Gurët e Trepcës (Rugovës) Casus Belli

Opinione

Gurët e Trepcës (Rugovës) Casus Belli

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 21 tetor 2016 Në ora: 18:19
Shefqet Avdimetaj

Qështja e gjigandit tonë është aktualizuar shumë pas miratimit të ligjit (të vonuar )për Trepcën.

Por më mirë vonë se sa kurr.

Të kthehemi pak ne retrospektivë dhe të analizojmë se cka mendonte dhe si vepronte Dr Ibrahim Rugova në lidhje me Trepcën dhe si i shifnin veprimet e tij "komanantet" e Rognerit dhe të klanit Pronto.

Është shum e kjartë se Trepca, me të gjitha pasuritë e saja minerale dhe Ujmani jan arsyet kryesore që Serbia me angazhimin e strukturave paralele në Mitrovicen Veriore po e pengon qeverisjen,administrimin e kësaj pjese të Kosovës. Për mendimin tim Trepca është Casus Belli dhe jo kishat ortodokse në Kosovë.

Dr Ibrahim Rugova si vizionarë i madh që ishte përpos pavarësisë së Kosovës që e kishte priotitet primarë,si duket si prioritet sekondarë kishte Trepcën.

Kudo që shkonte ose kur pranonte për vizitë burrë shtetas të huaj,ju jipte nga  një gurë të Trepcës.

Dr Rugova kët e bënte me admirimin më të madh dhe thoshte kjo është një dëshmi e tokës sonë dhe e pasurisë së vendit tonë-Kosovës.Kishte të atillë që e quanin të qmendur.

Ish i ngarkuari i BE-së për Ballkan Carl Bildt shkruan" Do ti mbajë gurët që kam marrë nga Rugova si kujtim nga një burrë i moralit,dinjitetit dhe integritetit në një kohë dhe në një zonë ku këto kualitete ishin dëshpërimisht të munguara.Pa dyshim që Kosova do të jetë një vend më i vështirë pa Dr Rugoven. Ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton, Ish Presindenti Toni Bler e shum burrështetas të tjerë komentuan gurët e Rugovës dhe të Trepcës. 

Ish- gjenerali gjerman i KFOR-it Klaus Reinhart në librin e tij KFORI në mes tjersh shkruan" Dr Rugova më kërkoj që ne të bëjm qka është e mundur që të ruhet Trepca,të fillojnë punët aty ku ka mundësi"(Përkthyer nga Xh.Rexhaj)

Gjërsa Dr Rugova Trepcën e shifte si mundësi për punë,"komandatët" dhe profiteret e luftës si mundësi shifnin grabitjen dhe tjetërsimin e pasurisë shoqërore të Kosovës.Data 3 korrik 1999 do të mbetët në histori si datë kur u tradhëtua Trepca e jonë.Ishte kjo ditë kur kishte disa përpjekje për të marrë nën kontroll Trepcën por si për qudi na dualen nga nëntoka "përfaqësues" te UCK-së dhe të KFOR-it Francez dhe arriten që ta pengonin kët.

Me një mesatare nga 2 euro ne muaj për kokë banori,vallë cka ka më të rëndësishme dhe më të ngutëshme se sa funksionalizimi i Trepcës?

Pse udhëheqësit tonë nguten aq shum për qështje sekondare si,demarkacionin ose asociacionin?

Këto qështje i shofin dhe i paraqesin si kushte për liberalizimin e vizave,fakt ky që nuk qëndron fare. Gjithashu,unë mendoj se populli i Kosovës është shum më i interesuar për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe punësimit se sa për liberalizimin e vizave. Me punësim dhe me ngritjen e mirëqënjes populli do të fitoj vetëbesim dhe do të japë kontribut për të mirë e Kosovës sonë.Vetëm atëher liberalizimi i vizave ka kuptim.

Nëse vërtetë e duan Kosovën dhe rrespektojnë popullin e vetë udhëheqësit tonë kan punë shumë më të rëndësishme se sa asociacioni i komunave serbe; ligji mbi transformimin e FSK- së, lufta e sinqertë kunder korrupcionit,zbardhja e fatit të të pagjeturve,zbardhja e vrasjeve gjatë dhe pas luftës,lufta kundër nepotizmit, sigurimi shëndetësorë si dhe ligji për prejardhjen e pasurisë duhet të jenë prioritete te tyre.

Shum intelektual kan mbetur nën hije të pseudointelektualve dhe nuk ju ipet mundësija që të kontribojnë. Pse?

Jo vlera sundon me vlerën në Kosovë, në shum raste.Është ky mendimi im,shpresoj ta kem gabim.

Po e përfundoj kët shkrim timin me një thënje të Ish-Presidentit Historik dhe babait të Pavarësisë së Kosovës Dr Ibrahim Rugovës: "Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë të cilët udhëhiqen nga ideja univerzale e progresit njerëzorë".Jam më se i sigurtë që vendi ynë ka intelektual të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat