i Selimit!

Anton, kurrë nuk do të kesh më mundësi me tërhjek “fjalët” e komandantit për “komandantët”

”Fjalë të zeza e të rënda në fletë të bardhë”!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat