Qytetërimi jonë - Shoqëria Njëdimensionale - Herbert Marcuse (pjesa I)

Opinione

Qytetërimi jonë - Shoqëria Njëdimensionale - Herbert Marcuse (pjesa I)

Nga: Mr.Sc Blerta Haxhiaj Më: 25 tetor 2016 Në ora: 18:29
Blerta Haxhiaj

“Njeriu Njedimensional”, i autorit, filozofit, mendimtarit Herbert Marcuse, një veper e cila është cilësuar një ndër më të rëndësishmet për teorite kritike të shoqërise na shfaq para vizualitetit tonë si individual ashtu edhe kolektiv shoqërinë njëdimensionale. Shoqëria njëdimensionale teknike dhe elektroteknike varion nëpër perfeksionimin e mëtutjeshem të tij në dimensionalitetit e tij. Represioni psiqik dhe fizik, totalitarizmi gjithëpërfshirës i cili tregon realitetin dimensional inkuadron individin në skllavërimin e tij të pashmangshëm ndaj mjeteve teknike. Modeli i jetes i shoqërisë njëdimendimensionale në jeten e njeriut Herbert Marcuse e paraqet si një rend që shfaqet totalitar e cila absorbon edhe mënyrën e jetesës tradicionale të individit. Përderisa i referohemi individit si i vetem, kjo të jep nënkuptimin se vetem një individ ka luksin e njëdimensionalitetit por ky emërtim jepet në shumës. Kundrejt vepres së tij “Erosi dhe Qyteterimi” Marcuse është më pesimist ku me mendimet e tij ai denononcon karakterin fundamental represiv të konsumatorit në shoqerinë industriale të avancuar. Njeriut Njëdimensional i jepet mundësia për të zgjedhur por i mohohet mundesia për ta bërë atë në mënyrë të pavarur.

Ndikimi i studimeve mbi Marksin të autori jep sintezen e tij të Marksit dhe te Freud-it tek “Erosi dhe Qyteterimi“, ku “parimin i kenaqesise“ zëvendesohet me “parimin e realitetit”. Ess-i – Un-i – MbiUn-i janë shtresat kryesore të strukturës psiqikës ku bazamenti është Ess-i e cila është e lirë nga parimet dhe format nga të cilat e bëjnë njëriun të ndërgjegjshëm dhe social nuk njeh as të mirën as të keqen as kohën dhe as kontradiktat, si synim  të kënaqe vetëvetën në dakordim më Erosin. “Nën ndikim e botës së jashtme (ambientit), një pjesë e Ess-it që ka organe për receptimin e stimujve dhe mbrojtjen ndaj tyre, zhvillohet gradualisht derisa bëhet Un-i.ky është ndërmjetësi mes Essit dhe botës së jashtme, përceptimi dhe ndërgjegjja janë vetëm pjesa më sipërfaqësore e Un-it ajo që topografikisht ndodhet më afër botës së jashtme, por falë tyre (sistemi ndërgjegje-përceptim) ai e ruan ekzistencën e vet, duke vëzhguar dhe vlerësuar realitetin, duke krijuar dhe ruajtur një imazh të vërtetë të tij, duke iu përshtatur dhe duke ndryshuar sipas interesave të veta. Kështu Uni ka për detyrë të paraqesë boten e jashtme Essit…” (Herbert Marcuse “Eros ans Civilisation A Philosophical into Freud” .fq -47) Zëvendesimi i parimit të kënaqësise jep :  “Sakrifikimi metodik i libidose, devijimi i saj drejt aktiviteteve dhe shprehjeve shoqërisht të nevojshme përbëjnë kulturen” që  konsiderohet si frut i qyteterimi (kultura , arti, puna). Shoqëria industriale imponon një modifikim i instikteve duke katapultuar sferen seksuale me sferen e punes.

Proçesi represiv i Freud-it, parimi i“ kënaqësise” me zevendesimin e tij, diferencimi i nevojave jepet si frut i një shoqerie industriale, e cila konfiguron një dominim përmes formave të dhunës. Është e rëndësishme të shqyrtohen relacionet mes psikoanalizës dhe mendimit politik, psikoanaliza ofron një analizë në një prespektive të re të politikës të shoqërisë, …”Sipas Marcuses Psikoanalizes iu bë e mundshme si instrument social-politik pozitiv dhe negative funksioni administrativ sepse Freud zbuloi zonat më të thella të instikteve, mekanizmat e kontrollit social të tij.” Individi heq dorë nga parimi i kënaqësisë (Erosi) dhe i nënshtrohet parimit të realitëtit (Thanatosi); si sipërfaqësues paradigmatik se ku tronditet teoria freudia-ne Marcuse thekson se: “Së pari – modeli psikoanalitik: Babai – familja e dominuar nga babai ishin faktorët e socializimit psiqik, e humb vlerën nga fakti se shoqëria vepron mbi Unin përmes masmedias; grupet sociale; së dyti – zbrazet roli i babait, kjo shoqërohet nga rënia e ndërmarrjes private e familiare; djali bëhët i pavarur nga i ati dhe nga tradita familiare si rezultat i kërkimit (vendi i punës) e mënyra se si e fiton jetën; Procesi tranzistor i katapultimit të parimeve të “kënaqësisë“ dhe të “realitetit“  tregon zeëvendësimin e instikteve me atë të teknologjise e cila varion në një moment teknik hedonist. Teknologjia si mjet tranzistor mundëson lehtesimin e arritjes së veprimtarisë së zhvilluar të aktiviteteve që ofrojnë kënaqësi.

Njëkohësisht puna ofron kënaqësi por me pune kryejme një aktivitet kualitativ – kuantitativ e cila si variabel e aktivitetit te  gjendjes mendore dhe asaj fizike na okupon pjesen temporale për të shfaqur instiktet tona origjinale si qenie njerezore, ku kalimi nga statusi i primatit natyror shndërrohemi në primate teknologjike. “Me krijimin e parimit të realitetit, qënia njerëzore, e cila nën parimin e kënaqesise s’qe gjë tjetër veçse një lemsh tendencash kafshërore, bëhet Un-i i organizuar. Tashmë lufton për atë që është e ‘dobishme’, për atë që mund ta ketë pa i shkaktuar dëm vetes dhe ambientit ku jeton. Nën parimin e realitetit, qënia njerëzore zhvillon arsyen, e cila mëson të ‘vlerësoje’ realitetin, të shquajë të mirën nga e keqja, të vërtetën nga falso-ja, të nevojshmen nga e dëmshmja. Njeriu fiton cilësinë e kujdesit, e të mbajturit mend e të gjykimit. Ai bëhet një subjekt i ndërgjegjshëm që mendon, brenda një sistemi racional që i imponohet nga jashtë.” (Eros ans Civilisation A Philosophical into Freud”) Marcuse tregon  se nevojat arficiale të ofruara nga shoqëria industriale integrojne  individet në sistemin e prodhimit dhe të konsumit ku menaxhimi industrial kulturorë e bashkohorë mundësojnë venitjen e kritikes, mohimit dhe opoziten e këtij sistemi.

Teoria marksiste dhe socializmi, një vision të cilin autori me  kritikën e tij e mbron mendimin që fluskon në sipërfaqet e trazuara të univesit njëdimensional, ku mendimi kritik mjegullohet dhe dendet gjithnjë e më shumë, si pasojë jep tejfunksionimin e busulles të vet kapitalizmit. Kapitalizmi në shndërrimin e stadeve persosshmërise së tij ku individi shnderrohet në mall dhe procesi jetesor në një treg, ku duhet të mbijetojë me teknikat e reja zhvilluese kapitaliste ofron stabilizimin si mall po ashtu edhe ne treg, parimisht të shndërruar në tregtare të vetvetes në sistemin kapitalist-bashkohor. “Kur flasim për nevojat dhe burimet; nevojat nuk kanë lidhje me luksin pasi luksi nuk njeh limite. Keshtu që problemi ekonomik mund të paraqitet përmes raportit : Burime – prodhim – oferte; nevoja –konsum – kerkese;” -  “Një robëri e rehatshme, e butë, e arsyeshme, demokratike, mbizotëron në qytetërimin e përparuar industrial, si shenjë e progresit teknik. (Herbert Marcuse “ The One-Dimensional Man. Studies in the Ideology of Advanced Industrial Society fq – 26) 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat