Deri kur disa njerëz duhet të luajnë me ndjenja të popullit

Opinione

Deri kur disa njerëz duhet të luajnë me ndjenja të popullit

Nga: Islam Fejzullahu Më: 22 tetor 2016 Në ora: 21:24
Islam Fejzullahu

Reagim në shkresat e Thaqit dhe opinionet e disa të apostrofuarve disa herë!

Opinioni i hapur qe nga themelimi i ”shtabeve të UCK” në diasporë nga sot të pa prekshmit në institucione,në aktivitete apolitike është i njohur me të gjitha të bëmave dhe te pa thënave e të thënave pikërisht po nga ata të apostrofuar qe akoma po gjuajnë barut në zjarr,dhe po luajnë me ndjenjat e popullit shqipëtar kudo qe jeton e në veqanti te atyre të cilet ne forma të ndryshme iu përgjigjen thirrjes së vendlindjes për ndihmë e kushtrim të cilet me mall të vendlindjes jetojnë në mergim!

Vall nuk e din opinioni mbarëkombëtar qfarë ndodhi në takimin e Osllos së Norvegjisë me ne krye Adem Demaqin,dhe të disa të gjallëve në institucione,por edhe të disave qe nuk janë man e mesin tonë por në amshim.Nuk po e ditka opinioni se qfarë ndodhi në Shqipëri(vrasja e ministrit të mbrojtjes së Republikës së Kosovës kol.Ahmet Krasniqi),nuk e ditka opinioni qe qysh atëherë në TV Shqipëtar disa të apostrofuar tani sesi jepnin informata për likuidime!Nuk e ditka opinioni sesi edhe gjatë luftes shum akter(kryekomandata të UCK) jo vetem qe kercnoni por edhe likuidonin njerz,kercnoni edhe eproret ushtarak ne vijen e frontit ne vend qete merreshin me armikun kercnoni bashkluftëtaret?Sot kryetari i shtetit del me shkresa të qoroditura se do të kerkoj zbardhje të  të gjitha të bëmave para,gjatë dhe pas luftes në Kosovë,kujt po i drejtohet kryetari i shtetit? Ken ta zbuloj dhe qfarë të zbardh?Qka fshihet sipas kryetarit qe nuk po e ditka ” Kadija qe vetë akuzon,dhe vet gjykon”,pastaj iu jep rast  shum të apostrofuarve qet luajnë pastaj me ndjenjat e popullit e në veqanti të atyre qe u dëmtuan iu vranë matë dashurit,të afermit,shoket,bashkluftëtaret,…!Derisa lexoja opinionin e Anton Qunit rreth shkresave të kryetarit te derguara nëkoferin e tij të mbyllur dhe pastaj hasa edhe ne  reagimin e Milaim Zekës sesi kerkon nga Quni të deklarohet se po i ditka listat e atyre për likuidim,gjoja se Milaimi nuk po i ditka e as opinioni kur ato lista ishin të botuar ne shtyp pas luftes nese jo nga Milaimi nga ndonji Milaim apo Milazim,apo Jakupe…..?Qfar po u dashka tani të zbuloj Anton Quni apo edhe Milaim Zeka qe nuk din opinioni kur kemi deshmi e deshmitar kemi varreza nga ato lista?Si thot një proverb popullor akoma po kerkohen gjurmet e lepujve, kur lepujt jan para syve!Dhe ne fund kam edhe një pyetje për presidentin,dhe per ata qe kerkojnë”sy nga te verbërit”:Qfarë u ndermorr deri me sot rreth krimeve, gjenocidit,dhunimeve,shkatërrimit të gjithqkaje nga paramilitaret,mercenaret, ushtaret e policet serb ne popullaten e pa mbrojtur shqiptare gjatë luftes në Kosovë,apo u amnistua e tëra nga po ky president me fillimin e dialogut me serbinë kur ishte vet kryeminister për hir të personalitetit dhe shpetimit të kokes së vet?

Nuk jam kunder qete zbardhen të gjitha ngjarjet,por po smadhohen të vetat e po zhduken ato qfar bëri armiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat