Skënderbeu i Bit Pazarit dhe Kali i Shemës

Opinione

Skënderbeu i Bit Pazarit dhe Kali i Shemës

Nga: Sulejman Mehazi Më: 25 tetor 2016 Në ora: 13:40
Sulejman Mehazi

Gjatë një mbrëmje të suksesshme parazgjedhore, funksionarët e lartë shqiptarë të partisë në pushtet të entuziasmuar së bashku me dashnoret e tyre, i afrohen bustit të Skënderbeut në Bit Pazar të Shkupit, për t’u lavdëruar para tyre, po dhe duke shprehur respekt ndaj heroit kombëtar. Për habinë e të gjithëve, papritmas Skenderbeu i Bit Pazarit u ngjallos, foli, e ju tha pushtetarëve patriotë:

Si s’ju vjen keq e gjynah, 500 e kusur vjet po me mban Kali i Shemës në shpinë, sa mirë për ju të Çair Xhitit vini së bashku me lubavnicat (dashnoret) tuaja për të më respektuar, në anën tjetër kurrë s’ju shkon mendja t’ja bini një pelë kalit tim të Shemës.

Funksionarët e partisë shqiptare në pushtet të habitur nga kjo bisedë e çuditshme me heroin tonë, turr e vrap shkojnë te kryetari i partisë për t’ia treguar këtë ngjarje e skenë të çuditshme; ata duke e ditur dashurinë e kryetarit për Skënderbeun, ia tregojnë pikë e për pe ngjarjen, kërkesën apo lutjen e bërë nga heroi ynë kombëtar.

Sapo ndëgjoi kryetari i tyre këto fjal?, ju tha, mos jeni të çmendur e budalla, qysh dhe si mund të fol busti?!

-Ejani me ne, zot?ri kryetar që të bindeni dhe ju!

Dhe shkuan së bashku, kryetar e funksionarë, te busti i Skënderbeut.

Sa iu afruan, Skenderbeu i pa, e ktheu kokën kah funksionarët duke ju thënë, unë  ju kërkova pelë për kalin tim, e ju këtu më keni prurë gomar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat