Kosova do ribashkim, por Shqipëria është në potez

Opinione

Kosova do ribashkim, por Shqipëria është në potez

Prof. Dr. Mehdi Hyseni Nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më 21 tetor 2016 Në ora: 22:06
Barometri diplotmatik

Ajo farë "pavarësie e dytë",  mund të ndjellë  ndonjë horror film ruso-sllav. Mirëpo, kurrë nuk do të shfaqet në Kosovë, as sot e as nesër, pavarësisht  nga  interest e prapta dhe të rrezikshme të luftës për pushtet të atyre, që më 1999 Kosovën e lanë në zjarrin dhe në flakën e terrorit dhe të gjenocidit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit.Ata, që po ulërijnë kinëse për “pavarësinë e dytë a të tretë” të Kosovës, janë armiqtë më të mëdhenj të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, sepse qëllimi i tyre i fundmë është që Kosovën ta shndërrojnë në një  lloj Libani dhe Palestine  të dytë në Ballkan ( as paqe e as liri, por luftë dhe konfrontim sipas interesave dhe nevojave strategjike të Rusisë dhe të amalgamës sllave ballkanike dhe europiane lindore.  Këtë “shërbim të vullnetit të mirë” të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të Republikës së pavarur të Kosovës, nuk e “hanë” më as liderët politikë, as populli, as Amerika, as  NATO-ja e as BE-ja, sepse për të gjithë, kjo do të ishte një luftë e re mes  Rusisë dhe Amerikës (sferës së interesit europerëndimor dhe asaj euro-lindor, që do të thotë, se pas një “Jalte” të tretë, Kosova  dhe Shqipëria, prapë do të rrezikoheshin, që në kuptimin gjeopolitik dhe gjeostrategjik, të ngelnin në sferën ndikuese të sllavëve të Europës Lindore me Rusinë në krye si këtu e 100 vjet më parë (1878- 1990). – Këtë  “lloj pavarësie” mund ta shisni në “metropolet” kolonialiste të Athinës, të Beogradit, të Podgoricës dhe të Sofjes, jo, kurrrë në Kosovë, as në Uashington, sepse Amerika me aleatët e saj europerëndimorë  e ka mbyllur statusin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Këtë, duhet ta kenë të qartë armiqtë e Amerikës dhe të Kosovës së pavrur nga Amerika dhe NATO-ja. Prandaj, kush tenton, që të “bombardojë” këtë pavarësi, do të përballet me Amerikën, me NATO-n dhe me BE-në sikurse Serbia e Slobodan Milosheviqit më 1999 (24 mars – 10 qershor).
 
Në  tri dekadat e  shkuara (1990-2016) ka pasur  ca zëra të vetmuar të elites akademike gjithëshqiptare (sikurse Prof.Mr.Ukshin Hoti, Akademik Rexhep Qosja, Akademik Esat Stavileci) që përmes shkrimeve, intervistave, paneleve dhe veprave të publikuara mbronin idenë e RIBASHKIMIT KOMBËTAR.
 
Ndërkaq, sot, për fat të mirë   është rritur numri i atyre që e duan dhe që po veprojnë për sensibilizimin dhe  për avancimin e  RIBASHKIMIT KOMBËTAR. Mirëpo, dëshpron fakti se, gjithashtu,  është shtuar edhe numri i atyre liderëve politikë dhe mbështetësve të tyre, që në forma të ndryshme po e sabotojnë, bastardojnë,  sfidojnë dhe po  e vulgarizojnë çështjen e RIBASHKIMIT KOMBËTAR (sa për hir të karrierizmit, aq edhe të injorancës politike të tyre, duke vënë në plan të parë interesin vetjak karrierist dhe materialist sipas   kërkesave prioritare klanore, partiake, mafioze, mahallore dhe provincialiste të grabitjes së pushtetit dhe të pasurisë së Shqipërisë Etnike
 
Ribashkimi kombëtar nuk është “sport”, as  tender, as monopol,  as “lodër” e asnjë  “akrobati” politik, partiak a shtetëror, por është çështje mbi çështje e gjithë kombit shqiptar në Ballkan.
 
Një shembull konkretizues të tutllit të këtij komenti të imponuar për RIBASHKIMIN KOMBËTAR ( jo bashkimin që do të thotë nisjen nga zeroja), i cili nuk është kurrfarë biznesi politik i sëmundjes epidemike për të fituar ndonjë post ministror në qeveri ose ndonjë mandat në parlament a presidencë, apo ndonjë tender financiar në million a miliarda, ashtu siç janë luajtur dhe po luhen lojëra të ndyra të formimit të koalcioneve partiake në “stilin sportiv” (duke ndërruar   aleatët dhe partitë sikurse “akrobatii politik” Ilir Meta, i cili para disa vitesh, ish-kryeministrit të ndjerë të qeverisë së Serbisë, Dr.Zoran Gjingjiq, i pat thënë se “është mbyllur çështja kombëtare shqiptare në Ballkan” ): herë me  Sali Berishën, herë me Edi Ramën. Kryesorja, qoftë edhe me “luftë” për të qëndruar  sa më gjatë në pushtet, herë si kryeministër, minister e herë si kryeparlamentar (1999-2016).Shih  më hollësisht në: http://www.telegrafi.com/syndromi-antibashkim/.
 
Kush, liderët politikë të Kosovës  “janë duke e bllokuar” rindërkombëtarizimin e ribashkimit kombëtarë?!
 

Nëse duam të jemi të sinqertë, realistë, demokratë dhe patriotë të njëmendtë për të mësuar të vërtetën, se kush po e pengon, injoron dhe margjinalizon çështjen e RIBASHKIMIT KOMBËTAR, atëherë, duhet të sjellim fakte dhe argumnente, jo t’ia fusim kot, se gjoja “elita politike e Kosovës po e vonon rribashkimin”. Kjo kritikë  kuturu akuzuese  dhe provokuese nuk është e qëndrueshme në asnjë aspekt, sepse i mungojnë argumentet, të cilat dëshmojnë të kundërtën.

Disa shembuj nga Shqipëria:  

1)     Ilir Meta kundër ribashkimit kombëtar:  “Syndrimi antibashkim”http://www.telegrafi.com/syndromi-antibashkim/;
2)   Sali Berisha  kundër ribashkimit kombëtar, shih në: http://www.panorama.com.al/pellumbi-bashkimi-kombetar-jo-me-krijim-bathoresh-te-reja-berisha-e-sabotoi-ne-94/ http://www.albaniapress.com/lajme/21874/Si-e-mesoi-Kina-te-verteten-e-Kosoves-midis-Serbise-dhe-Shqiperise.html;
3)  Besnik Mustafaj kundër ribashkimit kombëtar: http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/nuk-do-te-kete-bashkim-te-kosoves-me-shqiperine-thote-mustafaj-18603/?old=1 ;
4)  Edmond Haxhinasto kundër ribashkimit kombëtar: https://es-la.facebook.com/notes/shoq%C3%ABria-bashkimi-shqiptar/posta-diplomatike-e-haxhinastos-kund%C3%ABr-bashkimit-komb%C3%ABtar-n%C3%AB-favor-t%C3%AB-dialogut-m/209353902413467/
5)  Edi Rama kundër ribashkimit kombëtar: http://lajmifundit.al/2016/10/edi-rama-kosova/;

Një shembull  nga Kosova:
 
1.     Atifete Jahjaga (ish-presidente) kundër ribashkimit kombëtar: http://www.gazetatema.net/web/2013/02/16/jahjaga-ideja-e-bashkimit-kombetar-i-takon-shekullit-te-kaluar/
 
Pra, nga liderët politikë të Kosovës, vetëm ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga qe deklaruar kundër idesë së RIBASHKIMIT KOMBËTAR, askush tjetër! Ndërkaq, liderët politikë në Shqipëri, që janë deklaruar kundër RIBASHKIMIT KOMBËTAR (2000-2016), janë të shumtë.- Kush nuk beson dhe, është skeptik ndaj kësaj së vërteteje të dhimbshme, le të shfletojë  masmediat digjitale dhe ato të shtypura, do të bindet se, kush ishin ata liderë politikë të Shqipërisë, që në forma të ndryshme  politike dhe diplomatike “justifikuese” e kundërshtonin dhe e mohonin idenë dhe kërkesën e drejtë të RIBASHKIMIT KOMBËTAR.
 
-Ribashkim kombëtar në Kosovë nuk po e pengojnë liderët politikë  shqiptarë qoftë brenda apo jashtë qeverie dhe parlamenti. Por këtë e ndalon Kushtetuta e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), për shkak  të faktit të qartë se, ata që  e kanë çliruar, shpëtuar dhe pavarësuar Kosovën nga Serbia, edhe kanë  pasur  një arsye, që e ekanë futur atë klauzolë kushtetuese. Sikur Shqipëria ta kishte çliruar dhe pavarësuar Kosovën, atëherë, edhe  në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do të shkruante , ashtu sikurse në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë (1998): “ME ASPIRATËN SHEKULLORE  TË POPULLIT SHQIPTAR PËR IDENTITETIN DHE BASHKIMIN KOMBËTAR”. Sipas kësaj PREAMBULE, jo vetëm elitat politike, por të gjitha institucionet shtetërore Presidenca, Kuvendi  dhe Qeveria  kanë të drejtë dhe për detyrë, që ta zbatojnë këtë Kushtetutë, kur është fjala për RIBASHKIMIN KOMBËTAR SHQIPTAR. Mirëpo, me gjithë këtë avantazh ligjor,që mbështetet në të drejtën historike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, asnjë nga liderët zyrtarë të Shqipërisë nuk e kanë ngrehur zërin për rishqyrtimin e kësaj çështjeje, e cila, ende, që nga viti 1912 ka ngelur status quo-pazgjidhur.
 
Për këtë çështje, nuk kemi të drejtë t’i  akuzojmë liderët politikë të Kosovës, sepse moszgjidhja e saj nuk daton  vetëm qe 8 vjet, qëkur Kosova ka fituar lirinë e dhe pavarësinë e saj (17 shkurt 2008), e cila, ende nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, por është shumë e vjetër (1913-2016). Prandaj, të mos kërkojmë fajin dhe përgjegjësinë historike, politike dhe kombëtare 100-vjeçare aty ku nuk ekziston, d.m.th. tek elita e sotme politike e Kosovës, por te ajo e Shqipërisë, e cila gjatë 100 viteve të shkuara nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen e çështjes koloniale shqiptare në Ballkan(1913-2016). Kjo është e vërteta historike e pamohueshme. Pra, “topi” është në oborrin e Presidentit Bujar Nishani, të Kuvendit të Ilir Metës dhe të Qeverisë së Edi Ramës.
Pra, kur këta shtetarë, do ta  shqelmojnë këtë  “top”  jashtë oborrit të tyre drejt vendeve ballkanike dhe  të Evropës, varet vetëm nga  qeveria, nga  parlamenti dhe nga presidenca e Shqipërisë, jo nga “elita politike” e Kosovës.
-Lerni më përrallat dhe provokimet politike “paternaliste” gjoja për t’ia sjellë “pavarësinë e dytë” Kosovës, por nëse ua mba “shosha ujin”, kërkoni nga bashkësia ndërkombëtare ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kjo është detyra parësore e objektivit prioritar e politikës së brendshme dhe të jashtme të  Shqipërisë, JO “pavarësia e dytë e Kosovës”!? 

Shqipëria është ajo, që duhet të riaktualizojë kërkesën historike, politike  dhe ligjore për zgjidhjen e çështjes koloniale në Ballkan(të zbatohet Kushtetuta në fuqi e Republikës së Shqipërisë, 1998), jo Kosova (  ribashkimin e ka të ndaluar me Kushtetutë,2008), sepse  jo më pak se 100 vjet kërkesa e saj për t’u ribashkuar me Shqipërinë u  injorua dhe u hodh poshtë, edhe nga Europa, edhe nga vetë  elitat e ndryshme politike të Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat