Miliona $ kundër Vetingut, plani për trazira

Opinione

Miliona $ kundër Vetingut, plani për trazira

Nga: Ilir Vata Më: 25 tetor 2016 Në ora: 16:37
Ilir Vata

Pas pezullimit të ligjit të vetingut nga Gjykata Kushtetuese, prite që ligji të rrugëtojë për në Komisionin e Venecias për interpretim, por me gjasa ai do jetë sërish shënjertra e lobuesve kundër reformës në drejtësi për ta penguar me çdo çmim.

Ankimimi për ligjin e Vetingut u bë nga opozita dhe u mbështet me një kërkesë nga shoqata e gjyqtarëve dhe prokurorve që i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese të bëheshin palë, por sot ligji u pezullua.

Kundërshtarët e reformës në drejtësi janë vetë antarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët e dhe prokurorët e korruptuar, madje edhe politikanët dhe zyrtarët e lartë, dhe të ndodhur nën presionin e ligjshmërisë kanë ngritur paligjshmërinë e lobingut të parave të pista për të rrëzuar dhe në mos për të penguar ligjin e Vetingut.

Bëhet fjalë për fondin më të madhe të parave që kanë grumbulluar lobuesin, madje mendohet se shuma e parave për të penguar reformën në drejtësi është sa dhjetëfishi i buxhetit të shtetit në një vit kalendarik dhe kontrollohen nga krerë të lartë të shtetit antarë të KLD-së dhe të politikës, gjyqtarë, prokurorë, avokat, noter, pjesë të grupeve kriminale të lidhur me politikë dhe paligjshmërinë.

Në fak, Gjykata Kushtetuese ka qenë në konflik interesi me ligjin e Vetingut, se të parët që do prekeshin nga ligji janë antarët e kësaj gjykate pasi shumica e tyre kanë qenë hetues, gjyqtarë dhe prokurorë në kohë të diktaturë, dhe paruritë e tyre lënë të dyshojnë sa me ligjin e Vedingut, shumica e tyre do të përballej me dorëheqjen apo me ligjin pë korrupsion.

Në sistemin e drejtësisë përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar ka edhe nga ata që në kohë të diktaturës kanë shënuar vuajtje për shqiptarët, pasi një numër i madh i tyre që punojnë në drejtësi kanë marrë pjesë në hetimin, turturimin, burgosjen madje dhe vrasjen e të përndjekurve politikë.

Të ndodhur përballë këtyre kushteve, supozohet se Gjukata Kushtetuese nuk ka vepruar drejt, madje është treguar tinzare duke ia kaluar edhe një herë ligjin Komisionit të Venecis, e cila ajo është shprehur një herë për draftin përfundimtar të reformës në drejtësi dhe ska si të shprehet Venecia veçmas për çdo ligj, apo institucion që do ngrihet në procesin e reformës në drejtësi.

Varianti më i besueshëm është fakti se antarët e Gjykatës Kushtetuese janë bërë palë me opozitën dhe lobingun e kundërshtarëve të reformës në drejtësi sepse kanë qenë dy herë në konflik interesi, për krimet që kanë shënuar në diktaturë dhe korrupsioni që kanë bërë për 26 vite.

Plani B i kundërshtarëve të Vetingut

Nëse nuk do ia dalin me pengesa të tilla formale duke penguar ligjit, financuesit nga më të pasurit në Shqipëri dhe më gjerë do të mbështesin variantin e konfliktit politik për të organizuar protesta masive në të gjithë vendin deri në destabilizim të vendit duke e çuar Shqipërinë në anarki totale.

Në këtë palë antiligjore janë krerë të lartë të shtetit, kryetarë partishë politike, zyrtarë të lartë në kohë të ndryeshme, prokurorë dhe gjyqtarë, avokatë noterë, bota e krimit, trafikutë dhe të gjithë bashkë për të financuar një revoltë popullore deri në rrëzimin e qeverisë dhe rezultati është të mbrojnë pasuritë e paligjshme dhe pushtetin që posedojnë deri më sot.

Në planë të parë shihet si dicka e pa arritshme, por në fak ky planë është njëfar puçi shtetrorë që tashmë i ndodhur përballe presionit të reformës në drejtësi ata po përdorin parat e fituar në mënyrë të paligjsme dhe pushtetin që posedojnë sot për të destabilizuar vendin.

Alarmi është real dhe ndodhur në këtë situatë i vetëmi shpëtim që mund të gjej vendi, janë BE dhe SHBA, madje duhet me çdo kusht që ata të kontrollojnë situatën, duke gjetur rrugët e duhura ligjor për të bërë të mundur vendosjen e drejtësisë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat