Të mbrohemi nga sulmet vulgare

Opinione

Të mbrohemi nga sulmet vulgare

Nga: Haki Bunjaku Më: 25 tetor 2016 Në ora: 13:56
Haki Bunjaku

Të gjithë shqiptarët të mbrohemi nga mësymjet vulgare araboturke,të armës së ndryshkur: Selamalekum,që po e zbrazin,kudo në tubimet,takimet e ndejat tona.Këte shkrepje të armës së primitivizmit po e bëjnë klerikët (hoxhollarët),haxhitë dhe kasta injorante në krah të tyre.

Hyn rroti i samës në konak,ku të gjithë shqiptarë dhe i ofendon me një slogan araboturk: Selamalekum dhe këta mjeranët,në vend se ti thonë: përshëndetje,si në kor i përgjigjen: Alekuselam!-Hajde,hajde qikha në krye të vendit!Merhaba.A mujte?!

Asnjë përshëndetje shqip,asnjë përpjekje për mbrojtjen e identitetit kombëtar,asnjë lëvizje për mbrojtjen e shqiptarizmës,me ato tradita e shprehje të bukura e plot kuptim të përshëndetjeve shqiptare,që zor t`i ketë ndonjë gjuhë tjetër.

„Përshëndet“ në fb.një hoxhë:

-Selamalekun nga Kamenica! Me dhjetra i për gjigjen:-Alejkumselam,nga Berlini,Berni,nga Vitia etj.Unë i përgjigjem:-Jungjatjeta nga Cyrihu!

Përse nuk thonte i shkreti: Përshëndetje nga Kamenica,që të ishim marrë vesh shqip e me kulturë?

Ky trend i frustrimit të përshëndetjeve shqiptare,duhet rreptësisht të ndërpritet edhe nga klerikët e haxhitë,të cilët kur të hyjnë në konak duhet të thonë:-Përshëndetje!!! Në xhami është tjetër punë.

Araboturqit përmes veprimeve të ndryshme,janë ngrit në këmbë që të na shkombëtarizojnë.

Mashkujve ua kanë vjerrë trastën e taxhisë në qafë,ndërsa femrave ua kanë vu shalën (pelenën në kokë) dhe i luajnë sipas qefit.

E takoi njërin që kurrë nuk punon,por ushqehet gati më mirë se tjerët.I them çu puno,se hieja nuk të bie kurrëgjë!

-Hajt tha,mue Zoti këtu nën hieje ma bjen idarën për çdo muej!

„Selamalekum“thikë e ndryshkur na ka hy në mish dhe po e helmon gjakun tonë shqiptar.

Intelektualët,një pjesë e mirë,kanë tradhtuar kombin dhe kanë shkuar në Mekë për të ble pak xhenet  të nxehtë arab.

Unë dua të mirrem vesh shqip me Zotin.Dua të shkoj me shqiptarët bashkë në xhenetin e shqiptarëve.Me të tjerët nuk përzihem.

Kontaktet me do njerëz të shkolluer dhe veprimet e tyre bestyte,më bëjnë të mendoj që te ne nuk është bër arsimim cilësor,prandaj edhe injorantët me broçkullat bajate,me lehtësi,po futën në mesin tonë.Pastaj prite përçarjen,prite asimilimin në kulturë,çka është më se keqi!

Sëmundja apo infektimi në kulturë e traditë ka shumë shumë vështirësi që të shërohet.

Prat ë mbrohemi me dinjitet ndaj sulmeve vulgare araboturke dhe nga klerikët e poshtër e haxhinjtë që përkrahin e shpërndajnë në popull këto sulme!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat