Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët

Opinione

Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 25 tetor 2016 Në ora: 08:58
Shefqet Avdimetaj

Pse ASHAK-u heshtë përballë të gjitha këtyr problemeve me të cilat po ballafaqohet vendi ynë?

Pse intelektualët dhe akadamikët tonë nuk jan më të angazhuar rreth problemeve të shoqërisë sonë?

Mendoj se intelektualët në Kosovë e kan për obligim për të ngritur më shum zërin në interes të shtetit dhe shoqërisë.

Vitet ikin,koha kalon dhe se bashku me vitet dhe kohën do ikin edhe ata pa lën gjurmë.

Intelektualët duhet që njëherë e përgjithmonë te dalin më shum në sipërfaqe,të dalin nga gëzhoja në të cilën janë futur dhe të lirohen nga neglizhenca,oportunizmi dhe interesat egoiste.Natyrisht kjo që po them nuk vlenë për të gjithë,por mendoj që ASHAK-u duhet të dalë me kumtesa dhe të ndihmojë popullin që të kuptoj më mirë kët kaos politik që e kan krijuar udhëheqësit tonë, të cilëve si duket edhe po ju konvenon. Ujku e do mjegull,thotë populli.

Në të kundërten ndodhë ajo që pikërisht po ndodhë në Kosovë,ku pseudointelektualët kanë shfrytëzuar kët hapsirë të mos angazhimit të mjaftueshem të intelektualëve.

"Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëher ka një politikan,por asgjë më shumë" thoshte A.Camus.

Si  pasojë e këti inferioriteti shum pseudointelektual jan instaluar në vende kyqe ne institucionet shtetërore dhe komunale. Është koha që intelegjenca kosovare të jetë më aktive, "kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët" thoshte Sami Frashëri.

Dikush duhet të ju thotë STOP këtyre dukurive, e kush tjetër pos intelektualët e vertetë të vendit tonë.

Populli ynë e fitoi lirinë me shum mund dhe sakrifica,populli ynë e mertiton më mirë se kët që e ka tani.

"Liria nuk është gjë tjetër veqse një shans për të qenë më mirë"(A.Camus).Kët shans ne duhet ta shfrytëzojmë,të gjithë së bashku dhe të punojmë për të mirën e shtetit tonë të ri dhe dhe të popullit tonë. Të mendojmë edhe për gjeneratat pas neve.

Kemi për obligim që të ju krijojmë më shum hapsirë gjenëratave të reja dhe intelegjencës sonë që vërtetë e meritojnë.Nepotizmi është duke e dëmtuar shum shoqërinë tonë.Kemi shum intelektual të dëshmuar që kan mbetur jashtë këytre rrjedhave,pikërisht për shkak të nepotizmit dhe interesave partiake.Në Kosovë cdo gjë bëhet në baza partiake,cdo gjë është e politizuar. Dukuri kjo shumë negative. Duhet ngritur zërin deri në qiell kundër këtyre dukurive,në të kundërten jemi të dënuar që të dështojmë.

Për momentin vendi ynë nuk është në situatë stabile as politike e as ekonomike. Jemi në një lloj ferri, por nuk guxojmë të ndalemi,siq thoshte edhe W.Churchill"Duke ecur përmes ferrit,mos ndalo"

Të ecim përpara,të angazhohemi të gjithë për një mirëqënje më të mirë të popullit tonë.Të pranojmë realitetin në të cilin gjindet vendi ynë,shoqëria jonë.Mos të ikim nga realiteti. "Unë doja të arratisesha  nga realiteti por fryma s`më mjaftoi.Realiteti më kapi dhe ne u bëm miq"(Alen Boske).

Kemi nevojë për ndihmën e intelektualëve të ndërgjegjshë,kemi nevojë për prijës te ndërgjegjëshem.Kemi nevojë për zërin e Akademikëve tonë të cmuar.Jamë më se i sigurtë që populli pretë më shum nga intelektualë tonë.

"Verba volant,scripta manent"Fjalët i merr era,veprat mbesin (R.Descartes)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat