Deklaratat e bashkëshortës së Sylejman Selimit dhe Naim Miftarit, e largojnë Thaçin si të akuzuar?!

Opinione

Deklaratat e bashkëshortës së Sylejman Selimit dhe Naim Miftarit, e largojnë Thaçin si të akuzuar?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 27 tetor 2016 Në ora: 13:51
Ragip Guraziu

Kur kemi parasyesh, deklaratat e bashkëshortë se ish  Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, si dhe Naim Miftarit, ish pjesëtar i UÇK-së  këto ditë kanë hedhur një varg akuzash, në drejtim të Presidentit Thaçi, duke thënë se uron që edhe Thaçi t’i bashkohet Syles në burg, meqë nuk i ishte bashkangjitur në vijat frontale.

Këtë e do Thaçi...

THaçi edhe vet e ka dëshmuar se nuk ishte në vijat frontale,dhe se ishte largë saj, dhe nuk mund të akuzohet për asgjë?!

Unë,si autor i këtij shkrimi, kisha këtë shprehje për bashkëshortën e Sylejman Selimit? E dini ju se ,djali im,Safet Guraziu ka kryer shërbimin ushtarak të ish Jugosllavisë në Tivar,së bashku me bashkëshortin e juaj,ku kjo miqësi apo jarani,po vazhdon edhe tani. Kjo është arsyeja se nganjëherë gabimet janë të pashmangshme,por me deklaratat e juaja këtyre ditëve,qind për qind kanë qenë në favor të presidentit Thaçi, se sa të burrit tëndë. Po ashtu vlenë edhe për ish-pjesëtarin e  UÇK-së, Naim Miftarin.

Biro! I zoti i shtëpisë duhet të jetë i mençur,për të qenë gjithnjë në ''POST''

Kështu më thoshte babai im, ndjes pastë,dhe fjalët e tij tani, edhe pas vdekjes se tij kanë mbetur me vlerë te shumë njerzë. Në këtë rastë,presidenti THaçi po fito autoritet tek ndërkombëtarët,se kjo që ngjau tani edhe publikisht,me siguri edhe nga ngutia apo jo profesionalizmi,apo shkollimi,siç themi ne, njeryë pa shkollë,ja futin koturu pa menduar se çka po flasin apo deklarojnë.

''Mallkimi raft edhe mbi juve President, ju vrafshin lotët e fmive tan. Qe nuk nxorët një zë ta mbroni të drejtën, jo te nderhyni në drejtësi, por ti mbroni vlerat. Tash edhe juve ju uroj te ju bashkëngjitkeni Syles, meqë nuk ju bashkëngjitet ne vijat frontale, neper beteja të lara me gjak, dhe u fshehshit skutave aty ku nuk kishte luftime dhe bënit plane për poste mbas lufte se kush qka do të gradohet. Syla asnihere se mendoj ktë. Uroj që të paktën ti bashkohesh tash”, keni shkruar kështu Kimete?!

Po THaçi vetë ka deklaruar edhe para nderkombëtare,vendorëve,mediumeve të shkruara dhe elektronike se,nuk ka qenë në vijat frontale,nëpër beteja dhe në ato vende ku kishte luftime.Që do të thotë,sipas jush tani presidenti i Kosovës,nga akuzat që tani dihen dhe kjo është arsyeja e Gjykatës Speciale për Kosovën,gjegjësisht,UÇK-në,tani THaçi këmbën mbi këmbë,dhe mos t'ja ndinë fare hiq,dhe Syla le ta vuaj dënimin me bashkëluftetarët e tij...Kaq kisha Kimete ...

Lepuri i trebur....

More Miftar,aferim për luftën që e ke bërë,dhe kjo s'do koment.Ama,kjo shprehje e juaja e largon THaçin njëherepërgjithmonë nga të gjitha akuzat. Po unë nuk po e kuptojë këto deklaratat e juaja ;Kimetes dhe të juajën?! A keni menduar,kur vetë THaçi ka pranuar se nujk ka qenë në vijat frontale,dhe Gjykata speciale nuk po i akuzon lepujt e trembur po mu ata që kanë qenë në vijat frontale, kujt i keni ndihmuar me këtë?!

“Po e saktë  është ajo  ka deklaron zonja  Selimi dhe e kuptoj frustrimin  e drejt të saj. Un Sylen ''SULLTANIN'' e kam takuar shumë herë në beteja dhe operacione luftarake në shumë vende  të Drenicës dhe Kosovës. Interesant Hashim Thaçin nuk e kam takuar asnjëherë  të vetme në asnjë betejë zakonisht ai vinte para betejave disa dit u fotografohej dhe ikte si lepuri i trembur dhe si rëndom  pas disa ditësh ato pika  u sulmoheshin nga ushtria dhe policia serbe”, ke shkruar kështu Miftar?!

Sipas jush, Thaçi ka shumë tjerë që luftën e kanë  përdorur për përfitime personale dhe klanore.

“Kur vjen radhë e dhënies së pergjegjësisë për gabimet dhe krimet e mundshme të luftës presidenti yen këshilluar edhe nga këshilltarët e DGSE shërbimi sekret francez tani  thotë se nuk ka qenë në luftë fare pasi donë t`i ikë përgjegjësisë së vet si lider. E them me plot besim dhe bindje por edhe  fakte se pothuajse asnjë njeri politikan gazetar, delegat  apo  njerëz  të thjesht pacifista të LDK nuk ka mundur të arrestohet apo edhe  vriten pa dijen dhe urdhrat  e  Hashim Thaçit  me kompaninë e Tiranës gati asnjë. Sa  i përket tradhtisë që nga  marrëveshja  K90 kur  u demobilizua  UÇK  për të ardhur ky në pushtet  vet pa UÇK përveç disa shërbëtorëve pasi lufta presidenti i jon i ka braktisur dhe tradhtuar të gjithë  ushtarët e UÇK dhe i ka shitur të gjithë shokët e  ''luftës'' disa  i ka shitur edhe gjatë  luftës  që  nuk janë  gjallë  sot disa i ka fut në burg e besa edhe disa tjerë tani i dërgon mish për topa në tribunalin  e  Hagës”, këtu keni rënë ndesh me deklaraten ma lart...

Ndryshe,akuzat e Dick Marty u bënë bazë për krijimin e një Gjykate Speciale jashtë territorit të Kosovës, që do të trajtojë krimet e mundshme të bëra nga ish-pjesëtarë të UÇK-së gjatë viteve 1998-2000.

Mes njerëzve të dyshuar për krime të rënda, përfshirë trafikimin e organeve është edhe vetë Hashim Thaçi.

Ndonëse, zyrtarisht ende nuk dihet se kush nga drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të gjykohen në këtë proces, raporti i prezantuar në Këshillin e Evropës nga Marty e lidh ish-drejtuesin politik të UÇK-së me këto krime mes të cilave edhe trafikimi i drogës, naftës e cigareve.

Mundësia e ndjekjes penale të Hashim Thaçit nuk është përjashtuar as nga kryeprokurori Special, David Schwendiman. Disa ditë para zgjedhjes së Thaçit si president i vendit, ai kishte deklaruar se “hetimet nuk do të ndikohen” nga votimi në Kuvendin e Kosovës lidhur me presidentin e vendit.

Por, në fakt, akuzat e Martyt kanë një bazë tek libri “Gjahu” i ish-prokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, e cila shkruar e pra lidhur me trafikimin me organe njerëzore. Ajo kishte thënë se atë kohë nuk ka pasur vullnet politik për t’u hetuar krimet e mundshme të bëra nga UCK-ja.

Gjykimet në “Speciale” pritet të fillojnë vitin tjetër, por tashmë zyrtarë të kësaj gjykatë kanë njoftuar për “jetësimin zyrtar të Dhomave të Specializuara”.  Në konferencën e parë për media të zyrtarëve të kësaj gjykate, u tha se ka filluar rekrutimi i stafit ndërsa u nënvizua se rëndësi e madhe do t’i kushtohet sigurisë së dëshmitarëve të mbrojtur.

Përgjithësisht, krijimi i një gjykate jashtë territorit të Kosovës ka nxitur reagim në Kosovë meqë gjykata do të trajtojë vetëm krimet e mundshme të bëra nga pala shqiptare duke anashkaluar krimet serbe.  Megjithatë, gjykata është parë si mundësi që përfundimisht të hiqen të gjitha dyshimet e akuzat që rëndojnë mbi Kosovën për krimet e supozuara të ndodhura gjatë dhe pas përfundimit të luftës.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat