Aplikacioni për diasporën – NO COMENT !

Opinione

Aplikacioni për diasporën – NO COMENT !

Nga: Qenan Aliu Më: 23 tetor 2016 Në ora: 08:34
Qenan Aliu

Miq të dashur, Lehtësishtë mund të konstatohet se, ashtu siç është zhgënjimi i qytetarëve në vend i dukshëm është edhe dëshprimi i skajshëm edhe i DIASPORËS nga Maqedonia .

KSHZ-ja sot ka promovuar Aplikacionin për rregjistrimin e qytetarëve me punë të përkohëshme jashta vendit që të mundet të shfrytëzojnë të drejtën e votës poqëse në ditën e votimit do të gjenden në diasporë . Por duhet thënë gjërat troç.

Shqiptarët nga Maqedonia në diasporë, nuk do të shprehin asnjë çfar interesimi për të shfrytëzuar të drejtën e votës. Kuptohet nga shumica dërmuese e tyre, nuk përjashtohet interesimi nga një numër simbolik. Krejt kjo do të ndodhë për shkak se mërgimtari shqiptarë është çliruar nga hipnoza e mashtrimeve nga politikanët, ata ndjehen thellësisht të lënduar në shpirtin e tyre. Andaj vlerësoj se ky aplikacion thuaja se në minimum do të vizitohet nga shqiptarët në diasporë, madje nga kureshtja ka të ngjarë që një rubrik e aplikacionit të plotësohet në shenjë refuzimi me NO COMENT.

Duke pasur para syshë dispozitën e Kodit zgjedhorë sipas së cilës tani më vendi ka 7 njësi zgjedhore, për dallim nga viti 2014-të ku diaspora ishte e ndarë në tre njësi zgjedhore sipas kontinenteve , tani e gjitha është një njësi, por numri i përcaktuar në Kodin zgjedhorë për tu rregjistruar e që më pastaj të munden të shfrytëzojnë të drejtën e votës atje ,NGA MOSINTERESIMI ka të ngjarë se nuk do të përmbushet, mosinteresimi është evident edhe nga bashkësitë tjera etnike nga Maqedonia në diasporë.

Kjo të bie në përfundim se poqëse zgjedhjet do të mbahen me 11 dhjetor , në këtë njësi të diasporës ZGJEDHJET DO TË DËSHTOJNË. Mbase kjo ndoshta nuk do të ndodhë me ndonjë fushatë për bojkotin e tyre por thjesht do të ndodhë nga mosinteresimi bile krejtësisht në heshtje dhe spontanisht. NO COMENT !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat